Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all 3202 articles
Browse latest View live

Foto e ditës: Kamioni - Pishinë

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Për shkak të të nxehtit, punëtorë në Raze, Turqi konvertojnë rimorkion e kamionit në një pishinë për fëmijët. Para se të mirëpresë të vegjlit, burrat i bëjnë provën përfundimtare "pishinës mbi rrota."

Getty Images/Muhittin Sandikci

Postime: 36

Pjesëmarrësit: 8

Lexo temën e plotë


Kuba do ndihmojë popullin të bëjë dashuri

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Kuba do t’i ndihmojë qytetarët e saj të bëjnë më shumë seks, në intimitet. Siç raporton BBC, është bërë e zakonshme të shohësh çifte që bëjnë dashuri në plazhe e parqe, për shkak se nuk kanë një vend më të përshtatshëm. Si në Shqipërinë e para viteve ’90, në Kubën e sotme shumë familje me disa breza dhe kurora, jetojnë në një shtëpi sëbashku, çka ua bën të vështirë të rinjve të gjejnë një vend të përshtatshëm. Sipas Reuters, edhe kur divorcohen ish bashkëshortët vazhdojnë të ndajnë të njëjtin apartament, tjetër reminishencë e Shqipërisë së dikurshme. Ka aktivitete private që lëshojnë dhoma me qira, por me çmimin 5 dollarë për 3 orë, këto janë shumë të shtrenjta për pagat kubaneze që janë nga 20 deri në 30 dollarë në muaj. Ndaj, shteti do të rihapë sërish posadat. Një “Posada” është një motel, dhe deri para 30 vjetësh në Kubë këto ishin të përhapura.

BBC tregon se të paktën pesë posada do jenë gati për publikun shumë shpejt. Shteti i hyn biznesit të moteleve me një 16 dhomësh në Havanë që quhet Hotel Vento. Një përfaqësues i sindikatave të punëtorëve thotë për të përjavshmen Trabajadores se, “Të mendosh për ofruar më shumë mundësi për të bërë dashuri nuk është aspak e ekzagjeruar. Kjo është një çështje që prek shumë njerëz dhe nuk mund të konsiderohet luks. Posadat e fundit në Kubë u zhdukën në vitet ’90 kur shkatërrimet e uraganëve bënë që shteti t’i kthente në apartamente banimi. Njëra ndër posadat e famshme që do I rikthehet lavdisë së dikurshme është “La Monumental” në Havanë. “Do ringjallim një shërbim që është shumë i kërkuar, ka ndikim social dhe ka dhe shumë përfitim. Një administrator hoteli në Havanë shton se “Qytetit i duhen patjetër posadat.”

Postime: 43

Pjesëmarrësit: 16

Lexo temën e plotë

Rama kërkon mbështetje tek shqiptarët e suksesshëm

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Ke gjetur suksesin jashtë vendit por ende ke një mendje të kontribuosh disi në Shqipëri? Edi Rama hapi adresë të re email-i, që të dëgjojë nga ti. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka ftuar njerëz brenda dhe jashtë vendit që kanë arritur gjëra në aktivitetin profesional privat, t'i shkruajnë në mënyrë që ata ta sjellin këtë përvojë brenda administratës shtetërore.

Rama është kritikuar në mandatin e kaluar për promovimin e disa figurave me pak përvojë profesionale në pozicione shumë të larta shtetërore. Nisma të ngjashme me këtë ka patur edhe në të kaluarën, por "thitja e trurit" siç është premtuar, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Cilët do ishte nxitësat që mund ta çonin dikë, nga sektori privat, brenda apo jashtë vendit, të niste një karrierë në administratë? Si ju duket?

Postimi i kryeminstrit në FB:

shqiperiaqeduam@kryeministria.al
Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë. Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)...
Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.
E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë! Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.
Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t'i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura. Për këtë qëllim, them se mund t'u vlejë adresa shqiperiaqeduam@kryeministria.al për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.
Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qendror po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Re të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPËRIA QË DUAM.
Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.
Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek shqiperiaqeduam@kryeministria.al
Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.
Pa hë njëherë, të presim e të shohim​:blush::v:️🇦🇱

Postime: 53

Pjesëmarrësit: 21

Lexo temën e plotë

Seedorf apo Luigi De Canio? Kush do udhëheqë kuqezinjtë?

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Clarence Seedorf, ish-lojtari dhe trajneri i Milanit, ka qënë kuqezi më parë ndaj nuk është çudi të bëhet sërish, si trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Sipas Top Channel në garë është edhe Luigi De Canio, si një trajner me shumë përvojë në Serie A që mund të ofrojë shumë nga talentet e De Biasit. Për kë jeni ju?

Postime: 15

Pjesëmarrësit: 6

Lexo temën e plotë

Jak Zekaj - "Tash"

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

-Vjeshtë e parë 1967-
Sot mue më dridhet zemra në krahnuer, nën kërcënimin e dekës, pse m’a ngulë në true, se gjindem përpara nji grumbulli gjyqtarësh mizorë i rrethuem prej munduesve të panumërt, të cilët të gatshëm presin shenjën e këtyne me i sjellë me duar të palodhuna, thuprat me tanë kthuça, mbi pulpat e trupit tim, para se me më nisë në vendin e të fshimëve të qytetit. I mnderuem ngulshoj e gadi më merrte fryma e as unk jam i zoti të çfajësohem, vetëm i rrotulloj sytë për rreth tue kërkue ndihmë e mbroje por megjithëse këto i kam hapë, nuk dalloj kund gja, pse friga i ka këputë njohuritë e shqisave tëmija e ma ka çapërdinë lamshin e truve.
Gjyqtarët para të cillve unë qëndroj i mnderuem prej të cillve pre çdo vendimësi për dekë, e zbatuesat e këtij vendimi të cillët gjenden përherë gati të kënaqun me i krye urdhnat e tyne kundra mehet, janë për mue pjestarët e shoqënisë njerzore.
E çka asht pra kjo shoqni njezore që unë krenar e ndoshta eçentrik ngel arbitër i saj e pickoj e tue sjellë grushta mbas grushtash, përgatitë ndër farka shqitpare, e baskaroj kesh me i ba autopsinë per me i njoftë sëmundjet e saje.
Unë këtë shoqni të njerzve të arsyeshëm, e mbaj kore shtazore, e kjo prej anës së vet e përplasë mbi mue mallkimin tye më dhanë dënimin e padiktuem.
Kujtova se kam këndue, por vjershat e radhituna prej meje janë gjamë e disprimit, vikamë e padame namesh, ulërimë mallkimi e jehonë e pakëputme kushtrimit, mbas të cillit nuk ka me ra kush. Kot brita, kot thirra, kot qita kushtrimin e ma kot kjava, pse dy kombsat e arsyeshëm, veçmas o grumbullue në shoqni të ndryshme, kan me i përgjigjë zanit timme tallje e qeshje sarkastike un’, i asgjësuem prej vendimit të gjyqtarëve të tyne kam me pushue i dispruem në vetmi e në harresë.
Kritikët e pa kriter janë zgjatë, para syve të hapun mbi mikroskope, përmbi këto vjersha, e shterngue në duar pincat e prehuna farka Ballkano – Anadollake, kanë me hulutmue ndër to bakteret e celulat e infektueme, e tue rrahë me shplakë të mëdhaja koshtë e veta tulake, kan me lëshue me një za të shqyem thirrjen: Ruajuni prej këtyne shprehjeve imorale e antishoqnore, pse kte mund të mutrojsin zemrat e pastra të popullit të tij! E të kënaqun për këtë vendim kan me pritë me buzëqeshje e levdata të hjedhuna prej xasave të diplomuem nëpër rrugina të drejtorinave të arsimit.
Opologjisti fetar, automoralisti i frymëzuem prej kensit, të cilin e ka sendergjue aj vetë në kundërshtim me të vërtetat ungjillore, tue ngërthye vetullat e trasha, e gjen helmin e pakenun në prëshkrimet e jetës së njëmendët, e i mësuem si asht me numru pika e presa nder shkrime të shenjta, i zgjatë gishtat me thoj të papreme e vizatë me to fjalë e thanje, tui shqiptu ngultas me autoritet që nuk ka gjashtërrokëshin gjygjsuer, e i kënaqun për ket vendim ka me çue sytë e përlotun kah qiella tue mendue, se kjo prej sërralli do të shesë bekimi të paqtueme. Femna e mbajtme me mendemadhësi kryeneçe, virgjin e infektueme me virusin e sfilizit ndër të rrokme të padame seksuale skutave, ka me shterngue ndër gishtat e zverdhtë stilografin e bukur e me ta ka me firmosë gjykimin për këto vjersha: Tepër pesimiste, shkaktojnë çrregullime në jetën e sotme shoqnore dhejanë kundra moralit popullor. E po atë stilograf “Made in Peking, China” ka me i dergue kaçurrelit Lysien një biljetë të perfumueme me kokainë per një rende – ous notet në skutën pranë Gripit në Parkun e Madh.
Për rreth tryezave ovale të zbukurueme me mbuloje plasmasi për mes saksijave të vogla laracike lulesh të zbeta serrash ballkanike shtri profesorat e pa të njëmendtë kulltukë të butë nder anda shumëcopash t’Universiteteve e t’Instituteve të larta, kna me i sjellë nëpër duer tanë lesh, këto shkrime e si Rabinët e Synedrit t’Israelit kna me lshue denimin mbi to tue përsëritë me shoshojnë vikamën “e kajfasit: Ouditis blasphemin! e: ç’nevojë kemi per dëshmitarë të tjerëe, e unë i harruem prej të gjithëve, miqve e shokëve, mbas sa mundit e djerset, do t’i shtrohem vendimit të tyne, pse rrogat e majme u hapën ktyne tager dhe të drejtën mbi gjithçka, e sherbimet e bame të mdhajve janë tituj akademika të mjaftueshëm me i vue mbi tjerët. Fjala e tyne është hyjnore, vendimi i tyne asht i padiktim, e këta ba zeusa bumbulluesa qëndrojnë fatlum tui da gjygje tui pre vendime nder shkulme të reve të prarueme prej rrezeve të Apollit mbi kreshta t’Olimpit shqiptar, e ofshe për të mjerët, po ba me ju mbush mendja me i flakrue rrfenat e veta ditunore mbi krenat e atyne, që nuk u bindën urdhnave e vendimeve politiko – shkencore.


