Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all 3202 articles
Browse latest View live

Rikthehet kitarra e burgut


Kush, kush, kush?

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Kush ishte më i pasuri në Shqipëri në kohën e Faik Konicës? Kush blente karrocat më të shtrenjta në kohën e Naimit? Kush kishte më shumë prona në kohën e Andon Zako Çajupit?
E kam me spond.

Postime: 4

Pjesëmarrësit: 4

Lexo temën e plotë

Ku po shkon Partia Demokratike e Shqipërisë?

$
0
0

@STALKER shkruajti:

Ku po shkon Partia Demokratike e Shqipërisë?

Arbër Zaimi

Zgjedhjet në Shqipëri nuk sollën ndonjë rezultat të papandehur. Të gjithë ata që e përcjellin me vëmendje politikën e Tiranës e dinin këtë gjë, madje pa patur nevojën e sondazheve që e konfirmonin përsëritjen e fitores së Partisë Socialiste të kryeministrit Rama që shumë kohë përpara se të ndodhte fushata elektorale e vetë zgjedhjet. Madje këtë gjë e dinte edhe vetë partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe bartës disa herë i portofoleve të rëndësishme ministrore gjatë qeverive të Sali Berishës në periudhën 2005-2013.

Pikërisht pse e dinte këtë gjë, mendohet se Lulzim Basha prodhoi një ngjarje artificiale, deri diku të sforcuar, siç ishte protesta e pandërprerë në bulevardin para kryeministrisë (bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”), e pagëzuar mediatikisht me emrin ”çadra e lirisë”. Artifici i prodhuar nga Basha fillimisht u duk absurd, një protestë pa kërkesa të qarta, që ngjante e keqkonceptuar organizativisht, pasi siç dihet protestat e pandalshme kërkojnë një stërmundim të pjesëmarrësve, që duhet të tregojnë disiplinë e vetëmohim të madh. Megjithatë, kokëfortësia pagoi, dhe ”çadra e lirisë” prodhoi disa fitore jo vetëm simbolike për Lulzim Bashën, siç ishte shtyrja e zgjedhjeve të parakohshme lokale për Bashkinë e Kavajës, shtyrja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, si dhe plotësimin e kërkesës për qeveri teknike.

Megjithatë, pavarësisht këtyre fitoreve të arritura përkundër pritshmërive të shumëkujt, rezultati elektoral i PD-së nuk ia doli të prodhonte të papriturën e vërtetë, përkundrazi, PS-ja dhe Edi Rama mbërritën të fitojnë një fitore të pastër, pa pasur nevojë të rithërrasin në koalicion LSI-në e Ilir Metës e cila në tetë vitet e fundit ka qenë e pashmangshme për të krijuar shumicë qeverisëse, si për PD-në ashtu edhe për PS-në.

Sigurisht, pas zgjedhjeve në media e në tryeza partiake, si dhe në rrjete sociale e në tavolina kafenesh menjëherë ka filluar të diskutohet mbi arsyen e humbjes së PD-së. Është ngjarje e rrallë për Shqipërinë që të bjerë kaq poshtë një parti e cila ka shënuar politikën tiranase që prej fillimit të pluralizmit politik e deri më sot, në 27 vite, 13 nga të cilat ka qenë forcë qeverisëse e të tjerat si opozitë e madhe dhe e patejkalueshme.

Një pjesë të analizave mbi këtë rezultat të PD-së i dimë prej mediave që e përcjellin debatin e brendshëm në këtë subjekt si dhe garën për kryetar që u zhvillua mes kryetarit aktual, Bashës, dhe një themeluesi të kthyer nga ekzili (dikush mund të thoshte nga internimi) siç është Eduard Selami.

Ca thonë se arsyeja e rënies së PD-së është paaftësia e Bashës për të krijuar sinergji brenda partisë, mungesa e karizmës që bie edhe më shumë në sy po ta krahasosh me paraardhësin e tij, Berishën. Dhe vërtet karizma është element i rëndësishëm në përllogaritje, kur kemi parasysh një parti si PD-ja e cila është disa hapa pas në strukturimin e saj organizativ krahasuar me PS-në që trashëgon (të zbrazura prej ideologjisë) strukturat e partisë-shtet të dikurshme. Jo vetëm PD-ja, por çdo parti tjetër që është krijuar ose që do të mund të krijohej në Shqipëri, do ta kishte të vështirë të përballej me një nga organizimet më të mëdha të bazës sipas modelit korporativ të ish-partive staliniste, organizim që PS-ja e ka trashëguar pa u tatuar kurrë mbi trashëgiminë (sepse Shqipëria nuk ka kaluar në ndonjë proces të mirëfilltë lustrimi, dhe faj për këtë ka direkt edhe PD-ja, e cila ka patur mundësi ta bëjë këtë gjë kur ka qenë në qeverisje). Kur nuk e ke strukturën e mirë, prezenca e liderit karizmatik bëhet e domosdoshme. Po të bëhej një krahasim nga garat automobilistike, mangësitë në motorrin e në shasinë e PD-së, krahasuar me atë të PS-së, do të duhej të kompensoheshin me një shofer të shkathët, që di kur të jetë agresiv e provokativ, që di të luajë në teh të së lejueshmes e ndonjëherë edhe përtej saj. ”Virtuoz” i tillë Basha nuk duket të jetë.

Ca të tjerë thonë se Basha është fajtor për humbjen e zgjedhjeve, për shkak se në PD nuk ka demokraci të brendshme. Ky argument është tejet qesharak dhe i ronitur nga përdorimi i tepërt në Shqipëri e në vendet si ajo. Dmth. nuk i paska frymëzuar njerëzit qeverisja jodemokratike që i ka bërë PD-së Basha? Po pse vallë, kur ka fituar PD-ja më përpara, votuesit e saj i paska emocionuar niveli i demokracisë së brendshme në kohën e bacës Sali? Apo mos vallë këta që dolën e ia dhanë Ramës votën dhe mandatin e dytë (edhe më të fortë se të parin), dolën të frymëzuar nga historia e demokracisë së brendshme në PS-në e Ramës, dhe trajtimin dinjitoz që i ka bërë ai Maqo Lakrorit edhe Ben Blushit… Në ka diçka që shqiptarët tashmë e kanë mësuar, ajo është se fjala demokraci është fjalë tërësisht bosh dhe e pakuptimtë. E për ta kuptuar këtë shqiptarit të thjeshtë nuk i është dashur as të dijë se gjithë vendet e botës, pos katërve, e pretendojnë vetveten zyrtarisht si demokraci – aq e zbrazur dhe e keqpërdorur është kjo enë. Për të kuptuar hipokrizinë ideologjike, s´ka nevojë as të analizohet se tek shqiptarët e Ballkanit aq shumë është keqpërdorur kjo fjalë fatkeqe, sa që disa nga partitë më jodemokratike në historinë dhe në aktualitetin e tyre, e mbajnë në emër këtë mbiemër. Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu si dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, të gjitha këto subjekte nuk mbërritën të kapitalizojnë shumë në zgjedhjet e 2017. Ka mundësi që vetëm analistët të mos e kenë kuptuar zhgënjimin e publikut me zbrazëtinë që gjetën pas atij premtimi të madh që ishte ”demokracia”. Sot, shumica votuesve e dinë se PD-ja pra, është po aq demokratike sa ç´është PS-ja socialiste, megjithatë kjo ”dije” as ngre peshë e as nuk ua gudulis ndonjë nerv.

