Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all 3202 articles
Browse latest View live

Një rrëfim për errësirën dhe dritën

$
0
0

@abaci shkruajti:

(Shënime për romanin “Qyteti bri lumit”, V. S. Naipaul, “Saras” 2014)
Agim Baçi
Të udhëtosh në errësirë për të gjetur dritën. V. S. Naipaul përshkruan, frymëzon, ndërton dhe sugjeron rrugëtime pa fund për të gjetur dritën te çdo njeri, pavarësisht errësirës së madhe që mund të kemi përreth. Përmes tragji-komedive, disfatave dhe ëndërrimeve, Naipaul ka mundur të pikturojë atë që ndoshta për shumë e shumë kohë nuk kemi dashur ta shohim, edhe pse ka qenë aty - Njeriu i Afrikës, duke u endur në tokën e tij, për të gjetur një rrugë që të mundet të ndërtojë përditshmërinë e tij. Naipaul thur fabulën përmes rrëfimit të Selimit, njeriut që kërkon të shohë të ecë Afrikën e tij.
Zabeta, Ferdinandi, Maheshi, Meti, Huismansi, Nazrudini, Iveta, Indari, Rajmondi, Presidenti, e mjaft të tjerë, që ndërthuren në rrëfimin prej 400 faqesh janë një përshkrim prekës, plot ngjyra, e ku ka shumë dashuri me njeriun. Eshtë një përshkrim që vjen përmes personazhit të saj, Selimit, e na përcjell plot jetë, me gjithçka të tijën, të veçantë e njëkohësisht të nevojshme për t’u njohur nga të tjerë.
“Qyteti bri lumit” është bota e tërë e atyre që dolën nga një kohë e gjatë e drejtimit nga të tjerët dhe tashmë kërkojnë të ndërtojnë vetveten. Naipaul është një prej atyre që ka përjetuar botën e Afrikës, Trindadi i fëmijërisë së tij, i përshkruar në prozë, nuk është thjesht një vend i Afrikës, por është vetë Afrika. Edhe pse ka jetuar gjithë kohën në Londër, që kur u largua fëmijë për të studiuar në Oksford, Naipaul duket sikur e ka patur “kokën pas” duke i sjellë botës ndoshta një nga rrëfimet më prekëse, por edhe më njohëse të botës së afrikanit. Me dashuritë, betejat, përpjekjet për të mbijetuar, dashuritë e sidomos me gjithë dritëhijet e përpjekjes për të ndërtuar vendet që enden për shumë kohë kuturu, pa mundur dot të gjejnë dritën e duhur.
Selimi, që na i sjell të gjitha portretet e personazheve, i përket një familje që ka ka kaluar jetën në bregdetin “indiano-perso-arabo-portugez”, aty ku kanë jetuar shumë prej atyre që kanë ardhur e kanë ikur si kolonizator, duke lënë pas jo vetëm historitë e së shkuarës, por edhe atë që do të ndikojë në çdo hap të së ardhmes. Dhe ai është mbështetësi dhe dëshmitari i rritjes së një brezi që ëndërron të rindërtojë vendin e tij, të shohë botën ndryshe, të debatojë për kulturën dhe besimin të cilit i përket dhe atij besimi “të ndryshëm” që ka përballë. Por njëkohësisht, ai është dëshmitari se si korruptohet çdo ditë shpresa përmes figurës së Presidentit dhe mbështetësve të tij, nga xhaketa e tij ushtarake të veshja e porositur mondane, e ku rrëmbehen jetë e prona çdo ditë ne emër të një pushteti të ri.
“Ferdinandi mund të më thoshte vetëm që bota përtej Afrikës po shkonte keq e më keq, kurse Afrika veç po ngrihej. Kurse unë e pyeta se në ç’aspekt bota e jashtme po shkonte keq e më keq, ai nuk diti të më përgjigjej. Dhe kur i kërkoja edhe të më thoshte se çfarë kishte dëgjuar në lice, kuptoja që idetë e diskutimeve në shkollë në mendjen e tij ishin bërë lesh e li dhe ishin thjeshtuar. Idetë në lidhje me të shkuarën përziheshin me idetë për të tashmen. I veshur me xhaketën e tij sportive ai e shihte veten si njeri të kultivuar e të rëndësishëm, si të ishte në ditet e periudhës koloniale. Në të njëjtën kohë ai e shihte veten e tij si një njeri të ri të Afrikës dhe rrjedhimisht të rëndësishëm. Përveç kësaj ideje teatrale për rëndësinë e vetes së vet, ai e kishte reduktuar Afrikën vetëm te vetja e tij, dhe e ardhmja e Afrikës nuk ishte asgjë më shumë se sa puna që ai donte të bënte në të ardhmen”. (V. S. Naipaul, “Qyteti bri lumit”, Saras 2014, f. 74, Përktheu: Lavdimir Marku).
Dhe është pikërisht Ferdinandi, të cilin Selimi e shkolloi siç ja la amanet e ëma e tij, Zabeta, ai që bëhet pjesë e përditshmërisë kaotike që ndërton Presidenti- i forti që beson se po ndërton perandorinë e duhur të njeriut të Afrikës, që do të sfidojë botën. Vetëbesimi i mbështetësve të tij se kanë të drejtë t’u marrin të tjerëve gjithçka, në emër të pushtetit të ri, është tragjikja që nuk është mundur dot ende, jo vetëm në Afrikë. Eshtë një dramë që luhet në përditshmëritë tonë, pavarësisht se ndryshojnë aktorët.
Naipaul na ka përshkruar në fund një rrëzim të Selimit, njeriut që udhëtoi brenda vendit të tij me shpresën se do të shihte Afrikën e tij të ngrihej, por që pa se si përditë në vend të guximit për të ecur, mbizotëron frika, që ushqen më pas injorancën, që ushqen vrasjet. Largimi në fund të romanit i Selimit, me avulloren në një errësirë të plotë, në lumin që ai e kish lënë pas për të ndërtuar një jetë brenda vendit të tij, na lë ne të pikturuar përpara syve fytyrën e trishtuar të njeriut që ka besuar gjithnjë për më shumë dritë. Eshtë njeriu me kokën e kthyer pas, i trishtuar për atë që nuk mundi të gjejë, pavarësisht dritave që kish ndezur në jetën e tij.

Postime: 2

Pjesëmarrësit: 2

Lexo temën e plotë


Çfarë ndryshon kombësia e Vojsava Triballit?

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Hipoteza se nena e Gjergj Kastriotit, Vojsava Triballi mund te kete qene serbe nuk eshte e re, por e permendur kesaj vere te nxehte nga Mustafa Nano, nuk di ne c'kontekst, por ia kam degjuar jehonen, u prit me nje reagim te forte. Nena e Skenderbeut mund te kete qene nga nje familje fisnike serbe, thone disa. Jo, thote te tjere, ka qene nga nje katund shqiptar afer Gostivarit. Fatkeqesisht, nuk mund te jap asnje kontribut akademik ne kete debat. Une di vetem te them se kete teori e kam degjuar vite e vite me pare ndaj s'me eshte aspak e re.

Me sa kam lexuar, fisnket martoheshin gjithe kohes me fisnike nga kombe te tjere. Kjo edhe per te shmangur luftrat e per te krijuar aleanca pushteti. Mbreti i Anglise merrte grua princeshen e spanjes, cari i rusise sillte ne Shen Peterburg nje francezke. Mbiemri i saj, Triballi, mund, dhe mund te mos jete reference ndaj serebeve, te cileve u referoheshin edhe si tribalë per shekuj me rradhe. Por ajo mund te kete qene nje princeshe e arberise, Muzakaj, thone disa, dhe ne kete rast Gjergji yne mbetet me gjak te paster arber. Si yni. :joy:

Por meqe, sic e tregova, nuk kam asgje te re per t'i sjelle ketij debati, po bej pyetjen time dhe po ulem. Nese Vojsva Triballi ka qene serbe, c'ka do e bente Gjergjin gjysmeserb, a e ben kjo ate me pak shqiptar? Nese Gjergji ishte me nene serbe, a ishte ai me pak i biri i Gjon Kastriotit princit te Krujes? Po vepra e tij, kthimi ne shtepi, kryengritja ndaj Sulltanit, Besëlidhja e Lezhës, mbrojtja e krishtërimit, shkendija e pare e identitetit shqiptar a kane me pak vlere? Eshte flamuri kuq e zi i familjes Kastrioti, tjetersoj, nese Gjoni kishte marre per grua nje vajze nga tjeter gjak pos ketij tonit? Çfarë ndryshon ne identietin tone, apo te heroit tone, kombësia e Vojsava Triballit?

Postime: 75

Pjesëmarrësit: 25

Lexo temën e plotë

Një shkrim i presidentit serb Aleksander Vuçiç

$
0
0

@STALKER shkruajti:

Përse u lutem serbëve dhe qytetarëve të tjerë të Serbisë për të biseduar për Kosovën e Metohinë? Përse i gjykoj vendimtare për të ardhmen e vendit dhe të popullit tonë? Përse vallë ta hapim këtë temë kur jemi mësuar ta kyçim gojën dhe të jemi kundër, kundër gjithçkaje e gjithkujt, duke qenë se çfarëdolloj zgjidhjeje të marrë problemi ka për të qenë një thyerje e brokës kosovare në kokën e kujtdo politikani që do të guxojë ta ndërmarrë atë hap, ndërkohë që, nga ana tjetër, të gjithë shtiren sikur dinë për punën e Kosovës më shumë nga ç’dinë në të vërtetë, sikur e kanë pëllëmbë të dorës zgjidhjen e problemit, por ja që që s’i pyet njeri.