Nën hijen e skelave të nalta, mbulue prej pluhnave të çimentos e të tullave, punëtorët e zheluem, të pikalosun ndër flakë e vetulla me sterpika gelqere, ndigjojnë me vëmendje spjeguesat e vjershave të pandijme ndonjë herë… e u bajnë me ditë se detyra e tyre asht me bajtë gurë e llaç: per ne daçin me i ngulë dhambët në ndonjë koje buket për vete e fëmijët e tyne.


Këta grumbuj të rrasun njerzish, intelektualë e malokë, janë gjygjtarët e veprave të mija,… të nxjerrun prej shkollave o të diplomuem prej profesorave pa diplomë, janë zbatuesat e vendimeve, që gjygjtarët kanë lëshue, e atëherë unë do t’i qëndroj i patronditun e guximtar me i dalë zot vedite


Por kush jam unë, që tui shkelë mbi botëkuptimin e krejt shoqnisë së tashme e të kalueme shqiptare guxoj me dalëkirurg, e kapë shoqninë per krahut e shqyej per dhuni nën thika të mprehta në tyrsen kirurgjike me i ba operacion, pe me i hjekë mullajt e qelbit e që nuk e lanë me marrë frymëe
Jam lajmëtar i pandigjuem i të vërtetave hyjnore jam thirrësi me za të shkyem i drejtësisë, jam gjamtari i therorve të kushtuem prej fuqisë së të mdhejve e për më tepër e kam shpallë vedin mjek kirurg të sëmundjeve morale, të cillat e kanë infektue, ma tepër se kurr, këtë shoqni njerzore, e pa u topitë e pa neveritje mundohem me hjekë llomin e qelbsinen që kan mbulue dhen.
Por tui shtrydhë këto mullaj qelbsinet a me njollosi qelbi tyne muee Tue iba shoqnisë njerzore operacione të flliqta, nder pjesë të infektueme, a u infektova unëe Tui i vue balsamin sherues a mu zhyen muee
Jo. E vërteta nuk asht dhunë! lakuriqësia nuk asht imorale! njimendesia nuk asht poshtenim!, por njerzit e pa kulturë të njëmendet janë imoralë të mbuluem me dhuni e të poshtër, ku nder këto shofin vetëm kënaqen shtazarakë e shfrimin e nepseve të veta.
Mjeku specialist i sëmundjeve venerjane, para se të vërtetohet në se varra asht e shkaktueme nga spiroketa palida o nga gonokoket domemos, do ti hapë sytë e do ti shtijë gishtat në plagë, e për këtë kërkuej nuk i shkon mendja me e quejt mjekun imoral e të dhanun mbas veprave shtazarake me i vikatë botës t ëruhet prej tij.
E pse atëherë mue vargu qesharak i pedantëve e i pseudoletrarëve do të më thërrasin pershkruesi i shtyem i imoralitetit, mbasi unë me përshkrimet e mija zbulova sëmundjet imorale të shoqnisë njerzore e ja qita në dritë e në diell varrët e shpirtrave të këtij kensit, që mbahet shpirt e asht shtasë, mbahet i bukur dhe asht i përçudun, mbahet i shëndoshë dhe asht i mbuluem me mullaj dhe dregcae
Unë krenin e njeriut e mallkova dhe mallkimi im asht i vetmi barë që e shëron ma sëmiri. Posë mizorisë së tij, bërtita në kupë të qiellit që të merreshim vesht njerzit e drejtë e të ruheshin e kjo britmë asht karantinë e domosdoshme me ruejtë pjestë e shëndoshta të shoqnisë. Zbulova nepsin e qita në shesh ndyesinën shpirtnore, të këndueme prej kangtarëve shtazarakë, si dahuni natyret, e me tallje sarkastike lëvdata therëse i vueme gazin, e këto tallje dhe ky gaz janë i vetmi mjet, që mund ti frenojë prrjet e njeriut shtasë.


Vallë tash kanga e qokthit, vaji i qyqes, vallet e bylbylave, gungatjet e pëllumbave e krrokjet e korbave bashkë me gurgullimën e gurrave e fishkullimet e erës janë monotone.
Kanë thanë të vjetrit se vetëm gomari nuk i shijon vallet e natyrës, vetëm veshët e tij, megjithse të gjatë, nuk i ndijnë tingujt e kangëve të shpendëve as jehonet e rrjedhave të përrenjve.
E po atëherë çka mund të bajnë njerzit, që edhe ky të hijnënë varg me të tjerëte. A mund t’ja ndërrojnë vallë natyrën e me ba që edhe ky ti ngreho veshët sa herë të jehojnë ndonjë tingull sado i largët; e gomari të përkundë kokën në shenjë pëlqimi me veshë të ngrehun tui, shiju kangët e vallete.


Heu poshtërsi njerzoree i verbti bërtet se të gjithë kan verbue e se shofin dritën e diellit; shkjepani tue përdredhë ma tepër shan shokë që ecin drejt; i fëlliqtë mbyll hundët e bërtet se e qelbën të tjerët e nuk e shef veden ba shtrekt tanë trupi; kangtari me një za kakofonik gervallet tue përbuzë zanat e tjerve, pa kujtue se me zanin e vet, në mos tash sado vonë bahet gazi i shoqnisë, pse e vërteta, e mira e bukura megjithëse të salvueme e të nëpërkambuna e çilin vetë udhën e dikur do të vehen në krye të vendit.
Por unë pse i ve këto shënime? Ç’më duhet mue shoqnija e sotme shqitpare e shitme të huejve, shtrue nën thuper të fuqishmit…?
Jo e per njimend jo. E çpalla vedin gjygjtar të paanshëmn për shoqninë njerzore që kje, asht e ka për të kenë.
E kjo botë shqitpare gjysmake e qesharake nuk ka me pas tjetër përgjigje prej mejet vetëm këto gjashtë fjalë: Honi soit qui mal y pense dhe betohem se nuk kam me shkrue ma, veç kam me u strukë në një qoshe i vetmuem tue u tallë e u zgerdhi për vepra të saja.