Ca të tjerë, më të paktë por më autoritarë, rreken ta gjejnë arsyen e humbjes së PD-së tek programi i saj. Kështu pra, disa pronarë universitetesh private (me emra të lagur), apo disa profesorë-analistë universitetesh private me këmisha të bardha e me orë të shtrenjta, pretendojnë se programi i PD-së nuk ishte mjaftueshëm i djathtë (lexo gjithnjë neoliberal), e se PD-ja paska humbur sepse në fushatë premtoi politika sociale, mensa për të varfrit, ngritjen e rrogës minimale, rritjen e pensionit e të tjera si këto. Po ashtu, thonë, PD-ja e ka humbur lidhjen me grupet tradicionale që e mbështesin, siç janë ish-të përndjekurit apo ish-pronarët (pretendim naiv apo thuajse-naiv, sepse këto grupe-interesi nuk janë klasa a shtresa shoqërore, dhe përqindja e pesha e tyre elektorale nuk mund të garantojë jo fitoren por as paraqitjen dinjitoze në zgjedhje).

Pa patur autoritetin e as këmishat a orët e zotërinjve në fjalë, mua pikërisht këto analiza mbi ”djathtësinë” e PD-së më duken më absurdet, më të gabuarat, e më injorantet (sepse unë nuk dyshoj mbi ndershmërinë e zotërinjve, ndaj nuk pandeh se ata e fshehin perfiditetin vetjak në injorancën e shtirur duke supozuar se publiku nuk është në gjendje t´i kuptojë).

A nuk ju duket absurde dhe juve, lexues i nderuar lexues, pretendimi se një prej popujve më të varfër të Evropës, i cili sipas statistikave është në masë të madhe i kequshqyer, i paveshur, i keqshkolluar, gjithnjë e më i pastrehë, i papunë ose i keqtrajtuar në punë, paska votuar kundër premtimeve për mensa publike dhe kundër premtimeve për rritje të pagës minimale e për rritje të pensionit? Më e besueshme do të dukej po të dilte dikush e të thoshte se populli ka nevojë për këto e për politika të tjera sociale në gjendjen e mjerimit ku është, mirëpo nuk i janë dukur të besueshme premtimet e Bashës pasi ai njëherazi me to premtonte dhe ulje të taksave. Shqipëria (edhe kjo e Ramës) është një nga vendet me ngarkesë të ulët fiskale e tatimore, krahasuar me mesataren e rajonit dhe të kontinentit, e politikat sociale kërkojnë grumbullim të mjeteve përmes taksave. Ndaj është edhe një nga vendet ku shteti është më së paku social. Njerëzit kudo e dinë se një shtet i fortë, me krah të fortë social, mbështetet në taksa. Psh. banorët e Norvegjisë, njërit prej shteteve më të pasur e më socialë të botës, të pyetur në referendum për çështjen e taksave, votuan që të mos ia ulin ato vetvetes…

Megjithatë i gjithë ky digresion është i kotë, vëmendja e shqiptarëve ndaj politikës nuk është e krahasueshme me atë të norvegjezëve, jo pse janë shqiptarët injorantë, por sepse politika shqiptarët i ka trajtuar si të parëndësishëm dhe i ka bërë të parëndësishëm. I ka trajtuar si të pafuqishëm e i ka bërë të pafuqishëm. Ndaj ata janë indiferentë ndaj detajeve siç është puna e premtimeve elektorale, të cilat gjithnjë e vazhdimisht pranohet prej vetë shpallësve se kanë qenë rrena, në kazanin e politikës pa etikë që gatuhet në Tiranë.

Nëse gjithnjë premtimet kanë qenë rrena, dhe tashmë kjo madje njerëzve u ka krijuar bindjen e fortë (paçka se të rrejshme) se rrena është natyrë e dytë e politikës, atëherë pse duhet të shqetësohen votuesit se çfarë premton Basha apo çfarë premton Rama? Në fakt as që shqetësohen. Edhe kur i shohin në tv, në konferenca apo debate televizive, i shohin pa zë. Thjesht si aktorë të filmave të qëmotit, por pa talentin e pa imazhin kandid të Sharlotit. Situata pra, është cinike, një cinizëm i përbotshëm sipërfaqësor, i prodhuar nga meskiniteti i pandërprerë i politikës dhe nga shkelja e refuzimi i çdo ëndrre.

Por megjithatë, mendoj unë, ka një arsye programore se pse PD nuk ia doli të përfaqësohej më mirë në garën përballë PS, përveç asaj organizative e përveç mungesës së liderit karizmatik të përmendur në fillim të shkrimit. Ajo ka të bëjë vërtet me djathtësinë e subjektit, por jo ashtu siç shtjellohet në tymnajën e studiove televizive.

PD-ja nuk është se nuk ka qenë e djathtë, përkundrazi. Por ”e djathta” është spektër i gjerë, që përfshin shumë nocione të politikave ekonomike, shoqërore, kombëtare e të së drejtës. PD-ja prej krijimit të vet e deri më sot djathtësinë e vet e ka pasur të natyrës neoliberale. Problemi i PD-së është se vitet e fundit, ka nisur të ketë konkurrencë.

Jo pse Edi Rama e ka bërë PS-në neoliberale, pasi PS-ja neoliberale ka qenë që prej kohës së Fatos Nanos. Por për shkak se Edi Rama është performuesi më i mirë i agjendës neoliberale në Shqipëri.

Agjenda neoliberale bazohet në përshpejtim të deterritorializimit dhe shpronësimit të masave, paralel me rritjen e përshpejtuar të përqendrimit të pasurisë në fare pak duar. Në terma të ”sociologut” të preferuar të Ramës, A. Gidensit, detyrë e politikës së tij është ”shpërndarja e riskut”. Ndryshe nga pretendimet e politikës klasike për ”shpërndarje të mirëqenies”. Shpërndarja e riskut shkon dorë për dorë me privatizimin e fitimeve. Madje edhe kompanitë publike që kanë perspektivë fitimprurëse jepen në formulën e partneritetit publik-privat, në mënyrë që të hapet mundësia e kapjes së fitimit nga privati.

Këtë gjë e ka bërë në Shqipëri secila parti që ka qenë në pushtet, që prej 1992 e deri më sot, përmes politikave si puna e ”terapisë së shock-ut” dhe privatizimeve të gjithçkaje publike, shpesh përmes procedurave tejet korruptive.

Por çështje kyç në zbatimin e agjendës neoliberale është se si ta zbatosh atë pa pasur kundërshtim popullor, e në arritjen e konsensusit dy janë mjetet që përdoren. I pari, që mbahet mend qysh prej kohës së Gramoz Pashkos së ndjerë i cili pafytyrësisht i premtonte popullit ”çekun e bardhë” si melhelm ndaj vuajtjeve që do sillte shkatërrimi shock-doktrinor – është rrena. E i dyti është popullarizimi i një miti të rëndësishëm, që shfaqet me tre anë, nga njëra anë ”mundësitë e barabarta”, së dyti ”meritokracia” e nga ana tjetër ”anti-korrupsioni”. Pse mit? Sepse në një sistem të ndërtuar mbi shpronësimin e masave, shkatërrimin e shërbimeve publike si arsimi e shëndetësia, fëmijët që trashëgojnë varfërinë e prindërve të shpronësuar nuk munden ta kenë startin e barabartë me fëmijët e magnatëve që me ose pa aftësi, mund të shkollohen në shkollat më të mira të botës, e që trashëgojnë rrjete influence të cilat u gjenden në ndihmë në çdo rast. Sigurisht, të tillët edhe pa pasur nevojë të korruptojnë kurrkënd, janë më meritorë se sa fëmijët me diploma të dyshimta nga universitetet publike a private të dorës së fundit, të vetmet që mund të sigurojnë kushtet e brishta ekonomike të familjeve nga masat të gjera. E sa i përket anti-korrupsionit, përveçse si i tillë nënkupton thjesht ngurtësimin e pabarazisë e përjetësimin e saj, anti-korrupsioni shërben edhe për të hequr vëmendjen nga difektet strukturore të neoliberalizmit. Justifikimi ndërtohet në këtë formë: nuk e ka fajin teoria neoliberale, apo sistemi politik që rrjedh prej saj, por disa politikanë e punonjës të korruptuar që s´e bëjnë punën mirë. Një justifikim të ngjashëm kanë përdorur dhe ish-stalinistët në kur partive të tyre dukej se po u vinte fundi. Nuk e ka fajin sistemi dhe teoria ”marksist-leniniste”, por punonjësit po vjedhin e s´po punojnë siç duhet. Rrena të tilla duket sikur s´do t´i besojë kurrë njeri, megjithatë me ndihmën e medias dhe të studiove të propagandës, gjithnjë ecin.