Ndaj dhe është e rëndësishme, madje sot më shumë se kurrë, që të shihemi në pasqyrë me kurajo e të këqyrim qartë gjithë blanat, plagët e mangësitë në fytyrën tonë, si dhe të përpiqemi të shërojmë atë çka është e mundur, të mos heqim dorë prej dëshpërimit nga vetja për shkak të problemeve me të cilët përballemi.

Ka ardhur koha që ne si popull të mos veprojmë si struci që fsheh kokën nën rërë, por të përpiqemi të jemi të vërtetë; të mos i lejojmë vetes të humbasim ose t’i japim dikujt atë që është e jona, por, gjithashtu, të mos presim se do të na bjerë në dorë ajo çka kemi humbur prej kohësh. Kur e pyetën Shimon Perezin, njeriun me të cilin kam pasur nderin të bisedoj sa e sa herë, se për ç’arsye ngulte këmbë kaq fort për bisedime me palestinezët, ai tha: “Ngase ka për të hapur skela paqeje në krejt Mesdheun. Si dhe ngase është detyra e liderit të dijë të peshojë ato lloj lirish, asish që ofrojnë paqe, t’i peshojë pa u ndalur edhe atëherë kur përballet me armiqësira, dyshime e zhgënjime. Mjafton vetëm të mendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos funksiononte kjo gjë”. Sot kur lind nevoja t’i përgjigjem pyetjes për nevojën e një dialogu me Prishtinën si dhe një dialogu të brendshëm, mes serbëve për Kosovën, fjalia e fundit e citatit të mësipërm përmban thelbin e gjithë kësaj historie: “Mjafton vetëm të mendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos funksiononte kjo gjë”. Sikur të gjithë ta kyçnim gojën. Sikur të hiqnim dorë nga dialogu. Unë, pas kaq vitesh që merrem me politikë në këto hapësira, e di përgjigjen. Qysh nga viti 1878, prej krijimit të së ashtuquajturës Lidhje të Prizrenit, ne serbët nuk kemi dashur të tregohemi aq sa ç’duhet të përgjegjshëm që të kuptojmë si fuqinë ashtu dhe dëshirat e shqiptarëve, por dhe gabimet e mëdha të shqiptarëve, ndaj e gjykoj të pafalshëm moskuptimin e interesave shtetërore e kombëtare serbe, si dhe nënvleftësimin e tyre, ose ç’është më e keqja, përpjekjen për t’i futur ato nën qilim, duke qenë se ndokush mendon se kjo gjë është e mundur falë përkrahjes së fuqive të mëdha.

Pavarësisht faktit se në realizimin e idesë së tyre kombëtare shqiptarët kanë pasur mbështetje të konsiderueshme prej pjesës më të madhe të vendeve Perëndimore, Serbia nuk duhet nënvleftësuar. Serbia e sotme nuk është e gërbulosur siç ka qenë dikur, Serbia nuk është e dobët si në vitin 1999, 2004 dhe 2008, por Serbia nuk është dhe as duhet të jetë arrogante dhe e papërgjegjshme, siç ka qenë jo rrallëherë.

Të heshtësh do të thotë që neve nuk na interesojnë më përgjigjet, për kurrëfarëgjëje. Të heshtësh do të thotë se nuk kemi më çfarë të kërkojmë. Se kemi hequr dorë së shpresuari. Se jemi të gatshëm për opcionin e fundit. Për konflikt. Brendapërbrenda nesh dhe me ata rreth e qark nesh. Heshtja është tipar i atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë. Atyre që nuk duan të dëgjojnë kurrëkënd. Atyre që iu është mbushur mendja se janë më të mençurit, që s’kanë se çfarë të mësojnë më, që janë superior në raport me gjithë të tjerët dhe nuk kanë se çfarë të bisedojnë me askënd. Kjo është modus operandi e tiranisë, përherë e gatshme të derdhë gjak të huaj. Në fund të fundit heshtja është fundi. Pas saj askush nuk thotë asgjë dhe i vetmi zë është një piskamë e gjatë dhe e pabarabartë. Nuk mund ta shoh veten duke heshtur, as Serbinë në atë pozicion. Në qoftë se ndodh kjo gjë ka për të qenë e humbur jo vetëm politika që bëj, por krejt jeta ime dhe jetët e të gjithëve ne. Dhe kjo është diçka me të cilën s’kam për t’u pajtuar kurrë, pa ua vënë veshin atyre që mendojnë se jam shumë i zhurmshëm, se ngre shumë pyetje, se flas më shumë nga ç’duhet.

Po mendoni se si do të ishte sikur të veproja ndryshe? Sikur të isha ndonjë prej atyre që heshtin dhe i fusin njerëzit në konflikt, në luftë? Sikur përmes heshtjes ta kishin mësuar disi gjeografinë e vendit të tyre? Ose sikur të isha ndonjë prej atyre që për një të rrahur të shpatullave dhe tabloidëve të sheqerosur që përfiton prej ndonjërës nga ambasadat perëndimore të pranoja e të dorëzoja gjithë vatrat serbe dhe, në këtë mënyrë, të bëhesha, si i thonë një fjale, reformator i madh.

Pikërisht për këtë gjë zgjidhja nuk gjendet nga njëra anë te mitet dhe konfliktet, por, nga ana tjetër, nuk gjendet as te mohimi dhe te heqja dorë e interesave kombëtare e shtetërore. Cinizmi i fjalëve të Ambrose Bierce-t se lufta është një mënyrë që njerëzit të mësojnë gjeografinë, është tipar thelbësor i atyre që janë kundër bisedimeve dhe dialogut. Këta, ashtu si ata të tjerët që heqin dorë nga gjithçka, nuk e dinë se ku bie Kosova, nuk kanë qenë kurrë atje, nuk kanë ndër mend të shkojnë ndonjëherë, e aq më pak të jetojnë atje, nuk janë në gjendje të dallojnë Parteshin nga Pasjani, Sërbicën nga Shtërpca, Pejën nga stufa, por me gjithë qejf kishin për t’i nisur të tjerët në Kosovë që t’u mësojnë gjeografinë e përgjakur të vendit të tyre ose të heqin dorë nga diçka që as ata vetë nuk e dinë se çfarë është. Nga ana tjetër, kundërshtarët e dialogut për Kosovën, me Prishtinën janë ata që për çdo humbje-fitore ose për fatkeqësinë e tjetrit gëzohen sikur të jetë suksesi i tyre, duke qenë se nuk njohin sukses tjetër. Arsyetimi i tyre për këtë lloj mosveprimi, çka është në mënyrën e vet krim historik, duke pasur parasysh peshën e pyetjeve që kërkojnë përgjigje, bazohet në shpresën e kotë se dikush, dikur në fund ka për t’u “dhënë Kosovën” dhe për këtë gjë, për kënaqësinë e tyre, do të mbajnë pasojat. Këtë edhe mund ta kuptoj nga këndvështrimi i politikës së përciptë të ditës, ndërsa nga këndvështrimi historik kjo gjë nuk ka as justifikim, as logjikë. Duke qenë se kjo është pyetja më e vështirë që shtrohet para nesh, në bazë të pikërisht kësaj – që është jona, pikërisht për këtë gjë është e domosdoshme si asnjëherë tjetër më parë që të gjithë bashkë të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që e përjashton konfliktin si opcion dhe që do të na shërbejë të të gjithë neve që jetojmë në këto vise.

Si president i Republikës do të dëshiroja të përpiqeshim t’i zgjidhnim konfliktet tona njëherë e mirë, sikur të qe e mundur, në mos atëherë asgjë. Kjo kishte për të qenë një prej atyre mosrealizimeve tona të shumta, të përbashkëta, për serbët e shqiptarët. Gjetja e zgjidhjes kërkon kokë të nxehur nga vramendjet e vazhdueshme, gjak të ftohtë dhe zemër të pangarkuar prej emocioneve të tepërta dhe duar të njollosura prej kompromiseve. Si nga ana jonë, ashtu edhe nga shqiptarët.

Po kështu, sërish sipas recetës së Shimon Peresit, kjo gjë kërkon që ne, të cilëve historia s’na ka falur asgjë tjetër, përveç gjakut të derdhur dhe luftrave, më në fund të shtiem në punë resursin tonë më të madh, mendjen dhe, kësisoj, ta gjejmë zgjidhjen. Kërkon punën e mundin e të gjithëve, me ndërgjegje të pastër se kjo që po bëjmë është një proces i gjatë, i ndërlikuar dhe shpesh i dhimbshëm, por që më parë lyp asi lloj ndryshimesh në ndërgjegjen tonë të përbashkët kolektive, e cila, shpesh, çdo marrëveshje e përjeton si humbje. Thjesht e shkoqur, kjo nuk është e saktë.