Postime: 1

Pjesëmarrësit: 1

Lexo temën e plotë

Kryemadhi në krye të LSI

Ankara - Stamboll, "Marshi për drejtësi"

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Mijëra mbështetës të opozitës në Turqi po marshojnë për të kërkuar drejtësi. Thirrja e tyre është “Hak, hukuk, adalet” - Të drejta, ligj, drejtësi. Marshimi ka nisur në Ankara më datë 15 qershor dhe do të përfundojë në Stamboll pas pak ditësh. Marshuesit kanë ecur në shi dhe temperatura të larta të qershorit dhe korrikut. Distanca midis kryeqytetit dhe Stambollit është 432 km dhe protestuesit ecin rreth 20 km çdo ditë. Shumë prej tyre protestojnë për padrejtësi që ju janë bërë për arsye politike.

"Po marshojmë për të ndaluar rrëshqitjen e Turqisë në autoritarizëm.", thotë lideri i opozitës social-demokrate në Turqi, Kemal Kılıçdaroğlu. Kılıçdaroğlu është njeriu që po e kryeson këtë marsh. “Ka nië frikë, që sundon” tha ai në një inervistë gjatë ecjes. "Gazetarët dhe qytetarët nuk flasin dot. Ne kundër kësaj situate luftojmë." Nuk dihet se çdo të ndodhë kur marshimi të mërrijë Stambollin. A do u japë kjo ecje jetë protestave të reja, apo do të avollojë në vapën e Bosforit?

Postime: 21

Pjesëmarrësit: 10

Lexo temën e plotë

Prona të mrekullueshme me pronarë të rremë

$
0
0

@bsalaj shkruajti:


Karaburun, Shqipëri. Foto Fatjon Plaku

Raimond Mëzi me profesion varrmihës jeton në një shtëpi të varfër në lagjen “Partizani” në Vlorë. Sipas një vendimi të Gjykatës së Vlorës të datës 29 Dhjetor 2000 nga gjyqtari Thoma Nika, Mëzi rezulton të jetë pronari i një sipërfaqe toke prej 220 hektarësh në gjirin piktoresk të “Shën Vasilit” në gadishullin e Karaburunit.

Ka vetëm një problem: vendimi i gjykatës që e bën Mëzin pronar të pronës që kap një vlerë tregu prej 210 milionë euro është i falsifikuar.

Postime: 8

Pjesëmarrësit: 6

Lexo temën e plotë


Janë më të mirët por jo aq sa duhet

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Një shkrim në ekonomiken Monitor tregon sesi administratori i Mrizit të Zanave, restorantit te famshem ne fsshatin Fishtë të Lezhës, ndihet i fyer kur biznesi i tij përmendet si model suksesi por nuk mbështetet me fonde subvencionesh për bashkëinvestime të reja. "Mirënjohja u shkon vetëm klientëve tanë, falë tyre ne do të vazhdojmë ëndrrën tonë bujqësore”, – thotë Prenga për Monitor, duke lënë të kuptojë sesi ndarja e fondeve është sipas tii e padrejtë, derisa një model i mirë nuk ndihmohet të përmirësohet. Mrizi i Zanave ka tjetërsuar ekonominë e zonës përreth duke stimuluar fort bujqësinë dhe blegtorinë e zonës.

Postime: 18

Pjesëmarrësit: 9

Lexo temën e plotë

Trump dhe Putin takohen në Samitin e G20

$
0
0

@bsalaj shkruajti:


Christopher Miller (ChristopherJM)/Twitter

Këto janë fotot e para të postuara në Twitter të takimit të parë presidencial midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin në Hamburg. Ka patur një shtrëngim duarsh dhe një rrahje shpatullash, në përgjithësi gjuhë trupi shumë miqësore. Siç e dini,takimi vjen pas muajsh të tërë hetimesh në Shtetet e Bashkuara, ku agjencitë e inteligjencës janë të bindur se Rusia u përpoq të ndikonte rezultatin e zgjedhjeve amerikane, në favor të Trump. Trump nga ana e tij i qëndron bindjes se "askush nuk e di me të vërtetë. Mund të kenë qënë rusët, por fare mirë mund të kenë qënë të tjerë."

Postime: 10

Pjesëmarrësit: 6

Lexo temën e plotë

Gëzuar ditëlindjen Peizazhe

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Peizazhe të fjalës, blogu i dikurshëm tanimë në formën e një reviste online mbush sot 10 vjet nga postimi i parë, dhe Adrian Vehbiu ka shkruar një editorial ku përshkruan udhëtimin e faqes, sprovat dhe gëzimet e botimeve të lira online. Të kërkosh t'i japësh kohë (e bashkë me të rëndësi dhe vëmendje) një çështjeje të caktuar është praktikë e papranueshme për mediat komerciale, e pikërisht këtu, vëren Vehbiu, qëndron rëndësia e ambienteve si Peizazhet, të cilat nuk nguten "të prodhojnë lajm" (lexo klikime, ndikime, para). Vehbiu cek, vetëm pakëz dhe me elegancë, problemin e financimeve (të munguara) ndërkohë që gazetaria-tabloid stimulohet fuqishëm, si një narkotik që kërkon çdo ditë dozën. Nëse lexojmë midis rreshtave kuptojmë se cilit qëllimi i shërben media mainstream e pse faqet e pavaruar janë të rëndësishme e për rrjedhojë të pa mbështetura.

Postime: 13

Pjesëmarrësit: 10

Lexo temën e plotë

Video: 1000 GESTALTEN / G 20 Hamburg Summit

Ç'mendoni për Tesla Model 3?

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Ishte një javë shumë e rëndësishme për Teslan, ndërsa mjeti i parë Model 3 doli nga linja e montimit. Ky është basti i madh i Teslas dhe Elon Musk. Modelet e deritanishme (S dhe X) të Teslas, makinës tërësisht elektrike, mund të kushtonin lehtësisht mbi 100,000 dollarë, duke i bërë porositësit, qejflinj me shumë mjete financiare në dispozicion. Ndërsa Modeli 3 kushton vetëm 35,000 dollarë. Jo pak, por ama shumë më pak se Teslat e tjera. Çmimi mesatar i një sedani në në ShBA është 33,000, gjë që e bën Teslën të konsiderueshme. Të paktën edhe këtë vit, blerësit e Teslas përfitojnë 7500 USD në zbritje taksash nga qeveria. Subvencioni nuk do të jetë më i disponueshëm pasi Tesla të ketë shitur 200,000 mjete.

Musk dhe të tjerët tek Tesla u treguan të kujdesshëm të mos shfaqin shumë nga Modeli 3 para prezantimit zyrtar në fund të muajit. Vetëm 3 foto kanë dalë, ku nuk shihet dot pjesa e brendshme. Disa nga risitë e Modelit 3, në krahasim me makinat e zakonshme janë motori i tij tërësisht elektrik që mund të bëjë 350 km me një mbushje të baterisë, aftësia e makinës për ta ngarë veten në rrugë në mënyrë autonome, si dhe opsione më standarde, si tavan qelqi, disqe deri në 19". Modeli 3 nuk është makina e vetme elektrike në treg. Edhe pse makinat elektrike përbëjnë vetëm 1% e shitjeve totale të makinave këtë vit, ky treg vetëm do rritet. Chevy Bolt është një tjetër makinë tërësisht elektrike, dhe Volvo javën e kaluar tregoi se po synojnë tregun e makinave elektrike gjithashtu.

Do ta konsideronit një makinë elektrike, tani që çmimi është pranë atij mesatar?