Në këtë çështje kyç, të krijimit të konsensusit neoliberal, Rama është performuesi më i mirë që njeh skena politike shqiptare. Ai di të duket sikur po lufton korrupsionin duke u marrë me disa punonjës të nivelit të tretë e duke mbuluar kështu elefantët milionerë që i ka brenda apo përreth PS-së. Me rekrutimin e disa të rinjve të pashëm e afluentë (the rich and the beautiful), Rama krijon imazhin e rinovimit dhe shkëputjes prej brengave e barrave të së vjetrës. E në të njëjtën kohë, përdor dhe mashtrimin e ”çekut të bardhë”, edhe pse në formë tjetër, duke vazhduar të këmbëngulë se është i majtë e se do ta ndihmojë shtresën e ulët e të mesme të shoqërisë.

Në secilin debat që do të bëhej sa i përket politikave neoliberale, stafi i Ramës do të fitonte përballë stafeve të partive të tjera. E meqenëse Rama është shërbëtor më i mirë i agjendës neoliberale, bizneset e mëdha të Shqipërisë janë rreshtuar rreth tij dhe nuk shkojnë te Basha sado të premtojë ky ulje taksash. E meqenëse bizneset në Shqipëri janë përgjithësisht korporata skllavërie, ato e dirigjojnë votën e punonjësve madje dhe të familjeve të tyre tek partia që dëshiron pronari, në këtë rast tek PS-ja. Po ashtu, këto biznese janë të njëjtat që kontrollojnë edhe sektorin e medias, e edhe atë të filantropisë, duke kontrolluar kështu edhe opinionin publik, shoqërinë civile, por edhe lëmoshën. E rreshtimi i bizneseve krah Ramës, për shkak se te Rama shohin shërbëtorin më të mirë neoliberal, kjo është ajo çka e godet rëndë PD-në, sipas mendimit tim modest.

Po ç´mund të bëjë pra PD-ja, në këtë situatë? Garën se kush është më neoliberal PD-ja nuk e fiton dot përballë një Usain Bolti të neoliberalizmit, siç është Rama me të tijtë. Për mendimin tim, PD-ja i ka vetëm dy rrugë (sigurisht duke përjashtuar kalimin e PD-së majtas, që do të ishte diçka e pagjasë). Njëra rrugë është konservatorizmi, rruga tjetër është neofashizmi. Po të ishte për mua, do të zgjidhte të parën. Por djathtizmi konservator është shumë ndryshe nga ai neoliberal. Konservatorët janë të vëmendshëm politikisht e ekonomikisht për kategori si shoqëria e kombi, dhe nuk heqin dorë nga zbatimi i politikave të forta sociale e kombëtare. Shembuj të tillë të suksesshëm në këtë aspekt janë disa, prej Polonisë (ku qeveria konservatore ofron paga mujore për çdo fëmijë, rritje e rrogës minimale, ulje e moshës së pensionit e shëndetësi falas për pleqtë) e deri në Turqi (ku konservatorët e Erdoganit bazën e kanë pikërisht te masat e varfra, të cilat kanë mundësi të shkollohen e të mjekohen falas, si dhe të përfitojnë prej programeve të punësimit e të subvencionimit shtetëror). Një PD konservatore nuk do ta bënte politikën e brendshme politikë të jashtme, dhe nuk do të vinte në diskutim agjendën kombëtare për arsye pazaresh të brendshme a të jashtme. Po ashtu konservatorët do të qëndronin për moral të fortë publik e politik e jo për supermarketizimin e shoqërisë, apo sharlatanizma e pazare nga ato që bëjnë neoliberalët dhe mediat e universitetet e tyre të dyshimta. Në të njëjtën kohë, etika e politika konservatore është e lidhur fort me një estetikë që është në antipod të postmodernes, e cila psh. në urbanizëm do të përkthehej në një kundërshtim e kritikë të paepur ndaj transformimit që etja e ndërtuesve për para po ia bën qyteteve të Shqipërisë. A do ta bënte dot PD-ja një vetëtransformim të tillë?

Postime: 37

Pjesëmarrësit: 19

Lexo temën e plotë

Kush e dinte?

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

IMG_7376

Shqipëria ishte midis kapitullimit të fashistëve të Mussolinit dhe ardhjes së nazistëve gjermanë më 1943 por kjo nuk e pengonte postën amerikane të hidhte në qarkullim edhe këtë pullë kushtuar Shqipërisë.
Burimi: Ambasada Amerikane në Tiranë në Twitter.

Postime: 11

Pjesëmarrësit: 5

Lexo temën e plotë

Një dokumentar turk që lartëson Gjergj Kastriotin

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Një mik krujan prej shumë vitesh në Londër kishte postuar sot këtë dokumentar turk që tregon sa problem i madh u bë Skënderbeu për Muratin dhe Mehmetin. Aq sa hakmarrja mbi shqiptarët pas vdekjes së heroit duhet të ishte “shembullore” deri në ndërrimin e fesë dhe ndalinin e gjuhës (e cila nuk funksionoi).

Postime: 4

Pjesëmarrësit: 3

Lexo temën e plotë

Qytetarët e botës kanë luftuar për të arritur ato të drejta që ju i gjeni gati

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Eleni Laperi

Është e dielë, kam vapë, po prapë nuk m’u durua e po shkruaj dy rradhë për gjithë ata që kanë ikur apo po ikin dhe na japin mend se si jetohet atje jashtë, ndërsa te ne rinia rri me thika në dorë e populli është një budalla i shumëfishtë, që rri gojëkyçur e duroj një jetë ferri, të paparë askund.