Nuk ka asgjë të madhe që e kemi fituar me luftë dhe e kemi humbur në paqe. Duke qenë se gjithçka që kemi fituar e humbur me luftë e kemi paguar me çmimin më të lartë që mund të bëhet, me një çmim që s’e kompenson dot me asgjë. Me jetët tona, me jetët e fëmijëve tanë. Ndaj kjo gjë duhet të marrë fund. Koha ka ardhur që Serbia të punojë, të mendojë, të fitojë, të përfitojë pa hyrë në konflikt. Unë jam i bindur që jemi në gjendje, qysh sot, ta realizojmë këtë gjë. Me fjalë të tjera, mendoni se çfarë mund të realizojmë. Dhe për këtë gjë, nuk duhet të heshtni.

Të gjitha rrugët e bashkëpunimit politik dhe të përparimit ekonomik do të hapeshin për Serbinë. Po kështu edhe dyert e Bashkimit Europian. Në të kundërt do të mbetemi te konflikti, sensi i të cilit nuk ka më kuptim dhe do të vazhdojmë të luftojmë ashtu si më parë, si njëra palë edhe pala tjetër, pa dallim. Pasojat? Kush e çan kryet për pasojat, me to do të merret dikush tjetër në të ardhmen.

Në fund si për heronjtë e luftrave të para, ashtu edhe për dorëlëshuarit e zemërgjerët që iu kanë dhënë me bujari të tjerëve atë që iu përket serbëve, gjykoj se Serbia ka nevojë për një qasje serioze e të përgjegjshme, kurajoze e reale, me sytë nga e ardhmja dhe jo duke u rreshtuar e mbetur në fund sipas zgjedhjeve të radhës. Serbia ka kurajo të jetojë e të luftojë për të ardhmen.

Serbia sot është një vend me peshë kudo në botë, para tre vjetësh Serbia ishte në prag të falimentimit, ndërsa sot buxheti i saj është me suficit, rritja ekonomike më e lartë se mesatarja e Europës, ndaj Serbia ka treguar se di të fitojë. Jo vetëm në basketboll e në vaterpol, por edhe në ekonomi e në politikë.

Në mënyrë që përparimi ynë të jetë i vazhdueshëm e i qëndrueshëm do të duhej, në mos tjetër, të përpiqemi të paktën të zgjidhim nyjen (gordiane) të Kosovës dhe jo të fshihemi e barrën më të madhe t’ua lëmë fëmijëve tanë. Të jetosh do të thotë të duash vendin ku çapiten fëmijët dhe jo vetëm të lëvdohesh me fitoret e gjyshërve.”

Postime: 22

Pjesëmarrësit: 12

Lexo temën e plotë

Këpucët e reja

$
0
0

@sofokli shkruajti:

Sa qe gjallë Gani ziu, kurrë nuk i shkoi ndërmend se këpucë të reja do të mbathte veç mbas vdekjes. Po, po! Të mos ju vijë habi! Ndonëse dikush mund të pyesë; «Si i mbathi këpucët e reja, i ndjeri? Shkurt po ju them, se çudia ndodhi. Dhe mos kujtoni se Xha Ganiu ishte ndonjë Drakula. Një si ne ishte, shqiptar i leckosur që ndërroi jetë i zbathur, disa muaj para se të mbyllej mijëvjeçari i dytë i erës sonë. Të gjorit, porsa shkeli të dyzetat, iu varën vetullat si kukull kashte, dhe ia mjegullonin pamjen kur kundronte qytezën e naftëtarëve, në të cilën me sa kujtonte, kish vite pa zbritur, sepse fshati i tij mbi kodrat në juglindje të qytezës, ende nuk kish rrugë makine. Furnizimet vinin me kafshë dore. Për fat të keq, xha Ganiu nuk kish më as kafshë dore. E shiti qyshkur “dreqi” u zgjidh dhe hyri në të mbjella të kooperativës. Por dëmin e pagoi me lëkurë të vet. E shitën shpejt të likuidonin gjobën dhe që prej asaj dite, barrën e kafshës e ndante me të birin, Hajredinin, i cili akoma s’i kish mbushur të dymbëdhjetat. Nëpër rrugët me baltë e cila në dimër mbulonte gjysmën e rrotës së qerres, at e bir ngarkuar zgjidhin mirë tabanin. Kafshët e tjera zhyteshin, thua kalonin mbi orizore. Atëherë, hajt t’i nxirrje nga lluca!

Nga njëra anë, sikur jetonin më mirë pa gomarin. Pulat flinin të qeta sipër trarëve të çatisë. Nuk tromakseshin si më parë, kur gomari pallte me hënë. Shpejt kuptuan se prania e gomarit u pat sjellë probleme. Thua ai ishte shkaktari i mjerimit që kalonin. Në shtëpinë e tyre të vogël me qerpiç, fryma e kafshëve dyndej deri tek qoshja ku dergjej xha Ganiu me çiliminjtë. Por edhe gërhima e lodhur e Ganiut, e kapërcente lesën që ndante dhomën përmes. Aty brenda të gjithë frymorët bëheshin njësh, si në arkën e Noe patrikut. Të gjithë hynin nga e njëjta portë. Pulat të parat, xha Ganiu i dyti, lopa me viç e treta, Hajredini, pastaj plaka dhe vajzat e vogla. Derrkuci, qeni dhe macja e tharë si prej kartoni, shpesh e ngatërronin radhën.

Nën lëbyrjen e dritës së zjarrit, sytë e lopës karshi hapembylleshin me një llamburitje të gjelbër, si të ishin gota me ponç mangoje që dikush i lodhur i rrëkëllente heshtazi. Xha Ganiu dhe e shoqja dergjeshin mbi një krevat dërrasash, i cili nga poshtë shërbente si sënduk ushqimesh. Kaq herë deshi ta hapte Hajredini atë kuti, por nuk gjeti kurajë. Ajo skutë mbrohej nga pleqtë, si kutia e Pandorës, kështu djaloshi përherë bënte ëndrra duke rendur pas sultjashësh e revanish që çastin e fundit i fluturonin nga dora...

Kashta që shtronin në vend të dyshekut, shkoqej e shtypur anash krevatit duke i bërë të vegjlit që dergjeshin përreth, të teshtinin gjithë natën, e cila bëhej edhe më e ftohtë nga muret me qerpiç. Diku më tutje, rrëzë lesës shtrihej derrkuci. Sehirxhi e moskokëçarës. Këtë skenar të gdhendur fort në kujtesë nga fëmijëria, u rrëfente Hajredini shokëve, kur uleshin për sillë. Të gjendur larg atdheut disa vite më pas, ata rrëmbeheshin prej rrëfimit të tij të dhimbshëm. “Babai i shkretë, përherë mbante kokën me duar, ia niste përsëri djaloshi. Kurse nëna përpiqej të na ngopte. Lakrorët e rrallë të saj, të bënin të lëpije gishtat. Të gjithë ne të rriturit, iknim qysh me ag në ara të kooperativës dhe ktheheshim me muzg. Ditët e aksioneve s’kishin fund dhe orari qe i gjatë. Motrat e vogla përherë i gjenim në gjumë. Ato në mëngjes e shijonin misërniken e nënës. Papritur, një verë im atë nuk u ndje mirë. U shtrembërua si pikëpyetje dhe çapitej si babagjysh. E mbaj mend mirë, isha 15 vjeç.

“Baba, nesër do t’i lutem brigadierit, që të mos mbledhësh duhan!”-i thashë një mbrëmje tek rrinim të heshtur rreth vatrës. Më shikoi mendueshëm. Pastaj u kollit gjatë si hyzmeqar. “Nuk më bën dot derman, o bir!” –ma ktheu për pak i ligështuar, mbase ngaqë po ndjente fundin.

Disa ditë më pas zuri krevatin. Vapa e gushtit shtrëngonte, por babai dridhej poshtë shtresave të vjetra.“Këmbët.., kam ftohtë.., kush të m’i ngrohë pak këmbët!?”-ankohej çdo çast. Kërcinjtë e tij të tharë si cinglat që zbret përroi në vjeshtë, nuk ngroheshin nga të fërkuarat tona. Po ngrinte ngadalë, si thesi me çimento i mbetur në shi. Fjala i shuhej në buzë, siç shuhet kënga e gjinkallave në murrë.

“Kam ftohtë, këmbët m’u thanë! O Zot, pse kam kaq ftohtë!?”-qahej i gjori, ndërkohë që as ne dhe as vapa e gushtit nuk e ngrohte dot. Atë vit, meqenëse u dergj në verë, askush nuk kujtua për opingat e tij dhe janari bëri i ftohtë. Shira të pjerrëta gërmonin thellë dheun. Dukej sikur edhe moti e kish vënë me ne.

Në ato ditë të lagështa, babai po shkonte drejt Adit thjeshtë e pa bujë, thua përgatitej të bënte një gjumë për merak. Vetullat i ranë krejt, kurse buza i iku pak shtrembër, si të nënqeshte me dikë. Kur ndjemë se po fikej, u lëshuam mbi të dhe po e përkëdhelnim me shpirt të copëtuar. Por ai mellanosej. Një fije ankimi i rrëshqiste me zor nga goja: “Kam ftohtë!.. S’kam opinga?... Këmbët mu thanë!”