Postime: 1

Pjesëmarrësit: 1

Lexo temën e plotë

Tregim (pjesa e 2 ) ; Shqiperia e 2017

$
0
0

@Pjer shkruajti:

Shqiperia e 2017 Qershor 2017 (pjesa e 2)
Shqiperia e 2017 pjesa e 2
Per pompen qe solla, u vune ne pune dy specialistet e shkalles, Qemoli me Papin. U hoqen mrrokullat ekzistuese e bleva te tjera, rreth 800 leke ose 6 euro. Pritem deri te nesermen sa te vinte ujti dhe kur erdhi vume re se pompa terhiqte mire por nxjerrjen e kish me fuqi te vogel. U vendosen te dyja ne pune, pompa ime te thithte dhe pompa tjeter ta hidhte perpjet deri ne depozita. Por as kjo nuk solli rezultatin e duhur se nuk perputheshin dy fuqite. Perseri, te nesermen u hoq pompa ime me ter mrrokullat e u vu pompa ekzistuese. Pagova nja 7,5 euro, pa harruar ti qerasja jo vetem specialistet por dhe banoret qe vinin per te pare. Isha bere si sherbimi social i Europes, veç nuk u jepja ushqim por alkol, rakia e ferneti ishin shishet qe mbaja se bashku me gotat plastike.
Ata te LIBRA-s me telefonuan e me thane se me priste nje e kryesise. I shpreha keqardhjen qe isha i zene me pompen 2-3 dite e se do vija sa me shpejt. Ju shkruajta ne nje fletore ca ide qe i kisha tek fletorja e kuqe, e printova 29-pikat dhe intervisten ekonomike me komentatoret e blogut, e vajta atje. U ngjita siper pasi nuk kish njeri tek vendi i rojes. Tre veta, dy gra e nje burre po bisedonin ne mes njeri-tjetrit. Bera prezantimin dhe iu zgjata materialet e mia, duke iu dhene shpjegimet perkatese, shpjegime qe edhe vete mua nuk me pelqyen, pasi flisja shpejt e shkurt, pa dhene hollsira shtese qe ishin te domosdoshme.
- Une i kam ndjekur fjalimet e politikanve te ndryshme, dhe ata thone shume gjera qe edhe stonojne me punen e tyre, prandaj tek kjo fletorja kam lene keto faqet bosh, shifi, me titullin; Ata thone, ku ju mund te shenoni ter gafat e tyre, dhe eshte me e kollajte per t'iu pergjigjur.
- Po, po, po, faleminderit.
Kur zbrita poshte, pashe qe ket tavolina e rojes apo hollit, kishin fletat me programin e tyre. Morra nja ca prej tyre dhe dola. Me beri pershtypje nje pike e tyre ku thosh se per çdo femije te lindur do kishte 1 mij euro dhurate. Mu duk pak si e fryre ose lapsus, nje zero mund te ishte shtuar gabim. Edhe une vete e kisha ne llogaritjet e mija, nje dhurate te tille, siç jepen ne perendim, por aty tek 100 euroshi, dhe kompesimi i femijve aty tek 25-30 euroshi ne muaj, kuptohet e ndare ne Bono dhe Leke. Megjithate iu uroja atyre nje % qe do ti lejonte te futeshin ne Parlament, se per te fituar dihej qe nuk mund te fitonin. Ishin dy faktore kryesore kundra tyre apo ne disfavorin e tyre, Media dhe Mentaliteti i njerzeve ndaj partive te vogla.
Kisha vendosur qe dy qytete ti vizitoja çdo here qe shkoja, e kesaj radhe vendosa per Gjirokastren dhe Saranden. Te paren e kisha pare nga rruga ndersa te dyten kisha nja 20 vjet a me teper qe nuk e kisha shkelur. Mbusha çanten e shpines me libra, plus ne qese plastike dhe u nisa se bashku me gocen. Deri ne Gjirokaster autobuzi kushtonte 800 leke personi, ose 6 euro, autobuz qe te linte mu tek agjensia e tyre, afer nje pike karburanti.
- Zoteri dini gje se ku eshte bibloteka e qytetit,- iu drejtova nje zyre aty afer agjensise. Ai s'dinte gje po pyeti nje punonjese aty qe seç i tha per nje lagje.
- Degjo do hecesh drejt, do shofesh nje rotonde, do marresh drejt, drejt stadiumit, pastaj do ngjitesh perpjet majtas, aty pyet aty e ke.
- Do hecim drejt babuçi, se keshtu tha ai.
- Po ja ku eshte nje rotonde,- foli goca sapo kaluam piken e karburantit.
- Nuk besoj se foli per kete rotonde ai, ai tha hec drejt, - vazhduam rrugen automobilistike drejt. Para syve na doli nje kishe e madhe me nje arkitekture si xhami. Si duket financuesit e kishave dhe xhamive, ishin ne gare se kush e kush ta bente kultin e vet sa me te bukur, sa me madheshtore.
- Edhe sa do hecim, se me duket se po arrisim ne Sarande ne kembe.
- Po ku e di une o babuçi, - veshtrova terrenin,- ai tha qe duhet te ngjitesh majtas, nderkoh qe ketu, majtas shkon poshte, djathtas eshte Gjirokastra. Pyetem ne nje dyqan por nuk dinin gje. Ose ishin te ardhur ose nuk lexonin. Morrem perpjete ne nje rrugice. Pyeta nja dy, por nuk dinin gje, nje i trete nje grua rreth moshes tone tha se duhej te dilja ne rrugen kryesore e me pas majtas te ngjitesha perpjet.
- Po ç'na solle ne kete fshat o ba, ketu duket qe s'lexon njeri.
- Po Gjirokastra eshte qytet o babuç, te pakten keshtu thuhet ne libra,- pashe qe ajo mezi po hecte nga terreni i thyer.
Sapo dola ne rrugen kryesore, vura re se kisha bere nje rrotullim kotsekoti, megjithate ia vlejti se pame ca shtepi karakteristike dhe rrugica me kalldrem. Aty pyeta perseri po ca e dinin e ca jo. Si duket edhe kjo qyteze nuk i kishte shpetuar ardhjes se njerzeve nga mali, nje fenomen i te gjitha qyteteve. Pashe gocen qe po shihte dyqanet dhe mezi po hecte.
- Babuçi ti shif keto dyqonet, ulu merr nje kafe, shplodhu, se une po vazhdoj me siper,- pashe nje librari ne krye te rruges.
- Zoteri me dergoi ajo shitesja e librarise, se ajo vete nuk merrte dot pa pelqimin tuaj.
- Po,- la filxhanin e kafese ne tavoline ai qe ishte pronar i librarise,- me tha ne telefon ajo, po çfar libri keni.
- Ja kete,- nxorra nje VQ nga çanta e shpines, - eshte pak i madh, por çmimin e ka simbolik.
- Qenka vertet i madh,- filloi ta rrotullonte ai,- po numer isebeneje nuk paska.
- Jo se ne ate kohe, 2009-2010 e shtypa ne nje shtypshkronje vete.
- Keni fature tatimore.
- Jo, se une nuk jam njesi ekonomike, jam thjesht autori i librit.
- Zoteri, shteti ka rregulla, e po i shkela une rregullat, vine e me vejne gjobe, liber pa fatur tatimore nuk marr dot.
- Po per keto rregulla flet dhe ky liber, pastaj ky rregull ka dale per librat qe shtypen nga 2015 e kendej, ky liber eshte shtypur ne 2010.
- Duhet ta kuptosh zoteri, duke qene se ke shkruar dhe per rregullat, qe ne nuk na lejohet te marrim libra pa fature tatimore, pa regjistrim.
- Nuk them te mos ta regjistrosh, se per regjistrimin e çdo gjeje qe del ne treg flet dhe ky liber, nese qeveria e Palloshit do regjistrim .....
- Ah te lutem nuk e kemi me ofendim, mos ofendo te lutem.
- Zoteri, nuk eshte ofendim, nese Palloshi do te regjistroje te ter librat, ben mire se shton xhidipin (GDP), por jo te pengoje daljen e librit tek lexuesi.
- Te lutem zoteri, nuk eshte mire te perdorim ofendime.
- Por po ja them dhe ne sy une atij, ja kam kam thene dhe publikisht, se une shkruaj, nuk eshte se e kam stopuar shkrimin, jo Palloshi te te jete por dhe 1 milion si ai nuk me ndalojne dot te shkruaj.
- M'vjen keq zoteri por keto jane rregullat e vena nga qeveria.
- Morpo, m'vjen keq mua per keto rregulla dragionane ndaj librit, dhe per çfar per 1-2 libra qe do lej une, ç'eshte kjo pune keshtu, ne shume vende kam lene nga 1-2 cope dhe s'me kane then gje, jo-po tvsh, jo-po fatur tatimore, a thua se jam njesi ekonomike, per 1-2 cope qe fundja une kushedi se kur vij ketu, pas 10 vjetesh.
- Okej, po te marr 1 cope - mbeshteti librin mbi tavoline.
Pershendeta dhe dola duke share me mendje Palloshin. Nuk e kuptoja se si nje ligj i vitit 2015 qe e kish vendimin per produktet nga ai vit e tutje, te kish fuqi edhe per produktet e prodhuara para 2015, me dukej se kish nje kontradikte ketu, ose ligji e kish vendimin per librat e 2015 e tutje, mirpo libra-shitesit nuk e kishin kuptuar mire ligjin. Do te doja qe ky problem te diskutohej ne median shqiptare, po ku ta diskutoje ku media, shtypi ishin institucione hermetike dhe te lidhura me politiken.
Per te shkuar ne bibloteken e Gjirokastres, duhej te ngjiteshe ne nje rrugice me kalldrem. Duke pare pozicionin e Gjirokastres, ku shtepite vazhdonin edhe me siper, i binte qe bibloteka te ishte ne mes. Dallohej nje tabele ku shenohej organizata e huaj qe kish investuar per rimekembjen dhe rikonstruksionin e biblotekes.
- ...... e sa mund t'ju lere, sa merrni juve.
- Po 5 cope, - levizi syzet ai.
- 5 merr bibloteka qendrore e Tiranes, rrethet marrin nga 2-3, a t'ju ler tre.
- Po si te duash, ti je autori e dhuruesi,- nxorri nje leter ai.