Këto përralla mund t’i hajë ai që i sheh tani vendet e zhvilluara e nuk e di historinë, ose nuk i dëgjon lajmet atje ku jeton. Sepse dikur në Zvicër familjet i shisnin fëmijët e tyre 5-vjeçarë për të punuar si oxhakëfshirës në Milano, pasi ishin trupvegjël e futeshin kollaj nëpër oxhakët e shtëpive. Pedofilia dhe shitja e fëmijëve nuk lindi si fenomen në Shqipëri; Oliver Tuisti nuk ishte shqiptar. Prostitucioni bënte e bën kërdinë ngado nëpër Evropë. Australia është ngritur mbi punën e detyruar të të dënuarve evropianë, mbi shfrytëzimin çnjerëzor të grave e aborigjenëve. Para disa vitesh në Vjenë një deputet u akuzua për shfrytëzim të emigranteve të reja si prostituta. Po të lexosh gazetaret amerikane që dërgoheshin në Evropë pas luftës së parë botërore, do lexosh tregime të llahtarshme për mënyrën si trajtoheshin gratë. Në Itali edhe sot nuk ka ditë që një burrë të mos vrasë gruan apo të fejuarën e tij. Nuk ka ditë që në një prej atyre vendeve të mos akuzohen politikanë për korrupsion. Në Sh.B.A. nuk ka ditë që të mos bëhen krime, vrasje deri në shkolla nga të rinj, që nuk janë shqiptarë.
Lista me tmerret në vendet e zhvilluara mund të jetë më e gjatë se gjithë historia e shkruar e Shqipërisë.
Po në gjithë ato vende, ku sot është vendosur demokracia kanë jetuar njerëz të mrekullueshëm, që kanë punuar e sakrifikuar për të vendosur atë rend të përparuar, shpesh edhe në heshtje, pa thirrur kurrë e pa rrahur gjoksin duke thënë ‘e bëra unë!’. Qytetarët e botës kanë luftuar për të arritur ato të drejta, që ju, shqiptarë emigrantë i gjeni gati, i kërkoni e i gëzoni, pa pyetur si u arritën, pa patur respekt për ata burra e gra, që sakrifkuan për to. Dhe ne na tregoni munxët!
Nuk kam asnjë kundërshtim që gjithkush të shkojë të jetojë atje ku i duket më e përshtatëshme, më e pëlqyeshme. Madje ndjehem shumë mirë kur nuk mendoj keq as për atë që ikën prej Shqipërisë, as për atë që ndërron fenë, as për gatë që mbulohen, as për vajzat që preferojnë të fitojnë bukën e gojës e garderobën duke shitur seks. As nuk do mendoj kurrë keq për ta , në se e bëjnë me dëshirën e tyre.
Po të gjithë ju, artistë, intelektualë, ish-diplomatë, që na shkruani duke mos ju rënë në sy përparimi, duke na dhënë mend e duke na treguar një Shqipëri llahtarë, që nuk e di ku e shihni, unë ju them: Sa më shumë ju lexoj, aq më shumë bindem se nuk duhet ikur prej këtij vendi! Sepse në fjalët tuaja më shumë ndjej trishtimin tuaj, brerjet e ndërgjegjes, se lini pas jush poezinë e një jete prej fëmije, që nuk do e gjeni kurrë askund, shihni sa shumë po përpiqen ata që rrinë, të bëjnë një vend të pëlqyeshëm e të përshtatshëm për brezat e ardhëm! Atë që ju nuk e bëtë dot, se menduat vetëm për vete!
Ju vjen keq kur lexoni për sukseset e atyre që keni lënë ‘në këtë vend ku nuk jetohet’. Ju vjen keq se janë pikërisht ata, që do jetojnë e punojnë në këtë Shqipërinë –sipas jush të llahtarëshme, të cilët do mbeten të pavdekshëm e do kujtohen nga brezat që do vijnë. Se janë pikërisht këta intelektualë, artistë, biznesmenë, puntorë, shtëpiake, politikanë, që mirë apo keq, duke gabuar e duke mësuar, do ndërtojnë një Shqipëri si vendet, ku jetoni ju sot.
Ndryshe nga ju, ata nuk do jetojnë me kokën prapa. Sepse ata që do jetojnë pas tyre do u thonë ‘Faleminderit’ sa herë të ngrihen nga shtrati në mëngjes!

Postime: 146

Pjesëmarrësit: 31

Lexo temën e plotë

Zara dhe tavëll

$
0
0

@Cecua shkruajti:

Me duket se kam folur dikur per kete episod; kete eksperience me administraten shqiptare.
Ishte rreth 10 e menjgjesit. E gjeta aty drejtorin. Luante tavell bashke me nja dy “specialiste”. Nxora celularin dhe u thashe se do ti beja foto tavlles, dhe i pyeta nese donin te dilnin edhe ata. U cuan pupthi dhe u bene njesh me muret anesore.
Kisha 2 dite qe kerkoja drejtorin per te zgjidhur dicka krejt banale. E gjeta ne kete vrime miu, ne nje cep te sajuar te godines se… Te pakten keshtu me kujtohet.

Postime: 42

Pjesëmarrësit: 15

Lexo temën e plotë

Duel filozofësh

$
0
0

@machitewa shkruajti:

Blerim Latifi, nder filozofet me te njohur ne Kosove, i “detyruar” te shkruaje nga pozita e oborrtarit te pushtetit (me gjase te shpenzuar dhe ne ikje), dhe
Elvis Hoxha, filozof nga Shqiperia, keshilltar dhe ideolog prane Vetevendosjes (ne rritje dhe ne ardhje).

Shkeputje nga seria e fundit:

76 vite më parë, me urdhër të Kominternit ( Internacionalja Komuniste me qendër në Moskë), komunistët jugosllavë dërguan në Shqipëri dy komunistë kosovarë Milladin Popoviqin dhe Dushan Mugoshën. Misioni i tyre ishte i qartë: komunistët e Shqipërisë, të shpërndarë në kush e di sa grupe, t’i bëjnë bashkë në një parti komuniste dhe shqiptarët si tërësi t’i përçanin në shumë grupacione. Siç thuhet në fund të filmave aksion të Hollivood-it: the mission accomplished! Se çfarë erdhi më pas këtë e dimë të gjithë: komunistët fituan luftën e pashpallur civile me nacionalistët e Mitat Frashërit dhe legalistët e Zogut, më pas vendosën diktaturën staliniste, ndërsa Kosova e shkretë u rikthye nën pushtetin e Serbisë së Rankoviqit, ministër i brendshëm i Titos dhe shefi gjakatar i UDB-së. Ky rikthim u përligj me vendimin kriminal të Konferencës së Prizrenit të vitit 1945 , përmes të cilit komunistët e Kosovës, pa e pyetur popullin e Kosovës, në emër të tij, vendosën ribashkimin e Kosovës me Serbinë, ribashkim prej të cilit ende sot kemi probleme shumë të mëdha.

76 vite më pas, Shqipëria jonë e dashur, po na e kthen borxhin historik: ajo si ekuivalent të Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshës na dërgon Elvis Hoxhën dhe Boiken Abazin. Misioni përsëri është internacional: të bashkohen komunistët e Kosovës rreth Enverit të ri, ndërsa ne të tjerët që mendojmë ndryshe duhet të pajtohemi të ndajmë fatin e ballistëve, kolaboracionistëve, reaksionarëve, e kush e di se të kujt tjetër.“

Ne vazhdim, debati sipas kronologjise:

[1] http://www.gazetaexpress.com/oped/shkruan-blerim-lleter-studenteve-te-mi-majtiste-412828/
[2] http://m.gazetaexpress.com/mobile/oped/mendimi-express-i-blerim-latifit-414769/
[3] http://m.gazetaexpress.com/mobile/oped/elvisi-dhe-populli-414776/
[4] http://m.gazetaexpress.com/mobile/oped/blerime-te-zbrazur-415467/
[5] http://m.gazetaexpress.com/mobile/oped/shkruan-blerim-latifi-si-u-be-avokati-i-millosheviqit-frymezues-i-militantizmit-te-vetevendosjes-415556/
[6] http://m.gazetaexpress.com/mobile/oped/blerim-me-ty-nuk-lulezon-leximi-415749/
[7] http://m.gazetaexpress.com/mobile/oped/elvis-don-kishoti-415952/
[8] https://www.facebook.com/ElvisHoxha2015/posts/472846703074056?refid=52&ft=qid.6452293451023956329%3Amf_story_key.7347258740723414572%3Atop_level_post_id.10212618275163469&tn=R-R
[9]
http://m.gazetaexpress.com/mobile/oped/rikthimi-i-milladin-popoviqit-417031/

Postime: 1

Pjesëmarrësit: 1

Lexo temën e plotë


Gati për makinat elektrike?

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Model 3 erdhi (po vjen) çka e sjell Teslën në çmim të krahasueshëm me shumë mjete të tjera të kategorisë “sedan”. Por kur vë në peshore edhe shpenzimet e eliminuara të karburantit, vajit, filtrave dhe 10,000 bullonave e hekurishteve të tjera që një makinë ka, leverdia bëhet më e prekshme. Meqë ra fjala, Tesla ka vetëm 12 pjesë lëvizëse, 60% efikasitet krahasuar me 10 - 20 % tek mjetet më efikase me motor me djegie, bën gati 600 km me një rimbushje dhe bateria zgjat më shumë se pjesët e tjera. Një analizë e pavarur maste 6% rënie në performancën e baterisë pas 322,000 km. Motorin e ka sa një shalqi dhe ndodhet mes rrotave të pasme, bateria e vendosur poshtë e bën ngarjen shumë të sigurtë. Për shpejtësi në start krahasohet vetëm me makinat ultrasportive.

