@ars shkruajti:
Njëqindetridhjetëmijëekatër flokë
kishe në vitin e largët nëntëdhjetëetetë
e dyzetëmijëeshtatëdhjetëepesë qime
në muajin e tij të tretë, më datë trembëdhjetë
në ora dy e njëzetedyedyzet.Kemi këtu çdo regëtimë të zemrës tënde
e, natyrisht, çdo lajthitje, secilën fjalë të tepërt
e çdo shkelje në dërrasat e kalbura të urës së jetës;
kohë ke ende sidoqoftë, parë që po merr frymë tani
e të rreh në gjoks akoma lavjerrësi që tundim ne,
akoma ke kohë të hedhësh sytë një herë pas,
një herë përpara, për nga bregu tjetër,
dhe - ndonëse nuk është e domosdoshme kjo -
të shohësh një herë poshtë në greminë
e të marrësh nga frika frymën e thellë,
ta marrësh atë si të ishte e fundit,
e ndoshta - por nuk ka pse -
të mërmëritësh një mea culpa me vete
e të mos flasësh qysh aty e tutje aq shpesh,
se fryma që harxhon për të folur të duhet,
të duhet vërtet, për t’u mbajtur edhe ca,
sidomos kur të ndodhin shembjet,
medoemos kur të këputesh në mes,
me njërën pjesë të lidhur në lindje
e tjetrën të hedhur përtej, se urë je,
e lumit që shkon përmes rrëmbyer aq i bën,
në u shaluan përsipër hapat e qiellit mbi të.Tridhjetëegjashtëmijëepesë flokë ke tani
e fiks gjashtëmilionepesëqindmijëedyqindetre
rrahje zemre derimë atëherë.Shih t’i zbardhësh e t’i lësh flokët pa vrer,
shih të të rrahë zemra për të tjerë,
shih të vdesësh me nder…
shih e bëj ç’të duash fundja:
në dorën tonë je sidoqoftë.Peshoret i kemi të sakta fort,
numrat nuk na mbarojnë kurrë,
ndërsa botë kemi më shumë se njerëz,
kohën kemi lënë të të ruajë,
Cerberin për tufën tuaj.Po ta dinit se ç’bëhet tani
me Maon, Josifin, Adolfin e Enverin,
kijameti do të ndodhte nesër.Megjithatë, mund ta shihje edhe kështu:
më e shumta brenda njëqind e njëzet vjetësh,
(po të lemë mënjanë këtu ca pemë
e ndoca breshka treqindvjeçare)
ai do i ketë ngjarë me se s’bën secilit prej jush,
ndërsa zemra të rrahu tetëdhjetëetetë herë,
tridhjetetri herë nga frika e një herë
më shpesh se kaq nga Shpresa
kur shkrova këta rreshta.@ae.
Postime: 1
Pjesëmarrësit: 1