- Athere po lej tre, - morra letren qe me dha ai e fillova te zbrez poshte.
Nuk e di po seç mu krijua nje ndjesi sikur shume gjirokastrite ngjasonin me çifutet. U lidha me telefon gocen te me dilte tek rruga ose tek agjensia, per tu nisur drejt Sarandes. Ndihesha i lodhur, ne kete qytet, jo aq shume fizikisht, se sa shpirterisht.
Mundej te mos ta kishin fajin njerzit e thjeshte, njerzit e librit, por nenpunesit e shtetit qe iu kishin futur friken librarive, a thua se aty nuk tregtohej libri por kanabisi.
Gjirokaster-Sarande kushtonte 300 leke ose 2,2 euro. Rruga ne ca vende ishte mire, e gjere e ne ca vende e ngushte, siç e kisha lene ketu e 25 vjet me pare. Sapo kaloje Qafe-Gjashten, te shfaqej qyteti i tej betonizuar, Saranda me detin e kristalte. Autobuzat, te gjitha thuajse, ndalonin tek e famshmja agjensi e dikurshme, bash ne nje udhekryq te ngushte. Zbritja dhe hypja e njerzeve duhej bere me shpejtesi, se vinte autobuzi tjeter. Pyeta njerin qe shiste fast-fod, se ku ishin çmimet me te mira per te fjetur, dhe ai me dha nje keshille te mençur;
- Sa me afer detit aq me shtrenjte, e sa me siper te ngjitesh, aq me te lira i gjen dhomat apo hotelet.
- Rrofsh - rrekelleva me shpejtesi birren me kriko, pasi goca diç me tutje tek autobuzat po shfaqte shenja merzitie. Ajo kishte qejf te shkonte tek deti ne fillim dhe ashtu bem, pa harruar te pyesja per bibloteken e qytetit.
- Ti babi rri tek ndonje kafe ketu ose pyet se sa i kane dhomat keto hotelet ketu, se une po ngjitem lart ketu tek bibloteka,- i thashe goces. Ajo qe vura re ne Sarande, ishte se sapo ti pyesje njerin per diçka, te afrohej edhe tjetri per te ndihmuar, megjithse natyra ime perendimore i shihte me pakez dyshim.
- Zonja,- pashe dy gra te biblotekes,- a mund t'ju dhuroj ndonje kopje te librit tim, dhe sa mirrni.
- Pa ta shohim seç liber eshte- morri nje VQ ajo.- per çfar flet ky liber.
- Flet per disidencen, ka tema politike, ekonomike, ka shume materiale kritike per qeveritaret e pare.
- E shoh, e shoh por s'paska numer isebeneje.
- Ne ate kohe kur eshte shtypur, nuk u realizua dot, se u shtyp edhe pak si ne menyre klandestine per shkak te kritikave te forta ndaj Berishes,- pashe qe ato u pane sy me sy.
- Po fature tatimore ke per kete liber,- foli tjetra.
- Po ç'fature tatimore kur une e kam shtypur vete, pastaj fature tatimore kerkojne librarite e jo biblotekat, gjer me sot asnje bibloteke s'me ka kerkuar fature tatimore, pasi ky eshte nje akt dhurimi dhe jo shitje.
- Me vjen keq po nuk mund te marrim.
- Po pse te gjitha biblotekat e Shqiperise kane marre, vetem ju ketu ne Sarande ngurroni, çfare eshte kthyer koha e pare ku ndalohej çdo gje,- fillova te nxehem. Pas 10 minuta diskutimesh, ato pranuan dy cope. Isha bere qull ne djerse. Fillova ta shaj dhe mallkoj perseri Palloshin. "Eh mer Pallosh, e fundose dhe librin", dola gjith nerva. Edhe nje librari qe gjeta, nuk mirrte pa fatur tatimore. U ngjitem siper pasi hotelet ne vijen e pare ishin shtrenjte. Gjetem nje shtepi me shume dhoma.
- Kam kete dhome e guzhine, 25 euro, kete dhomen me guzhine brenda, 20 euro, e kete tjetren, hecni kendej jashte, ja kete 15 euro,- pame nje dhome te vogel me dy krevarte tek e banjo 1 meter me 1 meter, ku si wc dhe dushi ishin brenda.
- Ee, qenka e vogel, megjithse ne per nje nate e deshem se neser ikim per bregdet.
- Hec po jua lej 10 euro, i keni kartat e identitetit.
- Po - nxorrem karten e identitetit dhe beme pagesen. U ula si i keputur, nderkoh qe goca u fut ne dush, une ndeza televizorin.
- Ata kerkojne tepsine, e vetem tepsine,- u ndigjua zeri i Palloshit, i cili e kish kap keq me tepsine dhe thelat. Se pse i rrinte menia tek tepsia, dhe nuk donin qe te tjeret te vinin aty afer, kjo nuk kuptohej, ose mund te nenkuptohej diçka tjeter. Qe ai e donte per vehte tepsine, te pakten keshtu shpreheshin njerzit.
Dolem buze detit, vapa kish punen e vet. U futem ne nje lokal, ku sherbenin kosovare, si duket kishin tradite ne tregi. Edhe dy jahte qe rrinin per njerzit aty ne portin e vogel te varkave, ishin me pronar kosovare. Menyte per çudi ishin ne polonisht dhe shqip. Morra vesh se shume dhoma e hotele ishin pronotuar per korrik-gushtin nga polaket. Ne fakt edhe ne ato momente shifja plot polak, megjithse sipas sarandioteve apo kosovarve aty, sezioni i plazhit nuk kish filluar akoma. Pritej te vinin turma te tera turistesh nga Polonia e Kosova. Goca e cila kishte veshur rroba banjo, u çua nga tavolina dhe vajti ne plazh e cila nuk ishte as 10 metra larg nga lokali. Une preferova te rrij ne lokal. Nuk e duroja dot diellin. Me vone u çova dhe dola xhiro, ne rruget siper.
- Zonje, a keni fernet, - zgjova nga dremitja shitsen e nje dyqani lagjeje,- ah faleminderit e pashe, sa kushton,- pashe qe ishte prodhuar nga kantina e Delvines.
- 300 leke zoteri.
- Sa lire, si shpjegohet, 2,2 euro.
- Po kush blen fernet tani ne vere.
- Pse nuk blejne kosovaret ose te huajt qe vijne ketu ne Sarande.
- Ketu me shume blejne konjak Skenderbeu, per te tjerat as pyesin.
Me erdhi keq qe konjaku i famshem Skenderbeg, e kish prishur doren. Gjate bisedave me shitsen mesova shume gjera. Nje lokal aty ngjitur e kish birren 60 leke krikon, as gjysem euro. Thuhej vertete se Saranda ishte qytet i shtrenje, por kjo ekzistonte vetem ne vijen e pare te rruges, afer plazhit. Diç me siper, çmimet ishin me lire, thuajse njesoj si ne Vlore, Durres, Shengjin, etj. Ne darke u ulem ne nje lokal buze detit.
- çfar do marresh o ba.
- Asgje, ti e pe qe hongra gjith ate sufllaqe atje siper, as 1 euro,- bera me dore si Sali Berisha.
- Po mire merr nje gje per te pire, he, se une do paguaj.
- Jo babuçi,- bera me dore si Enver Hoxha,- ky eshte lokali qe zgjodhe ti, mua nuk me kushtonte gje nje rruge me siper.
- Mire si te duash.
- Jo se ti e di, qe nuk eshte problemi tek leket, se une kam i paguar te gjitha gjer me tani,- mbylla menyne si Nano.
- Oo, do zihemi ne per kete tani, mir pra po çohemi.
- Jo, ulu, ketu do rrijme - kembengula si Ilir Meta, duke pare nga kamarieri, nje djale i ri qe po afrohej.
- çfare do merrni ?
- Per mua nje pica me fruta deti, e me kombinime nga keto.
- Po ju zoteri.
- Nje birre ju lutem- rrudha buzet duke ngritur syte si Robert de Niro.
- çfare birre doni, Heininken, Tuborg.
- Jo nje birre veni,- e veshtrova siç veshtronte Mehmet Shehu.
- Kemi birr Tirana, Korça e Norga e Vlores,- afroi stilolapsin afer bllokut ai.
- bo ç'a t' dush,- leviza doren si Kadri Azbiu.
Pas 10-15 minutash, pica ishte gati, nje pice e madhe me diameter gjysem metri. Aroma e saj filloi te me zgjonte instiktet dhe te me ngacmonte flegrat e hundes.
- Duke qene pice kaq e madhe, qe s'besoj se do ta hash te gjithe, po te marr dy copa,- kapa pirunin si Edi Rama dhe iu sula tepsise. Pica me pelqeu jashte mase, pice qe ishte pjekur me dru dhe qe kushtoi jo me shume se 5 euro. Nje pice e tille ne Belgjike kushtonte tek 20 euro.
Te nesermen u nisem drejt Bregut. Kishim dy destinacione, Lukoven dhe Himaren. Sarande-Lukove, ndonse gjysem ore udhetim me fugon, kushtonte 200 leke, 1,5 euro, shtrenjt per xhepin e vendalinjve. Shoferi iu bente favorizim vetem studenteve, 100 leke. Biseda e pasagjerve vertitej vetem tek pensionet qe Greqia iu jepte atyre, pensione qe vertiteshin nga 240-280 euro ne muaj, dhe ku te gjithe ishin te detyruar te paraqiteshin çdo muaj ne zyrat ne Greqi.
- Jo-jo, nuk ka nevoje te shkosh deri ne Athine, eshte nje zyre ne Janine,- ndigjohej theksi lab i bregdetasve.
Lukova kish ndryshuar, ne mes te fshatit ishte bere nje shesh i bukur. Mu kujtuan fjalet e Graves; " Shko shifi si jane qendrat e qyteteve dhe fshatrave, si jane bere, ç'fare investimi eshte bere, si ne Europe". Zbritem drejt detit ne kembe ndonse goca donte taksi. Deti, si pasqyre kristali, shfaqej me ter bukurine e tij. Nje lokal i thjeshte, iu sherbente ter te pranishmeve aty, te pranishem qe nuk i kalonin 10-15 veta ne dite per qershorin. Pronari shpresonte qe per korrikun e gushtin te kishte diç me teper.