Tesla ende nuk ka hyrë në Shqipëri, sido që distancat e shkurtra dhe ndotja haluçinante e ajrit nga makinat me naftë dhe nafta me solar, i bëjnë makinat elektrike shumë të nevoshme. Chevy po shet një veturë elektrike 5000 usd në Kinë që duket si një Smart dhe ka çmim të lehtë.

IMG_7380

Në Shqipëri kam ngarë VW e-up për 1 javë. Krejtësish elektrike, është një makinë e këndshme për në qytet. Një mbushje baterie arrin 160 km, por ka vetëm dy a tri pika karikimi. Sidoqoftë VW mund të karikohet edhe me një prizë si e lavatriçes. Ngarja është shumë e këndshme dhe pse e çuditshme fillimisht në mungesë të zhurmave të zakonshme të motorit.

IMG_7382

Por hyrja e makinave elektrike veç vështirësive logjistike mund të hasë edhe luftën e fshehtë nga bizneset e hidrokarbureve, ndotës të tmerrshëm por financues të mirë fushatash. Deri tani në frontin e makinave elektrike unë nuk kam dëgjuar asnjë projekt konkret nga asnjë drejtues por koha nuk mund të ndalet dhe nevoja që Shqipëria ka për t’i shpëtuar tymrave vrasës nuk mohohet dot. VW dhe Policia e shtetit bashkë me OSHEE, kanë vënë në qarkulim patrullat me Golfin 7 elektrik të VW, e-Golf. Çmimet janë ende ca të larta pasi e-Golf shkon diku tek 40k euro, por do bien. Me disa teste që kam bërë, shumë të apasionuar pas makinave në Tiranë kanë njohje të mirë të zhvillimeve dhe shprehen entuziastë dhe të gatshëm për kalimin nga djegia e brendshme tek makina elektrike. Me distancat e shkurta, diellin e shumtë që mund të përdoret në pikat e karikimit dhe energjinë elektrike që prodhohet nga uji e jo nga qymyri, Shqipëria do ishte një vend shumë i mirë për këto mjete. Unë për vete kam rënë brenda me to, por nuk po përdor shprehjen, më ka zënë qymyri.

Postime: 56

Pjesëmarrësit: 22

Lexo temën e plotë

Zjarr dhe furi kundër regjimit të Kim Jong Unit

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

raketa

Te marten Presidenti Trump foli nga New Jersey ku ndodhet me pushime-pune ne njerin nga resortet e tij te golfit per t’i bere te qarte Korese se veriut se nese nuk i ndal kercenimet do te perballet me “Zjarrin dhe furinë” e ShBA-ve. Koreja e veriut nga ana e saj eshte pergjigjur se brenda disa ditesh do te leshoje raketa berthamore drejt Guamit, ishullit te vogel ne Paqesor qe eshte territor amerikan. Tensionet jane ngritur si asnje here me pare midis vendit represiv komunist dhe amerikaneve, gje qe ka shqetesuar Koreanojugoret. Sipas tyre, kercenimet e Korese se veriut nuk jane asgje e re pasi ai regjim flet kete gjuhe prej dekadash. Nga ana tjeter, Shtetet e Bashkuara, permes Presidentit e kane ashpersuar gjuhen e tyre si asnjehere me pare. Kuptohet nje perplasje reale midis K.V. dhe ShBA-ve do ishte vetevrases per te paret, por sipas disa eksperteve, nese ndjen se mund t’i vije fundi, regjimi koreanoverior mund te beje veprime te cmendura.

Le te provojme dicka. Meqe une nuk kam mundesi. Jeni te lutur qe nese keni detaje te tjera informative lidhur me keto ngjarje t’i sillni ketu, per ta bere sa me te plote informacionin.

Postime: 19

Pjesëmarrësit: 13

Lexo temën e plotë

Zjarrfikës, por pa mjete. Dorëzohen bashkitë: Jemi të pafuqishme

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Në shumicën e rasteve, të fundit që mbërrijnë në vendngjarje janë pikërisht zjarrfikësit. Kjo, sepse në shumë bashki një repart i tillë nuk ekziston, ndërkohë që ligji dikton krijimin e tyre deri në dhjetor të vitit 2018. - Top Channel

Postime: 23

Pjesëmarrësit: 11

Lexo temën e plotë

Requiem per Poetin !

$
0
0

@kapo shkruajti:

Nuk më kujtohet data!Në burg nuk kishin rëndësi orët, ditët, muajt! Vetëm vitet kujtoheshin! Viti i arrestimit dhe ai i lirimit të mundshëm që mbetej gjithmonë diku larg!Mbaj mend që ishte verë, dhe diçka më shumë se një vit më parë isha riarrestuar e ridënuar për herë të dytë me akuzën e Tradhëtisë ndaj Atdheut dhe Agjitacion e Propagandë. Me prisnin 11 vite të gjatë, dhe ngushëllimi i vetëm ishte mosha.\nSapo kisha mbushur të 18-at, dhe po të deshte i madhi Zot, rreth të tridhjetave mund të isha serish jashtë. Nuk e di se përse, por të burgosurit politikë nuk thoshin kurrë, në burg apo në liri, por brenda e jashtë! Asaj kohe nuk më kishte rënë në sy kjo gjë, por më pas, në vitet që erdhën, dhe në kujtimet që herë pas herë kërkojnë të drejtën e tyre për të mbijetuar, më kujtohesh se ne nuk thoshim i lirë, por jashtë! Dhe jo i burgosur, por brenda! Besoj se nuk duhen shumë mend për ta kuptuar se përse!Më kujtohet se bënte shumë vapë, kur zbrita nga birucat e hetuesisë së Tiranës në kaushin e burgut. Një vit më parë kisha kaluar një hetuesi të vështirë në duart e zv. Shefit të hetuesisë së rrethit Durrës, Agim Ferizit (sot nënkryetar i gjykatës së apelit Durrës) dhe gjashtë muaj më vonë isha marrë sërish nën hetim në Tiranë pasi kishin arrestuar xhaxhanë me akuzën e kontrabandës se floririt.\nHetuesit të Tiranës i mbaj mend vetëm mbiemrin, Mëlyshi, dhe një sy çakërr, që kur të drejtohesh të dukej sikur shikonte në tavan! E kisha kaluar edhe atë dallgë, dhe pas tre muajsh isha sërish në kaush të burgut, ku prisja transferimin me destinacion repartin e riedukimit 313 Qafë-Bar. Tuç… Pukë. Nga hetuesia dola me një dhimbje koke që së bashku me vapën, tymin e duhanit dhe dendësinë e të burgosurve të ngjeshur si sardelet në një dhomë me tre radhë krevatësh rifuxho, ma bënin të pamundur të më zinte gjumi. Kërkova një valium në infermieri, dhe infermieri më dha një kokërr të madhe me ngjyrë jeshile të errët dhe pak si të sheqerosur në shije, (të cilën ma kishin dhënë shpesh edhe në hetuesi) dhe më kërkoi ta pija në prezencë të tij! Të burgosurit nuk bënin pyetje! Nëse u kërkohej të bënin diçka, ose e bënin ose jo, por pa kërkuar shpjegime se përse! Edhe unë e piva pa thënë gjë, mjaft të flija. Më vonë dikush më tha se ato që kisha pirë për tre muaj rresht ishin kloropromazinë 100, një qetësues për të sëmurët psiqikë.Nuk e njhja Havzi Nelën.Deri atë ditë nuk kisha dëgjuar të flitej për të. Rreth orës katër pasdite, kur të burgosurit ordinerë më dënime të lehta ktheheshin nga puna në kompleksin e pishinave që po ndërtohej në Tiranë, ku punonin bashkë me shumë të burgosur politikë – ndonëse kontaktet mes tyre i kishin shumë të kufizuara – dikush në korridor hapi sportelin e vogël të derës sonë e thirri me sa kishte në kokë: “E varën edhe një tjetër nga ju, armiqtë e mutit!!”Ai zë me kumbon akoma në vesh.Kishte një të qeshur tallëse që shkonte mes cinizmit e gallatës! Më vonë, një i burgosur ordiner me të cilin kishim mundësi të flisnim në mëngjes kur ai lante korridorin e ne dilnim në ajrosje, na tha se kishte qenë njeri nga kapterrat e shoqërimit që na kish dhënë lajmin e kobshëm, duke u zgërdhirë vesh më vesh!Aty për aty, askush nuk ja vuri veshin! Kishim shumë provokime të tilla, e nuk na bënin më përshtypje. Nuk e di se kur më zuri gjumi! Heshtja e natës thyhej nga gërrhimat e rënkimet e të burgosurve në gjumë. Diku, në të gdhire, një ulërimë e mprehtë, therëse shqeu vetëdijen time të përgjumur. U ngrita ndenjur pa e kuptuar se ç’po ndodhte. Flija në radhën e tretë të rifuxhos, ku më të vjetrit nuk arrin të ngjiteshin, ndaj flinin në rreshtin e parë apo të dytë. Ulërimat përzier me rënkime ngjethëse vinin nga diku poshtë, sikur dilnin nga dheu. Të burgosurit rreth tij mundoheshin ta zgjonin nga ajo ëndërr e ligë! Dikur u zgjua, u qetësua e sërish gjithçka heshti.Të nesërmen më thanë se i burgosuri në fjalë ishte torturuar aq shumë, ngaqë nuk pranonte të dilte në punë, sa i kishin dëmtuar edhe organet gjenitale, e që atëhere nuk urinonte dot më në këmbë si të gjithë meshkujt. E kishin sjellë në kaush për ta transferuar në Burgun e Burrelit pasi nuk e kishin thyer dot, e nuk e kishin nxjerrë dot në punë.\nAtë, që në fillim e kishim marrë për një provokacion të zakonshëm, pak ditë me vonë na e konfirmuan burime të ndryshme të “radio burgut”!\nËshtë e çuditeshme se sa shpejt qarkullonin lajmet tragjike! Aty dëgjova për herë të parë për Havzi Nelën: E kishin ekzekutuar me varje në mes të qytetit. Ata që e kishin njohur tregonin për të, e përpiqeshin të hamendesonin se ç’kish bërë që ta varnin?! Dikush tha për poezitë që shkruante, por logjika nuk mund ta pranonte një arsye të tillë, e kërkonte motive të tjera, më të thella e të komplikuara! Si mund të varesh dikë për disa poezi?\nAtëhere nuk e njhja Edvin Ramën. Për të jatin dija që ishte skulptor. Nuk njihja as Diana Çulin, as kisha lexuar ndonjë poezi të saj! As që më shkonte nëpër mend që ata kishin firmosur dënimin me vdekje të një mësuesi, poeti, NJERIU! Atëhere nuk mendoja se e keqja kish kaq rrënjë të thella, e një fytyrë aq banale e emra aq të zakonshëm si Kristaq, apo Diana! Atëhere mendoja se e keqja si ne përrallë rrinte e mbyllur në Shpellën e Bllokut, e mbahej në këmbe nga qentë e saj me uniformë jeshile e Kostume gri!\nPor sot Nebil Çika ma kujtoi, e rashë në detin e trazuar të kujtimeve, ku u ngjallën zera, fytyra, kujtime, njerëz, vende e vite që banaliteti i së keqes universale përpiqet t’i fshijë me forcën e heshtjes!
(Marrë nga Fb i Gjergj Hanit, 8 gusht 2015)"

Postime: 2

Pjesëmarrësit: 1

Lexo temën e plotë

Pogradeci, qyteti që fsheh vlerat për të treguar antivlerat

$
0
0

@Olsjan shkruajti:


Nga Olsjan TOPALLI

Në këto ditë të nxehta gushti me temperatura mbi 40 gradë zgjodha qytetin e Pogradecit për të kaluar disa ditë pushimi…

Udhëtimi nis i hareshëm që në mëngjes, shoqëruar me ndjesinë e papërshkueshme që të ofrojnë pushimet.

Pasi udhëtimi kishte shkuar për bukuri deri në Lin të Pogradecit, aty fillon dhe ”beteja” ime me këtë qytet.

Rrugë me gropa, punime në rrugë, mbeturina ngado, trafik i rënduar, mungesë e punonjësve të policë në shërbim të komunitetit.

Asfaltimi i rrugës Pogradec-Lin duket sikur nuk është punuar me cilësi të lartë sipas standarteve të kërkuara, pasi në një pjesë të këtij aksi rrugor prej afro 500 metrash ky asfalt është amortizuar dhe janë krijuar gropat e para, ndonëse kjo rrugë quhet e papërfunduar plotësisht.

Disa punëtorë kanë filluar nga puna menjëherë për ti arnuar këto gropa, ndonëse në një moment jo të përshtashmëm pasi është kulmi i sezonit turistik dhe këto punime bëhen pengesë e qarkullimit normal të automjeteve të shumta që përshkojnë këto anë.

E sikur të mos mjaftonte kjo. Vapa ka nisur përvëlimin e saj me ritme të shpejta edhe është mëngjes heret, e bëhet akoma më e padurueshme kur pret për të kaluar te pjesa e rrugës së amortizuar. Megjithëse këtë pjesë mundohem ta shmang duke shijuar bukuritë e liqenit të Ohrit.

Pas më tepër se 30 minutash udhëtim nga Lini futem brenda në qytet, me idenë se Pogradeci do kishte ndryshuar sadopak. Por, më kot. Investime zero, rregulla zero, zhurmë kudo, njerez që ecin kuturu, ngado duke penguar dhe qarkullimin. Ky qytet ecën në mënyrë të çrregullt, pa ditur se ku.

Edhe pse ndodhem në mes të qytetit mungesa e një polici(sespe semafor sbëhet fjalë të ketë) ka bërë që automjetet të krijojnë kaos në trafik pranë kryqëzimit që ndan rrugën e varrezave me atë të policisë. Makina që vijnë e të tjera që ikin, njerëz mes automjeteve, kamionë me inerte që u bien borive papushin për të zhbllokuar trafikun, por më kot, ky qytet u dorëzua para pushuesve…

Mes shumë përpjekjeve arrij të arratisem nga trafiku mbytës e të gjendem bregut të liqenit me shpresën se aty do gjeja paqen e vërtetë të pushimeve.

Pas disa ecjeve buzë gjolit(liqenit siç i thonë ndryshe Pogradecarët) gjendem përballë një pamje mbreslënëse dhe ujërave të kristalta që ofron ky liqen. I rrethuar nga pushues të shumtë dhe turistë të huaj të cilët i kanë dhënë gjallëri këtij oazi të Juglindjes, duke u akomoduar në hotele apo dhe rulotë që ato posedojnë.

Megjithësi është një vend që të fal dashuri, Pogradeci ka akoma shumë punë për të bërë…
Ajo që bie në sy si në bare por dhe restorante është shërbimi i dobët, ndonëse ushqimi është i përkryer. Duket se pogradecarët nuk ua dinë akoma vlerën pushuesve.

g8gpqx20160301000721

Nëse ata do punojnë akoma më shumë me vizitorët do ta kthejnë këtë qytet ndër më vizituarit në Shqipëri sepse është një vend me potencial të lartë turistik.
Pra, këto janë disa nga problematikat e vogla që po ti mbledhësh bashkë krijojnë problem të madh. Ky qytet fsheh vlerat për të na treguar antivlerat.

