@bsalaj shkruajti:
Muzeu i memories eshte nje projekt qe synon t’u tregoje te rinjve sesi ishin gjerat gjate sistemit komunist, per te ruajtur kujtesen e atyre viteve. http://1945-1990.muzeuimemories.info
Gjatë pranverës 2017 Instituti i Studimeve Politike organizoi një pyetësor me të rinj të disa prej gjimnazeve kryesore në Tiranë. Pjesë e tij ishin testimi i njohurive mbi të kaluarën dhe 100 pyetje pa përgjigje të tyre lidhur me aspekte të ndryshme të organizimit politik, shtetëror, dhe të funksionimit të shoqërisë e jetës shqiptare gjatë 1945-1990. Në funksion të tyre stafi i projektit www.muzeuimemories.info ndërtoi një broshurë me disa nga pyetjet dhe përgjigjet kryesore, - projekt që do të vijojë të pasurohet edhe në të ardhmen. Projekti gjeti mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe sot u prezantua në Tiranë nga stafi realizues i ISP. Të dhënat e tij do tu vihen në dispozicion të rinjve të interesuar dhe janë publikuar online për çdo të interesuar në adresën http://1945-1990.muzeuimemories.info.
Qëllimi ynë është dialogu mbi të kaluarën, memoria historike dhe nevoja që shoqëria shqiptare të njohë me realizëm atë në mënyrë që më pas të gjej forcë e kurajë për të reflektuar në ndërgjegje dhe në formim kulturor. Në këtë nismë të nisur dy vite dhe dedikuar kryesisht të rinjve që kanë lindur pas vitit 1990, ISP ka gjetur mbështetjen nga MK, OSBE, Ambasada e Gjermanisë dhe institucione të tjera aktive në çështjet e memories mbi të kaluarën. - Afrim Krasniqi
Postime: 70
Pjesëmarrësit: 26