- I nderuar, mund ta kem gabim,- iu drejtova pronarit pasi ishim miqesuar,- teken e rakise, une e pij me 50 leke ne Tirane e Durres, ndersa ti e ke 100 leke, birren 50-100 leke ne Vlore, Durres, Tirane, ndersa ketu 150-200 leke, a nuk te duket se kjo shtrenjtesi i largon njerzit, klientet.
- Desho i dashur, une ketu punoj 2-3 muaj dhe po kapa kliente i kap vetem ne keto muajt e veres, se me mbrapa s'vjen njeri kendej, te gjithe rrijne tek lokalet siper ne fshat, biles edhe tani, une bej gjysmen e punes qe ben nje lokal siper ne xhade, pastaj shife çfar investimi kam bere, me keto duar.
- Ke te drejte,- ma mbush dhe nje teke, - a ke skadhino.
- çfare eshte kjo?
- Raja i thone disa.
- Aaa, gjuze, po si jo, me 500 leke kilja te pjekur.
- Okej ma piq nje kile,- ne fakt ketij peshku e gjithe zona e Laberise i thonte; gjuze. Ne Belgjike ky peshk shitej 16 euro kilja, ndersa ne Shqiperi nuk e preferonin. Te gjitha me limonatra, raki, birre, gjuze, kushtuan 1450 leke, pagova 1500 leke, ose 11 euro, nderkoh qe ne Europe per nje dreke te tille do paguaje minimumi 30-35 euro.
Te nesermen u nisem per Himare, 300 leke bileta personi, 2,2 euro ose 4,5 euro dy persona. Pamja magjike e Himares te bente per vehte. Fillova te interesohem per bibloteken e qytezes, nderkoh qe goca shfrytezoi plazhin. Bibloteka ekzistonte si godine, por aty ishte kopesht. Mendohej qe ne te ardhmen do rifillonte nga puna. Si duket bashkia kish zene e zene me sezonin turistik, megjithse plazhi dukej i shkrete. Ishte nje vit ose me sakt nje muaj i dobet per sektorin e turizmit, dhe dy ishin faktoret frenues ne kete drejtim, zgjedhjet ne qershor dhe Ramazani, ku nje pjese e konsiderueshme agjeronin.
Himare-Durres 900 leke personi ose 6,7 euro. Ne llogara ishin gjith ato lokale te bukura, klima e fresket dhe pikat e blet-rritesve ishin terheqese. Megjithate, shifej qe lokalet ishin bosh, dhe syte i kishin nga autobuzat dhe fugonat qe kalonin andej.
Ne Tirane nuk mund te rrija pa takuar Mirin. U ulem po ne te njejtin lokal e tavoline qe ishim ulur vjet, ku çdo çerek ore u dukte nga nje lypes.
- Miro u bome gjysem ore ketu, dhe per çudi asnje lypes nuk po duket, mos eshte rritur mirqenia, gje e mire kjo.
- Jo me, por jemi ne nje orar qe te gjithe jane ne gjumin e drekes, ja ora 4, me vone dalin.- mirpo s'kaloi as edhe 5 minuta dhe veç kur u duk nje vajze qe kerkoi te ndiste cigaren.
- Ah, m'duket Miro se qenka rrit pakez mirqenia, se kerkoi vetem çakmakun,- qeshem te dy,- perndryshe do kerkonte dhe cigare.
Pellumbi vellai i tij qe kish ardhur nga Amerika per te bere dasmen e çunit, sapo morri vesh se ndodhesha ne Shqiperi, me ftoi. Ai ishte bere i famshem per ate pergjigjen qe me kish thene kur e kisha pyetur dikur, se; me ke race ngjasonim me shume ne shqiptaret atje ne Amerike. "Me zezaket", me kish thene. "Si ka mundesi" e kisha pyetur". "Kudo qe eci, ne rruge, ne tramvaj, ne tren, ne autobuz, ndigjoj vetem dy raca, shqiptaret e mij dhe zezaket", kish thon ai. Dhe vertet, kete gje e kisha vene re dhe une ne Europen veriore, veçse tani ne keto dy vitet e fundit ishin shtuar dhe sirianet, zeri i te cileve ndigjohej sikur te ishin ne Alepo.
Dasma organizohej, ne ambjentet e Xibrakut, te cilin e ndigjoja per here te pare. Goca kemenguli qe te merrnim taksi dhe ashtu beme. Morren drejt TEG-ut, drejt Saukut, dhe aty ku fillonin vilat e amerikanve, dhe para na u shfaq nje lokal me pishine me disa ambjente, tamam si ato qe shihnim gjithmon neper filmat amerikan. E morra me mend qe duhej te ishte lokal i shtrenjt. Sapo zbrita nga taksia, i thashe goces te me jepte zarfin qe do iu jepnim. Hoqa menjehere 50 euroshin, dhe vura 10 mij leke, 75 euro. Edhe goces iu be qejfi qe e shtova buxhetin e dhurates, megjithse nuk e dija se sa ishin dhuratat per dasem. Kisha disa vite pa to, jo vetem une por edhe shume emigrante qe nuk i korrospondonin dot pushimet me dasmat qe organizonin kushurinjt ne Shqiperi.
Vura re se te gjithe po pinin nga nje gote shampanje, ne ambjentet jashte, duke biseduar grupe-grupe. Iu afrova atyre qe njihja. Disa i njihja si fytyra, por iu kisha harruar emrin. Me shume me njihnin ata mua se une ata. Sapo pashe Pellumbin, vura re fytyren e tij pak me te vjeter dhe me nje hije si e Shvarcenegerit. Si duket ushqimet me kimikate amerikane, i benin te gjithe me nje fizionomi, sikur kishin dale nga e njejta fabrike.
- O Pjero, po ku je,- buzeqeshi ai.
- Shvarcenger si te kam,- u perqafuam, pa harruar ti zgjas doren dhe zarfin gruas se tij.
- Pjerin, faleminderit qe na erdhe, na nderove me pranin tuaj, oh goca, posi je moj xhan, kopje e Besijes,- permendi emrin e nenes time ajo. Pas disa fotove, njerzit filluan te futen brenda ne salle, dhe nje tabele ku ishin shenuar emrat dhe tavolinat, i orientonte njerzit se ku duhej te uleshin. Preferova te pij raki, per te mos i perziere pijet. Menyja ishte kryeveper, dhe ajo qe me çuditi e me shijoi me shume, ishte nje barishte a spinaq e perzier me nje lloj salce te bardhe dhe e pjekur. Ishte nje lloj garniture qe nuk e kisha provuar gjer me ate kohe. Edhe garniturat e mishit ishin me nje lloj lengu a salce te veçante, qe i bente mese te shijshme. Pasi kisha ngrene dhe kercyer pakez, u çova te takoj tek tavolinat e tjera ata qe i njihja. Disave iu kishte hecur ne jete e disave jo, çdo fjale e tyre me dukej interesante, megjith nderprerjet nga muzika ose ndonje kushuri tjeter. Ne nje tavoline nga cepi vura re Metlliun si te merzitur, xhaxhain e Pellumbit, dikur ish oficer i larte i ministrise se Mbrojtjes, sot pensionist. Kisha vite pa e pare, megjithse as na kish ardhur ndonjehere e as i kisha shkuar, veç plaka i ruante vizitat e shkonte tek te gjithe. Me zgjati doren pa u ngritur, u gezua qe e takova, nuk e priste, kishim qene ne dy pole te kunderta, ai ne sherbim te regjimit e une kundra atij regjimi. Nuk kisha qellim te dukesha si fitimtar, perkundrazi, i lashe te kuptoja se ishim njerez, shqiptare, para se te ishim partiake apo te ndare ne klasa. Kur u ndava u çua ne kembe, me teper se i gezuar. Ishte endrra ime, qe ti beja te gjithe shqiptaret te ndiheshin pa ndarje klasore e sociale, e te ndiheshin me te afert me njeri-tjetrin, pa ato distancat qe vete i krijonin artificialisht.
Po i vinte fundi pushimeve, dhe nje dhimbje gjuri me kish kapur ngaqe shkoja ne sa me shume vende qofte edhe ne kembe. Nuk doja te ikja pa e takuar Arjan Canin i programit; Zona e Lire, emision qe ndonse fliteshin edhe budalliqe, kishte shikueshmeri te larte. Tek TV Klan, dy roje me thane se duhej te lidhesha ose me internet ose me telefon.
- Ju nuk e keni numrin e tij.
- Jo, hap rrugen çuno,- pashe nje makine te zeze qe u fut brenda. U largova duke terhequr kembet zvarre, e duke kthyer koken herpashere mbrapa mos shihja ndonje qe do dilte andej. Dhe vertete nje goce po dilte, nuk isha as 30 metra larg rojeve, morra guximin ta pyesja.
- Goce me falni, desha te pyes,- pashe qe ajo vazhdonte te hecte,- ai Arjan Cani ishte aty ne televizion.
- Nuk e njoh kush eshte,- ishte pergjigjia bombe qe me la si te gozhduar, nderkoh qe ajo vazhdoi per me tutje. Si nuk mund te njihte te famshmin Arjan qe te gjithe e njihnin. Ndoshta ajo nuk e shihte programin e tij, ose punonte per emisione te tjera dhe e kish kohen te kufizuar per te njohur kllounet e Shqiperise. Me erdhi per te qeshur e qare njekohesisht. Po une budallai ç'kerkoja te takoja ate. VQ e kish kryer misionin e saj, donin apo nuk donin, shume gjera po beheshin sipas saj apo perafersisht. Vertet une kerkoja te beheshin me shume, me teper, te ndigjohesha me shume, po ç'fajde bente kur gjerat ishin futur ne ulli e po futeshin dita-dites, ndonse me ca gabime. Vete jeta do i permisonte, paçka se une doja te perkryeren, por prap duhej te isha i kenaqur me keto arritje, se ne fund te fundit ne krye, ne vendim-marrje, nuk ishin politikan perendimor, nuk ishin njerez si mua, ishin thjesht disa te babezitur qe donin te punonin e te vidhnin, e anasjelltas, donin te vidhnin duke punuar sadopak per Shqiperine. Kaq ishte horizonti i tyre, kaq duhej te prisnim.