E dëgjonim dhe lotët na kullonin çurg. Por dysheku i kashtës mund të thithte dhe një det me lot. Një çast, nga ata sigmatikët kur sytë e babës kërkojë ata sy që nuk do t’i shikojnë më, më pa që qaja i rrënuar në një cep. Ishte çasti tek zotohesha pa zë, se një ditë do t’i gjeja patjetër këpucë të reja. Afër mëngjesit baba dha shpirt. Ne qafosëm nënën duke vajtuar me “ooiii,” deri në drekë. Të nesërmen e varrosëm me një galloshe të djathtë që na e dha tezja dhe një opingë të majtë ushtarake që i kish mbetur në gardh Sajmirit. Kështu ia dorëzuam Adit, i cili nuk e shikoi fare nga këmbët. E mirëpriti siç qe.

Vjet shkova dhe e takova përsëri. Nuk mund ta harroja fjalën e dhënë. I heshtur i vura në varr një palë këpucë të reja që i bleva në Fllorinë. Sot ndjehem i qetë. Babai im tani “rrugëton” me këpucë të reja...

Athinë 1995

Postime: 11

Pjesëmarrësit: 7

Lexo temën e plotë

Uji, a eshte e justifikueshme rritja e çmimit te ujit per m3 nga Bashkia Tirane?

$
0
0

@Vlonjat shkruajti:

Bashkiaku i Tiranes z.E.Veliaj propozoi se fundmi rritjen e çmimit te ujit per qytetaret e Tiranes. Arsyet ishin nga ato per pasjen e furnizimit me uje 24 ore pa nderprerje deri te nevoja per investime ne rrjetin e ujesjellesit. Qellimi duket i drejte dhe per tu perkrahur por ne nje moment te dyte, kur kalon ne retrospektive skemat dhe eksperiencat e jetuara te qytetareve shqiptare ne lidhje me perdorimin e taksave te tyre vetvetiu te lind nje hije dyshimi. Pra a eshte e justifikueshme rritja e çmimit te ujit per qytetaret e Tiranes?

http://www.gazetadita.al/tirana-me-24-ore-uje-veliaj-zbulon-planin-ambicioz-te-investimeve-ja-se-cfare-do-bejme/

Postime: 12

Pjesëmarrësit: 10

Lexo temën e plotë

Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Propozimi i Bashkise Tirane eshte qe ta rrise cmimin e ujit (nuk do ta quaja te pijshem) nga 45 leke per meter3 ne 65 leke per m3. Ja sesi do te ndryshojne cmimet, sipas BIRN, "Çmimi i ujit sipas propozimit duhet të rritet për konsumatorët familjarë nga 45 lekë për metër kub që është sot në 65 lekë për metër kub në vitin 2018, me një rritje prej 44%. Për konsumatorët biznes çmimi parashikohet të rritet nga 135 lekë për M3 në 235 lekë ose me një rritje 74 për qind. Për konsumatorët buxhetorë çmimi kërkohet të rritet nga 120 në 170 lekë ose 41 për qind. Përveç kësaj, UKT kërkon që tarifa fikse mujore, e cila nuk varet nga niveli i konsumit, të rritet me 100% nga 100 lekë që është aktualisht në 200 lekë. Administrata e Bashkisë thotë se rritja e çmimit do të mundësojë kryerjen e investimeve të nevojshme për të siguruar furnizim të rregullt me ujë 24 orë rreth vitit 2021."

Une paguaj 26,000 leke te reja ne vit per nje filter uji tek rubineti. Dhe 2000 leke te reja ne muaj (aforfe sepse UKT nuk instalon dot matesa ne pallatin tone te vjeter). Ne total 50,000 leke uje ne vit per nje familje me tre vete. Kam uje me orar, tre here ne dite per periudha te shkurtra, dhe nje depozite ne tarrace qe ngrin ne dimer me gjithe tuba dhe vlon ne vere. Uji qe me ofron UKT nuk me del as per t'u lare, e as nuk pihet. Sic jane gjerat, situata per ne eshte e sajuar, e zgjidhur disi, individualisht. Ia dalim te lahemi e te mbahemi paster por s'eshte e denje, as per nje vend si Shqiperia, ne vitin 2017. Kur jetoja ne Amerike as e imagjinoja se nje dite do perballesha me keto lloj problemesh. Qe mbeten simpatike, te pakten ne fillim.

Por une nuk jam i revoltuar, dhe as nuk dua te ulerij me gishta ne vesh (sic eshte bere e modes ne rrjetet sociale keto dite). Dua te kuptoj me detaje, ku shkojne parate qe paguaj une deri tani, dhe ku do te shkoje (cdo qindarke) e rritjes se pretenduar. Ky eshte problemi yne, jo i Lali Erit, ndaj na duhet te behemi pjese e zgjidhjes. Si? Ndoshta duke nisur edhe nga protesta sonte, por duke perdorur ftohtesine matematike per te kerkuar llogari mbi investimet e taksave tona, dhe jo flaket emocionale te protestuesve profesioniste.

Postime: 59

Pjesëmarrësit: 18

Lexo temën e plotë

Ksamili e gjen veten me shkelmin në fyt

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Javën e kaluar qëndruam disa ditë në Ksamil, në një dhomë të thjeshtë por të pastër, me shtretër të mirë edhe për meraklinjtë, kondicioner, ballkon, tv, frigorifer dhe wi-fi. Shtëpi me oborr me limona, dukej e lyer rishtaz, vetëm 3, 4 minuta nga plazhet me çmimin 30 euro nata. E pranueshme pra, dhe fort ekonomike për turistët e huaj. Dhoma nxë tre vetë që u bie vetëm nga 10 euro nata.

Në rrugën kryesore të Ksamilit gjen në çdo orë gra apo burra me nga një karton ku kanë shkruar DHOMA - ROOMS. Praktikisht të marrin nga dora drejt e tek dhoma nëse je në kërkim, standardi është i njëjtë gjithandej. Ksamili ofron çmime që janë më pak se gjysma e asaj që do paguaje në Dhërmi dhe më të lira se ato të Sarandës. Vendi është i thatë këtu, fare pak pemë, dhe qyteza shëmtohet nga numri i madh i skelet-godinave që u nisën por s'u bitisën kurrë. Ka shumë nga këto, dhe nga ato shufrat e hekurit të soletave në tarraca, që paralajmërojnë shpresat për shtesa katesh.

Do duhen vite që Ksamili të marrë formë, por ishte plot me polakë, çekë, ukrainas, italianë, sllovakë e bullgarë. Në plazh dëgjoje më shumë këtë miks gjuhësh sesa shqip. Do thoja rreth 60% e pushuesve në Ksamil ishin të huaj. Prandaj dhe wi-fi në çdo shtëpi. Në Ksamil po përpiqeshin të ngrenë diçka të vogël, dhe janë Korriku dhe Gushti kur si milingonat njerëzit mbledhin ushqimin e dimrit që në Ksamil duhet të jetë i shkretë. Ndoshta ndonjë autobuz me vizitorë të Butrintit ndalon për ndonjë kafe apo drekën e rrallë.

Gjiri i Hartës ka një plazh të këndshëm dhe një restorant që e gatuan shumë mirë peshkun dhe ushqimin e detit (i cili në disa vende në Ksamil gatuhet si në Tepelenë). Pak më tutje plazhi i Pulëbardhës dhe ca më tej ai i Pasqyrave, vende vërtet të bukura sido që për të mbërritur atje duhet të bësh një rrugë të ngushtë e të pashtruar që në disa raste mund të kthehet e rezikshme. Tabelat për në këto plazhe janë 80% reklama pllakash banjoje dhe vetëm 20% informuese, mesa duket PPP, ndaj hapni sytë fort.

Shqiptarët me para nuk vijne në Ksamil pasi nuk ka asnje resort të famshëm në Instagram. Ky është një vend për shtresën e mesme, shqiptarët nga Kosova, sllovakët aventurierë dhe italianë që mund të shquhen nga vendasit vetëm kur flasin. Deti është i mrekullueshëm, midhjet të lira dhe natën fryn.

Dhe pastaj bëhet hataja. Ne ishim larguar e nuk e përjetuam vërshimin e ujrave të zeza drejt plazhit plot me familje e fëmijë. Si në ato përmbytjet nga shiu, ishte e pabesueshme të shihje atë skandal të neveritshëm. Çfarë gjëme për ata njerëz që prisnin gushtin, për milingonat që përmenda më lart. Kush do pranojë të lahet në ato gjire pas gjithë kakës që rrodhi në ujë? "Ishte ujësjellës-kanalizim i Bashkimit Eurpian, jo yni," - po perifrazoj Bashkinë Sarandë që ia la "topin" Europës, edhe pse investimi europian kishte si përfituese direkte dhe menaxhuese të veprës Bashkinë e Sarandës dhe ndërmarrjen e UK, e cila është pjesë e Bashkisë Sarandë. Lemeri dmth. Pjesa e shtetit është skandaloze, në timon nuk është askush. Kostoja që ju shkaktua bizneseve të milingonave në Ksamil nuk do llogaritet kurrë sepse askush s'mban përgjegjësi për asgjë. Është pak si në tallava kur të djegin sytë nga tymi. Kush e ka fajin? Edhe në Velipojë ku shpërtheu gazi, shteti, që vë rregullat dhe kontrollon zbatimin e tyre, do ketë qënë në tallava duke fërkuar sytë.