Me të mbërritur mbrëmja pogradecarë e pushues bëhen një. Ata i bashkohen ecjes përgjatë shëtitores anës bregut të liqenit, ku duket se orët e mbrëmjes i kalojnë aty.
Ndërsa për ata të apasionuarit e jetës së natës kemi lajme të këqia, pasi ky vend nuk e ofron atë.
Qyteti i Lasgushit fle herët dhe zgjohet me natë… Që me buzëqeshjen e Diellit që nga Mali i Thatë, pogradecarët nuk ngurojnë ta pinë kafenë e mëngjesit lokaleve buzë gjolit. Duket se janë të dashuruar me atë çka qyteti i tyre u ofron.
Pozita gjeografike e Pogradecit e bën këtë vend mjaft atraktiv si për pushuesit shqiptarë por edhe të huaj.

Nëse nga pushteti lokal e qëndror do i kushtohet me shumë vëmendje turizmit e do të bëhen investime frytdhënëse ky qytet do të kthehet ndër qytetet më të vizituara në Shqipëri por pse jo dhe në Ballkan.
Pogradeci ka gjithçka që shumë vende të tjera nuk e kanë. E nëse fillojnë investimet e mëdha në turizëm, ato më parë duhet të fillojnë nga perla e Juglindjes, Pogradeci.

Postime: 21

Pjesëmarrësit: 10

Lexo temën e plotë

E ardhmja e Fake News

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Adobe, e famshme per Photoshop-in, ne konferencen Adobe MAX 2016 zbuloi programin e ri VoCo (shpjegohet qarte ne videon me poshte) i cili mjaft te marre nje regjistrim 20 minutesh te zerit tend, dhe pastaj mund te lexoje cdo tekst te shkruar, sikur e ke thene ti. Nese programit i ushqehen 40 minuta ku ti ke folur, atehere ai arrin nje nivel te perkryer manipulimi, seps ene 40 minuta t’i ke perdorur pak a shume te gjiithe gamen e fonetike dhe zeri yt (tanime jo vetem i yti) mund te lexoje cdo tekst e te thote cdo gje, edhe ato qe t’i nuk do deshiroje t’i thoje kurre.

Ka edhe nje hap tjeter, zeri mund te bashkohet me figuren dhe te krijoje video kur ti mban fjalime qe nuk i ke mbajtur. Video eshte ende e dallueshme, por shume shpejt do arrije edhe ajo te behet e pakapshme me sy te lire. Ky fjalim ilustrues i Barack Obames nuk ka ndodhur kurre.

Adobe e ka krijaur programin per industrine kinematografike, pasi kjo do i lehtesonte shume montazhieret. Kur gjate nje filmi nje dialog eshte lexuar gabim, duhet bere nje regjistrim i ri zeri, i cili pastaj me nje shkalle veshtiresie i vishet imazhit te aktorit, ndersa me VoCo, mund ta besh aktorin te thote cdo gje, me zerin e tij.
Edhe buzet dhe shprehite e fytyres mund t’i manipulohen lehtesisht, si ketu:

Por shqetesimi qendron ne faktin se ne epoken e fake news, pas fotove, edhe videot qe shohim mund te mos jene reale, por ngjajne te tilla. Eshte e lehte te shohesh se c’probleme mund te sjelle kjo. Nje lider boteror mund te shpalle lufte, psh. ne nje video te realizuar me manipulimin digjital, etj etj.

Adobe nuk ka nje pergjigje kur keto ceshtje i adresohen, por ndoshta ne te ardhmen videot nga njerez te rendesishem do duhet te kene nje numer serial qe provon autenticitetin e tyre, apo nje tjeter zgjidhje te thirrur nga nevoja.

Postime: 6

Pjesëmarrësit: 4

Lexo temën e plotë

Xhihadistët nga Ballkani kthehen të zhgënjyer nga kalifati i ISIS


Barcaleta

$
0
0

@Kthupi shkruajti:

S’kisha hapur ndonjehere teme ketu dhe thashe ta provoj nje here. :smile: Ka qene nje teme barcaletash te peshku i vjeter ne mos gaboj por s’e pashe te transferohej ketu.

Nje vizitor te kopshti zoologjik po kalonte para kafazit te majmuneve dhe e pa bosh. Pyet nje nga ata qe punonin aty se c’ka ndodhur.
-Eshte sezoni i ciftimit tani zoteri. Te gjithe majmunet jane brenda, “po punojne”.
-Mendon se mund te dali ndonjeri sa t’i jap ca kikirika?
-Ti do dilje?

Postime: 17

Pjesëmarrësit: 8

Lexo temën e plotë

Dhunë dhe vdekje në Charlottesville

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Charlottesville

Një miting i nacionalistëve të bardhë nën logon “Unite the Right” në Charlottesville, Virginia ka shkaktuar përplasje të dhunshme midis tyre dhe kundërprotestuesve. Një grua 32 vjeçare humbi jetën kur një mjet u lëshua mbi grupin e protestuesve. Brenda mjetit, James Alex Fields Jr., 20 vjeç, nga Ohio. Sipas CNN Fields Jr i kishte thënë së ëmës se do merrte pjesë në mitingjet e “Alt-Right” por bindjet e tij politike nuk dihen ende.

Charlottesville, Virginia është qyteti i Thomas Jefferson-it, me 47 mijë banorë dhe i majtë. 80% të votave në zgjedhjet e fundit ishin për Hillary Clinton. Por nacionalistët dhe anëtarë të Ku Klux Klanit janë të zemëruar nga tendenca e qytetit për të hequr simbolet e konfederatës, palës humbëse në luftën civile, ndër to edhe monumenti i gjeneralit konfederativ Robert Lee.

cv1

Të premten mbrëma nacionalistët marshuan me pishtarë brenda kampusit të Universitetit të Virxhinias ku u përplasën edhe me policinë pasi grumbullimi ishte pa leje. Përplasjet me kundërprotestuesit nisën që të premten dhe kulmuan mëngjesin e të shtunës me makinën që u lëshua mbi njerëzit me shpejtësi të lartë. Presidenti Trump i ka dënuar të dyja palët në Twitter dhe ka bërë thirrje për t’u bashkuar si një.

cv2

Postime: 124

Pjesëmarrësit: 19

Lexo temën e plotë

Leter Presidentit Ilir Metaj

$
0
0

@Pjer shkruajti:

                                                                               Antwerpen   Gusht   2017

I nderuar zoti President,
Do t’me falni per vonesen e urimit ne detyren e re, por disa shqetesime te Brukselit ne ngjarjet politike shqiptare, me kishin marre nje pjese te kohes, angazhim i se ciles me kishte shkeputur edhe nga puna rutine qe kam ne Antwerpen.
Shqetesimet per Shqiperine mbeten akute por problematika ku fokusohej me shume ishte ripoziocionimi i fugurave politike, nder te cilat edhe pozicionimi juaj ne postin e Presidentit, qe duke u bazuar ne divergjencat e ashpra me kryeministrin gjate fushates, i detyronte grupet e punes se Brukselit te kishin nje shqetesim teper te madh per ngecjen e proçeseve demokratike. Kjo gje lidhej, edhe me paqundrishmerine psiqike, mosekuilibrimin mendor e mosseriozitetin qe kish kryeministri shqiptar, i cili per çudi kish marre edhe flamurin e realizimit te te gjitha reformave, duke e bere ate nje Don Kishot te koheve moderne. Kapercimi i tij nga drejtues e vendim-marres ne politiken shqiptare, ne nje pozicion si opozitar, si ankimtar, i kish lene pa mend te gjithe.
Une mendoj se s’do ta keni te lehte detyren e re, dhe ju uroj ti kaloni situatat politike qe do te lindin, kontradiktat politike qe do te lindin, me nje urtesi e largpamesi te tille qe do shuajne çdo kryeneçesi qe del jashte vijes se verdhe, jashte normave te pranuara nga te gjithe. Shmangja e nje krize politike, do te ishte jo vetem ne interes te Brukselit, por me shume edhe ne interes te popullit shqiptar.
Papergjeshmerite politike qe jane vene re nga dy lideret e dy partive kryesore tradicionale, kane lene pa mend Brukselin, te cilet edhe tani kane merakun e ndonje oshilacioni ekstrem qe mund te shfaqet nga te papergjegjeshmit politik te Tiranes. Ju uroj dhe nje here, suksese ne punen tuaj te re, pune e cila perveç veshtersive politike, do te kete edhe rutinen e saj, siç eshte ajo e dekorimeve dhe dhenies se nenshtetesise shqiptare, e pikerisht ketu i nderuar President do te ndalesha pak.
Eshte vene re (dhe kjo eshte pozitive) qe qytetare te Europes perndimore veriore, po blejne shtepira e apartamente ne jug te Europes, sidomos ne Spanje, Greqi, Turqi, Itali, Portugali, etj vende, ku nuk perjashtohet as vendi yne Shqiperia. (megjithse shume belq me thone me shaka se tashme vendi im eshte Belgjika).
Tani ne keto vende, kuptohet, duke patur nje legjislacion liberal ne drejtim te shtetesise, si dhe nje respekt e interes per te ardhurit nga Europa veriore, keto vende i perkrahin, te pakten komunat e bashkite ku vendosen, qofte edhe perkohesisht. Mirpo jo e njejta gje, vihet re nga administrata shqiptare ndaj te huajve qe vijne e blejne apartamente apo shtepia aty. Nuk them se ka nje indiferentizem, sepse jane vete banoret pereth qe i ndihmojne per gjerat e vogla apo te bezdishme siç jane; kontaktet me zyrat e elektrikut, ujsjellsit, lagjes, etj. por ka me dhjetra te huaj qe kerkojne nenshtetesine shqiptare sipas ligjit, por nuk e marrin dot se vete apartamentet qe kane blere, jane te pahipotekuara, e ketu nuk eshte faji i tyre se sa faji i ndertimorve e bashkive.
Eshte ne nderin tone qe kush i huaj qe ka nje prone me shume se 5 vjet, tu jepet nenshtetesia e nepermjet kesaj te perfitojne te drejta te barabarta me shtetasit shqiptare, siç jane ato te regjistrimit te makines, zgjedhjes se depudetve, bashkive etj. Ka shume te huaj qe vijne me makina, kuptohet me targe te huaj, e ju duhet qe pas 3 apo 6 muajsh te ridalin e hyjne perseri, perndryshe paguajne gjobe, nje mase dhe ligj tejet absurd.
Sa me shume te huaj e sa me shpejt te marrin nenshtetesine shqiptare, aq me shume do vijne te blejne apartamente apo te rrijne me qira, gje qe do te thote me shume te ardhura e nje ekonomi e forte.
Shpresoj i nderuar President, se ky problem, duke u pare me mire e me gjere nga kabineti juaj, do te sjelli nje impakt pozitiv ne ekonomine shqiptare, jo vetem duke e pare ngusht nga leket qe do paguaj i huaji per kete proçedure, por duke e pare me gjere ne aspektin se ky i huaj do jete nje ambasador i Shqiperise kur te kthehet per vizite ne vendin e origjines me karten e identitetit shqiptar ne dore. Kjo gje mendoj se do nxisi edhe te tjere bashkombas te tij, familjare te tij, femije te tij, niper apo mbesa te kerkojne neserdej edhe ata nenshtetesi shqiptare, apo ti nxisi ata te blejne e investojne ne Shqiperi.
Me interes per vendin tone, do ishte edhe dhenia e nenshtetesise, ndaj atyre individeve qe kane vite qe proklamojne Shqiperine ne vendet e tyre, dhe kjo do te ishte me e pakta qe Shqiperia ben per ta.

Me shume respekt nje emigrant, Pjeri.

Postime: 122

Pjesëmarrësit: 21

Lexo temën e plotë

Ekuilibri shqiptar midis jetës dhe punës tërheq të huajt

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Disa nga njerëzit që e shijojnë vërtet Shqipërinë janë të huajt që punojnë këtu, për shtete, organizata apo biznese ndërkombëtare. Kombinimi i pagës së mirë me çmimet modeste dhe natyrën funksionon mjaft mirë për disa.

Postime: 20

Pjesëmarrësit: 10

Lexo temën e plotë

#BoycottGoogle ?

$
0
0

@urbantelescope shkruajti:

Ajo cfarë nisi si një ftesë për diskutim mbi diversitetin në ambientet e punës dhe politikat simpatizuese të punësimit pranë Google përshkallzoi shpejtë në një debat të gjërë mediatik,i cili mund të ketë pasoja domethënëse për gjigandin e internetit.

James Damore (software engineer)
para 1 muaji shkroi një memo “kontraversiale” drejtuar forumeve të brëndshme të Google,por javën e fundit u bë publike në media dhe ngjalli jo pak reagime të cilat sollën edhe pushimin e tij nga zyrat qëndrore të Google.

Momentalisht në GOOGLE 80 % e të punësuarve në fushat teknike janë meshkuj, ndëshkimi i James Damore se thjeshtë citoi faktet që ndikojnë në të tilla shifra dhe hapi diskutimin si mund të rritej numri i inxhiniereve femra tregon edhe njëherë se deri ku ka arritur infeksioni i “political correctness” dhe propaganda e majtë feministe.

Por mesa duket Google nuk e ka problem të tregojë forcën dhe pushtetin ndaj zërave të heshtur që nuk pajtohen me politikat e kompanisë ,po të konsiderojmë që shumë punëtorë të tjerë sot kanë akoma më shumë frikë të shprehin opinionet dhe bindjet e tyre në një ambjent pune të “diversifikuar” i cili reklamon dhe suporton politikat e gjithëpërfshirjes por jo doemos të meritokracisë.

Në 27 qershor të këtij viti të gjithë dëgjuam për gjobën stratosferike dhe të praprecedentë prej €2.4 billion,paditur nga regulatorët e Bashkimit Europian për mekanizmat favorizuese me të cilat Google penalizonte konkurencën në sitet e blerjeve online.

Julian Assange gjithashtu në vitin 2016 deklaroi në një intervistë se Google favorizonte kërkimet dhe rezultatet mbi kandidaten demokrate të zgjedhjeve presidenciale të 2016 në USA,Hillary Clinton.

Shumë akuza janë ngritur gjithashtu edhe nga komuniteti i krijuesve së videove online në Youtube e cila në shumë raste penalizon videot me përmbajtje konservative duke i hequr monetizimin dhe reklamat,censuron dhe në raste të vecanta bllokon edhe llogaritë sic ndodhi së fundmi me profesorin e famshëm kanadez Jordan B. Peterson.

Sot që po jetojmë në një periudhë të nxehtë politike,ku është thelluar si kurrë më parë hendeku midis fjalës së lirë dhe propagandës,konservatizmit dhe liberalizmit,shkencës dhe bindjeve personale , akte të tilla pushteti dhe totalitarizmi virtual-ekonomik nuk gjejnë përgjigjie tjetër vecse bojkotit nga masa.

Në Twitter cdo ditë e më shumë po qarkullon hashtagu #boycottgoogle njerëzit po i drejtohen search engineve alternative si duckduckgo, bing , yahoo, yandex thjeshtë për ti dërguar një mesazh të qartë Google , Youtube dhe Alphabet INC në tërësi që ti shërbejnë publikut në mënyrë transparente atë cfarë duhet dhe jo atë cfarë duan drejtuesit dhe politikat e caktuara.

David Brooks , një ndër kolumnistët konservativë të New York Times shkroi para pak ditësh se faji i gjithë këtij episodi bie mbi shpatullat e CEO-s së Google SUNDAR PICHAI
i cili duhet të japë dorëheqjen.

Postime: 24

Pjesëmarrësit: 7

Lexo temën e plotë

Viewing all 3202 articles
Browse latest View live