Postime: 1

Pjesëmarrësit: 1

Lexo temën e plotë

Rama në Kongresin botëror të naftës

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Kryeministri Rama ishte në Kongresin Botëror të Naftës që u mbajt në Stamboll këto ditë, ku ai foli për Shqipërinë si një vend me potencialin për të qënë një front i ri nafte pa të nxehtin e lindjes së mesmeve. Në takime shumëpalëse, kryeministri ka qënë në shoqërinë e pritësve turq dhe kryeministrit serb Vuçiç. Njëra nga bisedat ka patur të bëjë me aeroportin (potencial) të Vlorës dhe rinisjen e Albanian Airlines në Dhjetor me mbështetjen e Turkish Airlines.

Postime: 17

Pjesëmarrësit: 9

Lexo temën e plotë


Kur dhuna reale sistemike nuk njeh as gjiní

Shqipëria dhe Kosova gjuhen me patate

$
0
0

@bsalaj shkruajti:


Imazhi Ginou Choueiri

Serbët shohin me shumë shqetësim, thotë Ministri i jashtëm Daçiç, përpjkejen e intensifikuar për të krijuar një shtet të bashkuar të shqiptarëve. Ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova kanë hyrë në një luftë tregtare doganore ku godaisn njëra tjetrën me patate.

Ne e kemi të njësuar zyrën doganore me Kosovën, por kjo nuk duket se i ndihmon produktet nga të dy anët e kufirit të kalojnë matanë aq lehtësisht. Çmimi i referencës po të dojë mund të bëhet më tra se trau i doganës.


Kryeministri Rama peruron zyren e njesuar doganore Shqiperi-Kosove ne Shkurt 2015.

"Frika" e fqinjëve nga projektet shqiptare si ai i Prizrenit sigurisht që është e shtirur, pasi në gjendjen që janë gjërat, fqinjët mund t'i bëjmë vetëm të qeshin. Marrëdhëniet tregtare, shkëmbimet ekonomike, sociale, njerëzore midis Shqipërisë dhe Kosovës janë në stanjacion. Mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dikur, nuk prodhuan diçka më konkrete se një mundësi për foto të bukura. E përveçse në fjalë a foto, apo përmes metaforës në gurët e Sheshit Skënderbej, bashkimi i vërtetë i shqiptarëve nuk shfaqet gjëkundi.