Postime: 44

Pjesëmarrësit: 18

Lexo temën e plotë

Skënderbeu "jo-shqiptar"

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Dekani i Akademisë së Arteve, Ardian Isufi e ka dënuar ashpër në disa intervista dhe reagime, Skënderbeun e Budapestit. apo më saktë, imazhin e shtatores së Gjergj Kastriotit që do vendoset përballë një monumenti tëaleatit të tij, Huniadit. Skënderbeu, që del nga shkëmbi me shpatë në dorë, është vepër e Mihali Gabor, një skulptor shumë i njohur dhe mjaft i vlerësuar në Hungari dhe gjetkë. Por Skënderbeu i Gaborit duket si vepër studentësh, thonë disa nga skluptorët tanë. Ata thonë se ai nuk i qëndron fizionomisë së përdorur nga artistët tanë. Është e vërtetë që nuk i ngjan Skënderbeut të Odise Paskalit, i cili ngjan si burri i përkryer. Dekani Isufi e quan "jo shqiptar". Je se c'shkruan dekani në Facebook:

UAUUUUU:(
...nuk kam pare ndonjehere Skenderbe me "impresionues ambig" por jo Shqiptar... padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!... fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo "menxyre artistike dhe historike nuk do zgjase me shume se tre dite" dhe do ta ngulin aty ku e kane paravendosur duke vazhduar te shtremberojne ne menyre konstante historine dhe kulturen tone, por ajo cfar me vjen keq eshte se pale ne kete rast behet edhe injoranca jone institucionale e zyrtareve tane "par excellence" qe i kemi derguar me taksat tona per te promovuar Shqiperine dhe po e "Ç'meritojne" me sukses te papare Shqiperine ne arenen nderkombetare!
...Do i beja me dije ketyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t'pakten ti sygjeronin Arkivat e Vatikanit ketij skulptorit hungarez per te analizuar fizionomine e Skenderbeut sepse aty ka me dhjetra gravura ku mund te interpretohej figura e Skenderbeut si Prinjes dhe Diplomat i Shqiptareve!

Postime: 10

Pjesëmarrësit: 8

Lexo temën e plotë


Me cilen qeveri qeveriset ne Shqiperi aktualisht?

Si duket Shqipëria në sytë e të huajve ?

$
0
0

@Olsjan shkruajti:

Nga Olsjan Topalli

“Shqipëria lindi, dhe dita ditës po rritet me ritme të shpejta. Ka premisa që në një të ardhme të largët që ky vend kaq i vogël të kthehet në perlën e bukurive ballkanike që natyra ka falur. Shqipëria është një vend i virgjër, i paprekur, I pa eksploruar që kërkon ta prekin të gjithë, ta zbulojnë e të dashurohen me të”- kështu e nis rrëfimin e tij Raffael Aellig, një turist nga Zvicra i cili këtë verë ka nisur një tur ballnik, për të zbuluar dhe prekur ekstazinë që të ofron ballkani.
Udhëtimi i tij ka nisur nga Kroacia, një bukuri e lindur prej kohësh, duke kaluar në Serbinë e “nxehtë”, mikpritëse e me kulturë të trashëguar brez pas brezi. Nga ky udhëtim nuk kishte si të linte Rumaninë e Bullgarinë dy vënde kaq të qeta, por me një histori të madhe. Këtij turi nuk ka si ti mungojë Turqia, veçanërisht Stambolli që sipas tij është një qytet me vlera të mëdha kulturore. Ai do shkelte në shtetin helen, ku do të njihej me zakonet, traditat, kulturën dhe bukuritë natyrore të ketij vendi antik.

“Teksa udhëtoja nëpër Maqedoni dhe kisha vizituar disa nga shtetet ballkanike, në mendje kisha atë, shqipërinë. Një vend I vogël, por me histori të madhe. Një vend që ka fituar vëmendjen botërore. Nuk e di pse e kisha këtë atraksion për këtë vend më herët edhe pse nuk e kisha vizituar asnjeherë, por isha njohur me shqipërinë vetëm nga interneti dhe çfarë më kishin folur miqtë e mi të cilët e kanë vizituar më parë. Disa ma lavdëronin, e disa më flisnin keq për të. Disa më paraqitnin rrezik, e disa mrekulli. Dy anë medalje që përbënin një të vetme…

Në mëndjen time kalonte para ajo ”shqipëria e mbyllur” e Z. Hoxha, për të cilin kanë folur gjerë e gjatë edhe mediat ndërkombëtare. Një sistem kaq i mbyllur, tek ajo shqipëria e lirë që sot endet në qiejt europianë”- shprehet i emocionur Raffael.

“Diku rrugës u njoha me një tabelë ku shkruhej “Welcome to Albania”. Aty fillova të përjetoja magjinë e papërshkrueshme që të ofron oazi juaj. Njoha traditën, kulturën, zakonet, problemet sociale dhe njerëz të mrekullueshëm, ku ndër këto njerëz je dhe ti”- përcjell ai me një buzeqeshje në fytyrë.

Teksa bisedonim për të mirat dhe bukuritë natyrore që ofron vendi ynë, më tërheq vëmendjen diçka tek ai…

Vë re që ai mbante me vete një bllok shënimesh, e në të shënonte çdo fjalë a mbresa nga udhëtimi i tij. Në atë bllok binin nē sy shumë fjalë në shqip, e kjo më bëri të mendoj interesin e tij për të ditur sa më shumë gjëra interesante për shqipërinë.
“Po ndihem si në shtëpi” – Shqipëria më ngjason me vëndin tim Zvicrën, pasi edhe këtu dominojnë malet, rreth 60% të territorit të përgjithshëm, por vetëm klima ndryshon, se këtu është disi më ngrohtë”- ishin fjalët e tij që nuk kanë të mbaruar për vendin e shqiponjave. Krahas kësaj Raffael nuk nguron ti bëjë disa kritika për shqipërinë. ”Me pushuesit po punoni keq, nuk po I respektoni si duhet. Ditëve të fundit jemi njoftuar për humbje jetë në plazhet tuaja. Kjo nuk është gjë e mirë! Pse kjo pasiguri ?! Nuk do doja që imazhi I mirë për këtë vend I ndërtuar prej kaq vitesh të shembet tani në periudhën më të mire të mundshme për faj të disa njerëzve të papërgjegjshëm”. “Personalisht nuk jam I ndjerë I kërcënuar në vendin tuaj, por kjo më shqetëson pasi unë dua tia sygjeroj dhe miqve të mi shqipërinë sepse kanë çfarë të shohin e të përjetojnë”- shprehet plot vendosmëri ai.

Në një farë mënyre ky është apel për qeverinë I cili Raffael bëri me dije. Siguria duhet të jetë parësore për pushuesit, pse jo vendi yni të kthehet ndër destinacionet më të pëlqyera për pushuesit ndërkombëtarë, sepse kemi traditën, kulturën, zakonet, klimën, detin dhe bukuritë e shumta natyrore të pashfrytëzuara më parë. Ne ofrojmë turizëm në katër stinët e vitit që shumë vende nuk e ofrojnë këtë luks.

Pas një bisede të gjatë me të, më bën me dije se i duhet të largohej pasi kishte shumë rrugë përpara, madje shumë shtete ku në listën e tij përfshiheshin Mali i Zi, Bosnje Herzegovina, Sllovenia, Italia dhe së fundmi kthimi i tij në shtëpi.

U përshëndetëm dhe u largua me mbresat dhe përshtypjet më të mira nga shqipëria, e duke më thënë se ky vend i kishte lënë kujtimet më të bukura të këtij turi ballkanik, i cili do mbetej gjatë në mendjen e tij.

Postime: 127

Pjesëmarrësit: 27

Lexo temën e plotë

Sulmi i madh kundër identitetit kombëtar

$
0
0

@del-ta shkruajti:

“Nuk është e vështirë të kuptosh se perëndimi është në konfuzion”, ka shkruajtur në revistën “American Interest” Andreë Michta, rektor i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe për Sigurinë, në Qendrën Europiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.

“Tetë muaj pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mllefi partiak ka arritur një nivel shumë të lartë dhe vazhdon të rritet. Evropa duket e mbërthyer në një paralizë kolektive të udhëheqjes së saj, ndërkohë që zien kriza më e madhe e migrimit në masë, që nga viti 1945. Zemërimi popullor kundër elitave vazhdon të rritet. Ka një terminologji gjithnjë e më të përhapur, për të përshkruar vorbullën aktuale, në të cilën ndodhet perëndimi: mund të jetë “demokraci joliberale”, apo “populizëm” apo – dhe kjo përdoret në mjediset e të majtës ekstreme – “neofashizëm”. Të gjithë këto terma, sidoqoftë, përpiqen të bëjnë hesapet me vetë të vërtetën: dobësimi i mbështetjes për idenë që shteti-komb duhet të mbetet themelor në politikën botërore, si dhe në themel të përkeqësimit të krizës politike në demokracitë perëndimore. Historikisht, një shtet-komb ushtronte supremacinë në një komb të bashkuar prej një kulture të përbashkët, që nga ana e vet gjeneronte një identitet kombëtar gjithëpërfshirës, mjaftueshëm i fortë sa për të theksuar dallimet fetare, rajonale apo etnike.