Postime: 16

Pjesëmarrësit: 7

Lexo temën e plotë

Diploma nga La Sapienza nuk e bëri dot as mjek fshati në Korçë

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Kryeministri Rama disa here e ka perseritur se administrata publike eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme per kater vjetet e ardhshme. Megjithe permiresimet e deridikushme, administrata ende mbetet cerdhe e korrupsionit, abuzimit me pushtetin, nepotizmit dhe militanteve te partise. Rama i ka ftuar njerezit t'i rrefejne pervojat e tyre te hidhura me administraten, ndaj kardiologu Martin Mano i eshte pergjigjur, duke treguar sesi diploma e tij italiane nuk e ndihmoi dot as te emerohej doktor ne nje fshat te Korçës. Mjeku Mano është vetëm njëri ndër individët që kanë nisur të tregojnë hapur sesi zyrtarët shqiptarë abuzojnë me detyrë, duke kërkuar para në këmbim të shërbimeve që ua detyron puna.

Postimi i plotë që mjeku i dërgoi kryeministrit:

Eksperienca negative?
Kërkoj ndjesë që në fillim për një parantezë të shkurtër që do bëj.
Jam diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në universitetin "La Sapienza", me note maksimale. Më quani idealist, por edhe budalla nëse dëshironi, por pas diplomimit edhe abilitimit në Itali vendosa të kthehesha në kapërcyell të zgjedhjeve të vitit 2009, atëherë kur PD me LSI do keqqeverisnin vendin për katër vite. Pas njohjes së diplomës dhe rregjistrimit tek urdhëri i mjekut aplikova për vendet e lira të punës, asokohe në fshatrat e Korçës, që më thënë të drejtën edhe për të marë vesh se ku kishte vende të lira ishte andrallë më vete pasi drejtuesit lokalë të shëndetit publik vetëm më sorrollasnin.

Pavarësisht diplomës sime, me nota të shkëlqyera për më tepër, as punë në fshat në arrita dot të marr. Të njëjtit drejtues lokalë ma bënë të qartë me gjuhën e tyre të drunjtë se duhet të drejtohesha tek zyra e punës në selinë e PD-së lokale, ku duhet të dorëzoja aty kurrikulumin bashkë me një kërkesë punësimi. Nuk kaloi shumë e në janar 2010 largohem përsëri, drejt Veronës kësaj rradhë, ku pas një konkursi fitoj të drejtën e specializimit për kardiologji, që e përfundoj me rezultate maksimale në qershor 2015.

Kthehem përsëri në atdhe. Duhet të them se kësaj rradhe njohja e diplomës mori më shumë kohë, duke u shoqëruar e me një shije të hidhur kur mora në dorë një fletë format A4 të thjeshtë (kur në kohën e Saliut të paktën lëshonin një karton të lëmuar), me një njollë gjalpi në njërin cep, të shoqëruar me udhëzimin që t'a mbaja me kujdes se "nuk lëshojmë duplikat" (absurd më vete ky).

Gjithësesi dëshira ime ishte të punoja në Korçë. I nxitur edhe nga bonusin që kishte vendosur ministria për pozicionin e Kardiologun në Korçë vendos të bëj aplikimin e posaçëm, në fund janari fillim shkurti 2016. Kaloi një muaj dhe nuk marr asnjë përgjigje. Atëherë mendoj të kontaktoj drejtorin e atëhershëm të spitalit të Korçës, me shpresën se mbase do mund të nxiste ministrinë të përshpejtonte procedurat duke qenë se dhe spitali kishte nevojë për kardiolog.

Përgjigja që mora më tronditi "sa të jem unë këtu ti nuk vjen të punosh me bonus këtu". I zoti e jep, tellalli s'e shet. Sot ky zotëri është prefekt i Korçës. Vendos t'i drejtohem përsëri ministrisë personalisht, me anë të disa miqve të mi, arrij të takoj një funksionar të kësaj ministrie duke i shpjeguar situatën. Përsëri takimi më la pa fjalë. Nga mohimi dhe shprehja e padijes që ministria nuk merrej me çështjen e bonusit, kur e vërteta ishte e kundërt, deri tek "ty nuk të takon" apo "pse nuk shkon të kontribuosh për qytetin tënd pa bonus". Përsëri e njëjta sjellje, i zoti e jep tellalli s'e shet. Me të dalë nga ky takim kam nisur vetëm një email një shefi kardiologjie për të kërkuar informacion nëse kishin nevojë për kardiolog, përgjigja erdhi vetëm në një javë, pas një muaji u nisa në Itali sërish dhe nisa punë, ku jam edhe sot e kësaj dite.

Ndërkohë që në Shqipëri harxhova kot 9 muaj të jetës sime në pritje të lëvizjes së qerres së shteti, që me sa duket nuk lëviz po nuk ja vajise ingranazhet me verdhushka. I vetmi person që është treguar i gatshëm, përtej pritshmërive të mia ishte zoti Niko Peleshi të cilin e kontaktova për tjetër arsye, por që i bëri shumë përshtypje se si kishte mundësi që më kishin sorrollatur pa më dhënë zgjidhje.

Nuk e di sa i ndjeshëm jeni ju z.Rama ndaj faktit që Shqipëria po pëson një hemorragji të pandalshme të mjekëve që largohen njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. Ndoqa vizitën tuaj në urgjencën e Spitalit Shefshqet Ndroqi, edhe fjalët tuaja se do vijnë mjekë italiane të punojnë në spitalet tona, falë pagave të majme që do jepni. Dua vetem t'ju them se punën nuk e bën vetëm paga por mbi të gjitha kushtet e punës.
Gjithë të mirat!

Postime: 112

Pjesëmarrësit: 32

Lexo temën e plotë

Stafet në televizione kanë shumë pak vjetërsi pune

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Në buletinin periodik numër 1 që Autoriteti i Medias Audiovizive ka botuar mund të gjesh mjaft informacion në lidhje me televizionet, radiot dhe platformat kabllore. Të dhëna teknike, dhe ekonomike, si xhirot e deklaruara, taksat e paguara, numri i punëtorëve etj. Por mua si njeri i kësaj pune më bëjnë përshtypje të dhënat që kanë të bëjnë me stafet e punësuara.

Grafiku më sipër na tregon se në televizionet, vetëm 11% e stafeve kanë mbi 10 vjet punë, shifra është e ulët, përtej faktit që televizionet shiptare private janë rreth 15 vjeçare. Mosha e re e televzioneve nuk justifikon faktin se 59% e të punësuarve kanë 3 ose më pak vjet në vendin e punës, ndërsa 33% janë në atë vend pune nga 0 deri në 1 vit. Pra 1 në 3 punonjës sapo ka nisur punë në atë pozicion, dhe me gjasa sapo ka nisur edhe karrierën (53% e të punësuarve në televizione janë nën 35 vjeç).

Postime: 14

Pjesëmarrësit: 10

Lexo temën e plotë

Singularity u shty

$
0
0

@bulkthi shkruajti:

Njeri ka shkruar ne analogji me librin e Ray Kurzweil "Singularity po afron" nje tekst mbi ndikimin e teknologjise mbi Enri Fugen dhe imazhin virtual te Edi Rames. Teksti eshte humoristik por permban nje filozofi te tere mbi audiencen e sotme virtuale dhe ngre pikepyetje mbi vendndodhjen e pushtetit te sotem politik, fushen e betejave.

Sipas Gramshit, nje filozof italian neo-marksist, fushe-beteja e ideve ishte ne shoqerine civile, dhe sot ajo ndodhet kryesisht online. Keshtu qe Rama & Co. e kane zhvendosur betejen per zemrat dhe mendjet e shqiptareve ne Facebook.

Postime: 1

Pjesëmarrësit: 1

Lexo temën e plotë

Viewing all 3202 articles
Browse latest View live