Sa kohë që ky identitet kombëtar ka ruajtur forcën e tij – quajeni patriotizëm, dashuri për atdheun apo sens përkatësie në diçka që shkon përtej familjes dhe komunitetit lokal – shteti-komb e ka ruajtur kohezionin e vet, duke u mbshtetur në sensin e reciprocitetit që ekziston mes qeverisë dhe qytetarit. Sot, pas disa dekadash mbështetje për multikulturalizmin dhe të drejvate kolektive nga ana e politikës së ankimtarëve, themelet e një identiteti kombëtar më të gjerë të përbashkët janë gërryer deri në pikën që në perëndim, qeverisja – apo më saktë qeverisshmëria – është bërë gjithnjë e më shumë një mall i rrallë. Shkatërrimi i parimit kryesor, sipas të cilit atdheu duhet të jetë nën kontrollin sovran të popullit të vet dhe në bazë të këtij problemi. Sulmi disa dekadësh kundër vetë idesë së identitetit kombëtar me rrënjë në një kulturë të përbashkët dhe që dallohet nga një angazhim për ruajtjen e kombit, shpesh herë ka lënë udhëheqjet perëndimore të paafta për të shprehur vlerat themelore që na lidhin, dhe të cilat duhet të jemi të gatshëm t’i mbrojmë. Rendi ndërkombëtar liberal nuk mund të funksionojë pa komunitete kombtare të forta, që përbëjnë një qeveri demokratike…

Identiteti kombëtar, përfundon Michta, “kultura kombëtare dhe historia, bashkë me sensin e përkatësisë në një komunitet të saktë, nuk janë antiteza të një sistemi ndërkombëtar të ndërvarur. Përkundrazi, nëse privohet nga një bërthamë themelore e shteteve-kombe të konsoliduar, sistemi do të bëhet më pak i qëndrueshëm, çdo vit që kalon”. / Përgatiti: Bota.al

Postime: 30

Pjesëmarrësit: 10

Lexo temën e plotë

Kjo Neda eshte gallate fare !

Diskutim i lirë - Gusht 2017

Si të bësh 380 mijë Euro në Shqipëri, pa rrezikuar asgjë

$
0
0

@ceres shkruajti:

Lexon njeriu per sukseset e Elon Musk-ut, sakrificat, cmendurine, gjenialitetin. Nderton tjetri firma si Zip2 dhe e shet per 307 milione dollare, e pastaj i futet SpaceX-it, SolarCity-t, Teslas… Pastaj lexon njeriu per shkaperdredhjet e Shqiperise, ku ca njerez pa emer e pa fytyre bene mbi 380 mije euro fitim ne nje vit. Ne vitin e pare zonja dhe zoterinj!!! Nga SHENDETESIA FALAS. Thyeni shpinat ne pune shqiptare te ndershem. Vazhdon koha e maskarenjve.

Koncesioni i shumëpërfolur i shërbimit tëhemodializës, i cili u dha nga Ministria e Shëndetësisë te një kompani të panjohur në tetor 2015-të, raportohet se ka realizuar një fitim neto marramendës që në vitin e parë të aktivitetit, ende pa investuar asnjë kacidhe nga kapitalet e veta.

Postime: 68

Pjesëmarrësit: 14

Lexo temën e plotë

Demokracia qesharake shqiptare

$
0
0

@kapo shkruajti:

Ky fillimgushti më gjeti duke lexuar librin me kujtime të mikut tim të vjetër, Kurt Kola, me titull “Në Shqipërinë burg” dhe kjo më ndodhi menjëherë pasi vizitova (në fare pak ditë që qëndrova në Tiranë këtë verë) Muzeun e Gjetheve.

Desha t’ia plotësoj njohjen për Shqipërinë tim biri, një fëmijë shumë i interesuar për historinë dhe gjithçka përreth identitetit tij të dyfishtë etnik.

Në korridorin e Muzut të Gjetheve ndesha me një vajzë të re, e cila më dha të njohur dhe më kujtoi se ishim takuar në një takim letrar për një nga romanet e mi dhe se kishte emrin e njërës prej personazheve më të rëndësishëm të romanit tim “Ku je?”, botim i vitit 2009.

Më tha se sa herë vinte në punë aty, asaj i kujtohej romani im, që lidhej kaq shumë me historinë që ajo strehë famëkeqe mban. Sigurisht ajo ishte vetëm një asistente dhe një vajzë e re dhe shumë e pafajshme për gjithë çfarë rri varur dukshëm dhe fshehtas në historinë e asaj ngrehine, por i shpjegova shkurt se në të gjithë muzetë e botës, libra si romani im dhe shumë vepra që kanë subjekt atë kohë të errët, do të ishin të ekspozuar në një sallë më vete, për t’i dhënë me dije vizitorëve (por edhe ndërgjegjjes sonë) se ne po merremi me shqyrtimin e së keqes që na e deformoi (bindja ime personale) gati ADN-në.

Në atë raft duhet të ishte edhe ky libër me kujtime i Kurt Kolës, një libër rrëqethës për nga e vërteta dhe një dëshmi e një nga krimeve më të mëdha historike. Një genocid i pastër për të cilin askush deri më sot nuk është akuzuar.

Vajza e re mblodhi supet, fundja unë isha shumë e lumtur që njëra e brezit të saj lexonte autorë shqiptarë, madje me një vëmendje të admirueshme.

Në fund të vizitës, mes komplimenteve për kuratorët dhe gjithë stafin që ka punuar me të, në librin e shënimeve të mia, shkrova: “Po vrasësit kush janë?”.

Meqenëse dokumentet e ekzpozuara aty janë të deklasifikuara, dhe në shumicën e tyre janë emrat e viktimave, dhe statistika pafund për të vrarë, të burgosur, të humbur, të internuar, të dhunuar, të deportuar, të përzënë me fe e me farë, pse nuk janë emrat e vrasësve. Sepse viktimat me emër kanë edhe vrasës me emër?

Me këtë shllim mental, e lashë Shqipërinë dhe në vend të parasolave të plazheve private shqiptare (disa vërtet të mrekullueshëm, aty ku vandali rajonal dhe qeveritar nuk ka vënë dorë), zgjodha të ftohtin gushtor të Europës dhe çadrën time aerodinamike, që më mbron nga athëtia e tepruar shqiptare dhe nga erërat deri në 80 km në orë.

Në ato pak ditë në Shqipëri, në ato pak çaste që hapa televizorin për ndonjë njoftim nuk m’u shmang për asnjë edicion lajmesh kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili ka vendosur që për çdo fendë të vetën të bërë me paratë e shqiptarëve të dalë e të flasë dora vetë (kurioze të di ç’këshilltarë të dobët ka ky njeri), njoftimet mbi javën e parë të presidentit të ri, entuziazmin e papërshkruar të rinisë partiake në qirtoret e ngritura në Jalë e kudo në kampingjet për rioshët e partive (që do të sjellë parazitët e dhe përfituesit e ardhshëm politikë), gjumin dhe plazhin për qejf të opozitës, themethashet me-dhe-pa bikini nëpër rërë të vip-ave të sajuar, një histori gruaje e zënë në grackë në seks e sipër nga kunatëria dhe që të nesërmen protestoi të mos ia zinin dashnorin me gojë (a thua se ishte një mekanizëm dhe i ishte hequr spina!) dhe zjarret, zjarret që i vinin të mërziturit që nuk mbillnin dot kanabis pasi nuk i lejonin po ata që i kishin lejuar vitet e fundit.

E kam shkruar edhe më parë, pasojat e Shqipërisë së kanabizuar vitet e fundit, do të jenë të lemerishme, shenjat e para i dhanë zgjedhjet, zjarret janë vetëm vazhdimi, por nuk keni parë gjë akoma.

Shkurt, demokracia për të cilën kemi ëndërruar të jetë e shëndetshme të gjithë, është bërë qesharake. Më qesharake nuk mund të bëhet. Në cilën demokraci mund të ndodhë që Opozita të jenë edhe President edhe pjesë e Qeverisë, pra një demokraci pa Opozitë nuk është demokraci.

Tek nisa të lexoj “Në Shqipërinë burg” të mikut tim Kurt Kola, m’u kujtua një nga takimet e para me të aty nga fillimi i viteve 2000. Ai u afrua, u takuam dhe u përkul mbi karrocën e tim biri, ia zgjidhi rripat dhe e la të lirë fëmijën, dhe unë, edhe pse me merakun e nënës që mund t’i rrëzohej fëmija që hidhte shkelma nga lumturia e mbjellë nga çlirimi që i ndodhi, prita disa minuta në respekt të këtij njeriu që kishte kaluar një gjysmë shekulli burgeve, kampeve, gjyqeve dhe hetuesive të diktaturës. “Nuk shoh dot njerëz të lidhur”, u shfajësua. Këtë çast epik në sytë e mi, e kam përshkruar në romanin tim “Ku je?”, që duhej të ishte (bashkë me mijëra dëshmi rrëqethëse të krimeve të diktaturës) pjesë e Shtëpisë së Gjetheve. Por nuk do të jetë kurrë sepse Shqipëria vazhdon të jetë një burg, por një burg kaotik, sa kohë do të ketë një demokraci qesharake, pjesë e së cilës kam dhimbje të jem.

Flutura Açka
Utrecht, 3 gusht 2017

Postime: 21

Pjesëmarrësit: 10

Lexo temën e plotë


Trump do ndryshojë ligjin e emigracionit

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

07

Me gjasa, programi i lotarisë amerikane (DV) nuk do të jetë më nëse Trump arrin atë që do, një ndryshim radikal i ligjit të emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara. Nuk do të ketë më porta të hapura për popujt e varfër të botës, por një shërbim emigrimi të bazuar në meritë. Vetëm kokat apo njerëzit me shumë para do “thithen” drejt ShBA-ve, në një sistem si ai i Kanadasë që pranon vetëm të shkolluarit. Me nivelin e arsimit të lartë neë Shqipëri diku tek 12%, i bie që Shqipëria të mos çojë dot shumë bij të rinj në Amerikë. Ç’mendoni për ndryshimet që propozon Trump?

Postime: 32

Pjesëmarrësit: 15

Lexo temën e plotë

Pakti me djallin

$
0
0

@InkuizitoriMoth shkruajti:

Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit vet? - Marku, 8:36-37.

Teza që çdo krijues ka një ide fikse, e cila, hapur apo fshehur, përmbahet në tërë veprën e tij, i shkon për shtat më mirë s’bëhet Tomas Manit. Në tërë veprën e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse përshkrimin dhe psikologjisjen e figurës së artistit gjeni në epokën moderne, vëzhguar nga pikpamje dhe përspektiva të ndryshme, duke e rritur nivelin roman pas romani deri në veprën e tij përfundimtare Doctor Faustus. Ky roman kryevepër si këngë e mjellmës është një alegori e fatit të artistit modern që lidh një pakt me Djallin. Njësoj si Fausti i Gëtes, Leverkuhn i shet shpirtin djallit; në këmbim të pamundësisë për të dashur njeri, i mprehen ndjenjat në mënyrë mbinjerzore dhe fiton aftësi gjeniale krijuese.

Romani në fjalë zakonisht interpretohet i kufizuar në kulturën gjermane duke paraqitur në mënyrë simbolike paktin historik të popullit gjerman me shpirtin e së keqes, për hir të dëshirës së shfrenuar për gjithëdije dhe gjithëfuqi, me përfundim logjik katastrofën e nazizmit. Ky lloj interpretimi është tepër mëndjengushtë, sepse fati i popullit gjerman nuk ka qenë dosido për kohën, në një farë kuptimi (jo vetëm sipas të kuptimit nazist) fati i Gjermanisë përfaqsonte fatin e tërë botës, gjë që përbën vlerën e veprës në fjalë: një vepër fiton vlerë të vërtetë kur vlersohet përtej kufijve kombëtarë.

Jo vetëm kaq, çfarë e bën këtë vepër të pashoqe është ideja fikse e Manit përmendur më lart; nga pikpamja sociale leitmotivi i tërë veprës së tij ka qenë pozita e artistit në shoqërinë borgjeze, më saktë konflikti midis artistit dhe borgjezit, artit dhe interesit material (parasë), të cilat, parë më hollë, përthyhen si konflikt midis artit dhe jetës, sublimes dhe banales. Akoma më tepër e pashoqe nga pikpamja psikologjike: për Manin - si edhe për Gëten - artisti priret drejt patologjikes dhe kriminales. Kjo ide, e trajtuar si të thuash shkencërisht në esenë Vëllai im Hitler, rimerret dhe trajtohet edhe artistikisht në romanin në fjalë.

Ti beson në gjeninë që nuk paska të bëjë aspak me ferrin? Non datur! Artisti është vëlla me kriminelin dhe psikopatin - Doctor Faustus

Doctor Faustus është tepër voluminoz si faqe, por edhe si informacion jo më pak; përbën një enciklopedi të tërë të kulturës gjermane, filli i tregimit ndalet herë pas here nga përsijatje të sofistikuara për filozofinë, teologinë, alkiminë, muzikën etj, gjë që e bën leximin pak të vështirë për lexuesit e pa impenjuar. Nëpërmjet figurës dhe biografisë së protagonistit fiction, ish-teologut dhe kompozitorit Ardian Leverkuhn (përzjerje e karaktereve të Berliozit, Niçes dhe Schonberg dhe ngjarjesh biografike të jetës së tyre), Man rrëfen disa shekuj të muzikës gjermane dhe arritjen në stacionin përfundimtar të muzikës moderne (dodekafonike) që thyen kanunet tradicionale. Prandaj romani në fjalë është quajtur prej Man “libri i Fundit”; Hans Mayer e quan “libri për Fundin”. Kjo një arsye më tepër (dhe më e rëndësishmja si arsye) për ta quajtur romanin më madhor të shkruar ndonjëherë, sepse shteron krejtësisht temën artit nga pikpamja negative e Providencës: Leverkuhn është arketipi i artistit demiurg, i shfaqur si mesi shpëtimtar në Ditët e Fundit (sipas konceptimit fetar të historisë), ose Fundit të Historisë (sipas konceptimit laik). Jo rastësisht kompozimi më madhor i Leverkuhn titullohet Apocalypsis cum Figuris.

Edhe si kompozicion Doctor Faustus është tepër i veçantë, vepra ndahet në mënyrë simetrike në dy pjesë kryesore, e para përshkruan fëmijninë dhe rininë e Leverkuehn, rrëfyer në vetë të parë nga një mik i fëmijnisë dhe admirues i tij, ndërsa e dyta tregon kusurin. Pikërisht në qëndër të veprës, edhe në kuptimin literal të fjalës, pa asnjë lidhje formale me dy pjesët e tjera, ndodhet kapitulli në formë dialogu i nënshkrimit të paktit me Djallin. Vetkuptohet përse në qëndër.

Kjo është epoka në të cilën nuk është më e mundur të kryhet një vepër në rrugë normale, në kufijtë e devotshmërisë dhe të arsyes, dhe arti është bërë i pamundur pa ndihmën e djallit dhe zjarrin e ferrit nën kusi … - Doctor Faustus

Por duhet theksuar se kjo ndodhi qëndrore ka preçedenca përgatitore: Leverkuhn që fëmijë ishte i magjepsur nga figura e Antikrishtit, e kërkon dhe e dëshiron, don t’i japë gjithçka ka të mirë në shkëmbim të frymzimit të përjetshëm muzikor. Preçedenca tjetër - që në të vërtetë është gjëma reale qëndrore, pakti me Djallin është vetem një metaforë - është çfarë i ndodhi të vetmen herë që dashuroi në një takim të rastit me një prostitutë, Esmeraldën, e cila u bë ide fikse e rioshit derisa e shtiu në dorë, megjithse ajo e paralajmëroi për dëmin që do i sillte kryerja e aktit seksual me të, meqë e sëmurë me sifiliz. Leverkuhn nuk i vuri veshin, sikur e kërkoi vetë belanë, bëri çfar deshi duke u infektuar nga mikrobi, nga i cili nuk u shërua kurrë më, e që u bë shkak i zgjimit të gjenialitetit të tij nga përgjumja në forma të sëmundjes mendore të demencës (pasojë rëndom e sifilizit). Pra kihet të bëhet me tezën e njohur: në figurën dhe krijimin e artistit dekadent sëmundja mendore (alienimi) dhe aftësia krijuese identifikohen ndërmjet tyre. Inçidenti në fjalë i ka bërë vaki pikë për pikë Niçes, edhe nga kjo pikpamje romani në fjalë ka meritën të përzjeje pandashëm ndodhi të vërteta, bërë vaki personazheve të ndryshëm të kulturës, me fiksjonin artistik, gjë që përbën një koktej me efekt artistik shumë të fuqishëm.

Duket qartë që Man matet me Gëten, poetin kombëtar gjerman, atin e artit dhe kulturës gjermane, madje edhe universale (arti universal është shpikje dhe ambicje e Gëtes), duke e tejkaluar atë si atyrshëm tejkalon biri çdo atë, në mos për meritë personale, per meritë të epokës tonë që ka për ambicje të arrijë përtej çdo fundi. Njësoj si në Faustin e Gëtes bëhet fjalë për idenë e së keqes si pjesë përbërëse e rregullit të botës; në këtë rast që krijimi artistik për një artist nuk është i mundur veç si braktisje e arsyes dhe bon sensit (borgjez) dhe kthim në origjinë të energjisë tellurike iracionale krijuese, konceptuar si demiurgji arkaike diabolike sakrale. Ndryshimi është se nëse Gëte ati nxit në një farë mënyrë të bëhet një eksperience me të Keqen në mënyrë qe të përftojme më pas më tepër urtësi, Man biri i denjë (edhe i padenjë) i atit nxit akoma më zi në përputhje me epokën tonë (sa vijnë e nxihen pendët e korbit): që artisti të gjejë fuqinë për krijim të vërtetë, duhet pa tjetër të çmëndet, alienohet, me pasojë të drejtpërdrejtë: shoqëri e sëmurë, kulturë helmatisëse, art i ngordhur pa frymë, një Fund i Kulturës në kuptimin më negativ të fjalës, gjë e ilustruar përsosur nga fundi i mjerë i Leverkuhn.

Mbasi humbi dashurinë e të gjithë njerzve rreth tij, Leverkuhn kaloi shumë vite duke punuar pa lodhur për ide teknike të reja dhe teori kompozimi novatore që shkallmonin të mëparshmet tradicionale, me arritjen majë dhe përfundimtare të veprës Lamentatio Doctoris Fausti, një oratori (muzikë fetare) që mëton të jetë një lloj Sinfoni e Nëntë betoveniane kthyer së prapthi, ku është errësira që fiton mbi gëzimin midis jehonave të të qeshurave të ardhura prej ferrit. Shumë tregues është fakti që për t’i paraqitur publikut këtë vepër të fundit (në të gjitha kuptimet e mundëshme), thirri të gjithë të njohurit duke vënë në skenë një parodi të _Darkës së Fundit_rrethuar nga dishepuj, dhe ai vetë si parodi e një Krishti kthyer së prapthi: para se të shkojë në ferr sipas paktit, mbajti një fjalim të çuditshëm, enigmatik dhe delirant si lamtumirë e fundit duke rrëfyer paktin që kish bërë me Djallin vite më parë. Mbasi mbaroi fjalën, u ul në pjano, hapi gojën sikur deshte të këndonte, por nga buzët i doli vetëm një psherëtimë ankimtare dhe u rrëzua për tokë.

Nga ky çast e derisa vdiq, vegjetoi për dhjetë vjet rresht pa kuptuar dhe i papërgjegjshëm për çfar ndodhte rreth tij, i përkujdesur si një bebe nga të afërmit e tij (saktë fati mjeran i Niçes).

Nuk besoj se ka nevojë më për interpretim.

------------------------------------------------------------------------------------------------------

Postime: 4

Pjesëmarrësit: 2

Lexo temën e plotë

A ka sajte informative prenotimi per shërbimet e hotelerisë në Shqipëri?

$
0
0

@alx_x6 shkruajti:

A ka sajte informacioni dhe prenotimi per shërbimet e hotelerisë në Shqipëri, siç janë shërbimet ndërkombëtare të tipit Booking.com, Hotels.com a Kayak.com? Sajte shqiptare që ofrojnë informacion për shtëpi / apartamente / dhoma hoteli, me çmimet, kushtet e ofruara e të tjera të ngjashme për plazhet në Shqipëri, nga veriu në jug?

Postime: 6

Pjesëmarrësit: 5

Lexo temën e plotë

Rri, pse s'ik'?

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Më pyesin shpesh, ‘Pse u ktheve në Shqipëri?’ por edhe ‘Pse nuk kthehesh në Shtetet e Bashkuara?’ meqë ai vend i mrekullueshëm m’u bë Atdhe i dytë. I dua të dy fort, sepse jam 100% shqipo, por edhe 100% Yankee, sepse Amerika ashtu funksionon e unë jam ndjerë atje në shtëpi për 12 vjet. Ende e shoh si shtëpi madje. Si vendin tim. Zgjedhjet e mia janë vetëm personale, jo patriotike apo politike. Jam kthyer me optimizmin që kam në natyrë dhe nuk kam asnjë pishman. Jam kthyer se doja ta jetoja Shqipërinë më mirë se ç’e lashë më 1997-ën. Sepse Shqipëria mund të jetë (ishte?) një vend i mrekullueshëm. Për të qënë pranë prindërve. Jam kthyer se dua të ushtroj profesionin për të ndikuar sadopak pozitivisht në vendin tim. Pa përkrahje, po bëj diçka të vogël. Jam kthyer edhe sepse më kishte djeg malli për Tironën teme. Shoh me trishtim të madh kur njerëzit braktisin Shqipërinë, kolegë të mirë, njerëz me botë që ikin botës. Shoh me trishtim kur servilët katapultohen në krye të punëve të shtetit. Nuk i them kurrkujt rri, apo ik, kjo më duket e pavend. Këtë muaj bëhen 9 vjet që jam kthyer nga Amerika. Optimizmi më mbetet, mbase sepse ime më quhet Shpresa e unë jam shpresëmirë për vendin tonë, për popullin tonë. Por a jam i kënaqur? Jo. Jam i zhgënjyer, po të thoja ndryshe do ju gënjeja. Jam zemërthyer sepse kam besuar se mund të bënim më mirë, mund të vraponim si Komb, të modernizoheshim, demokratizoheshim, por po hiqemi zvarrë, breshkash e gënjeshtrash. Tek politikanët shqiptarë shoh kaq shumë falsitet, manipulim, kontroll dhe frikë. Shoh babëzi, injorancë, makinacione dhe pandershmëri. Marrëdhënia e pushtetit me qytetarët është e pasinqertë, manipulative - hi syve, arrogancë, fodullëk dhe marketing. Foto, video, facebook live, por sa pak përkushtim real, përulësi dhe sinqeritet. Promovimi i fëlliqësirave më fyhen e më shpon. Por në një vend pa traditë lirie, sundimi vjen natyrshëm. Turmat brohorasin për kocka. Kjo më dhemb shumë, sepse, siç thashë në fillim Shqipëria mund të jetë një vend fantastik për të jetuar, por duket sikur ata duan vetëm ta shftytëzojnë, për të bërë euro, pilaf e kofsha pule. Them kështu sepse e përçmoj makutërinë pa fre, ngrefosjen si gjela majë plehut në vendin që mban ende sot rekordin si vendi më i varfër i kontinentit. Përse krenonen?! Nuk arrij ta shoh. A do iki unë? Jo! Unë mund të iki nesër, bashkë me familjen, me avionin e orës 5:00. Por nuk e kam ndërmend, sepse më pëlqen një betejë edhe pse ne qytetarët nuk kemi armët e tyre, paratë, mediat, militantët. Nëse do ikja do t’a konsideroja humbje të madhe personale dhe do më trishtonte pafundësisht. Po ik për famijen, më thonë ca, Ik për djalin. Por unë për djalin po rri! Dua të qëndroj, të bëj pjesën time të vogël, natyrisht. Dua të flas shqip në radio dhe në rrugë. Shpresa vdes e fundit thonë, unë them nuk vdes kurrë. Por në u bëftë Shqipëria, do bëhet nga njerëzit e thjeshtë, ata që i shtrohen punës çdo ditë. Nga sipërmarrësit, inxhinierët, të rinjtë e mrekullueshëm. I keni parë si u ndrinë sytë? Po kërkojnë rrugën dhe dinjitetin. Duhet të luftojmë bashkë me ta që t’i kenë. Në u bëftë Shqipja, do e bëni ju, ne. Nga tangërlliksat me pushtet politik e ata bosat pas tyre që u bënë me të vjedhur nuk pres asgjë. :heart:️:v:️

Ilustrimi: Elti Metahu

Postime: 217

Pjesëmarrësit: 32

Lexo temën e plotë

Njihuni me katër studentët shqiptarë, që do të punojnë deputetë

$
0
0

@kapo shkruajti:

Një nga risitë e parlamentit të ri që do të mblidhet në Shtator për herë të parë, janë numri i lartë i të rinjve. Por për herë të parë në historikun e jetës parlamentare shqiptare, në karrigen e rëndësishme të “përfaqësuesit të popullit” do të ulen edhe katër student.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve referuar dokumentacionit të deputetëve të rinj, deputetë-studentë janë dy vajza nga Lëvizja Socialiste për Integrim; Kejdi Mehmeti dhe Floida Kërpaçi, ndërsa studentja e tretë është deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala.

Edhe pse Mehmeti zgjidhet për herë të dytë deputete, ajo ende vazhdon studimet për Inxhinieri. Kurse ligjvënësja tjetër nga radhët e LSI, Kërpaçi, e cila ulet për herë të parë në Kuvend dhe që është njëkohësisht edhe kryetare e LRI-së, vazhdon studimet për mjekësi, dega Farmaci. Deputetja Reme Lala që fitoi nën siglën e partisë së çamëve në Dibër është vetëm 22-vjeçe dhe vazhdon studimet, për degën Financë

Studenti-deputet i katër dhe që ka marrë sërish mandat nga radhët e PS-së është Anduel Xhindi, djali i ish-deputetit të ekzekutuar në vitin 2009, Fatmir Xhindi. Sipas CV-së që ai vetë ka dorëzuar në KQZ, Xhindi ka deklaruar se po vazhdon fakultetin e Ekonomisë që prej vitit 2006, por ende nuk e ka përfunduar atë

Postime: 5

Pjesëmarrësit: 5

Lexo temën e plotë

Viewing all 3202 articles
Browse latest View live