Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Artan Lame shkrin gjithë zyrën e ALUIZNI-t, Berat me një të rame

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Shkrirja demonstrative e gjithë zyrës së ALUIZNI-t në Berat nga Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame erdhi rrufeshëm pasi Kyeministri Rama shkarkoi Drejtorin e Beratit, pas ballafaqimit publik me një të moshuar të sorollatur prej vitesh. Ajo që më godet në këtë veprim spektakolar është mënyra sesi drejtori i përgjithshëm Lame, ndoshta i frymëzuar nga shefi i tij, flak 15 vetë nga puna, tak-fak. Më duket arrogant ky veprim, dhe heqje e përgjegjësisë nga vetja. Nëse zyra e Beratit paska qënë kaq keq, a nuk ka edhe drejtori i madh Lame ndonjë përgjegjësi? Vallë a kishte në atë zyrë ndonjë të vetëm që punonte ndershmërisht, i cili u flak padrejtësisht në rrugë?E nëse jo, si u sigurua z. Lame se veprimi i tij, si refleksi gjurit nuk shkelmoi mullaqe të pafajshme?

PS. Zakonisht, kur zyrtarët pushohen me thiatro, fitojnë në gjykatë dhe pastaj paguhen për një vit, me paratë e taksave tona, natyrisht.

Pasi Kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e ALUIZNI-t të Beratit, pas një dëgjese publike, ku një e moshuar shprehu problemin e saj se nuk kishte marrë legalizimin prej pesë vitesh, drejtori i madh i ALUIZNI-t, z Artan Lame, mesditën e së mërkurës, vendosi shkrirjen e të gjithë degës së Beratit.Në një takim që ka zhvilluar me punonjësit në këtë qytet, Lame është shprehur se të 15 punonjësit aktual do të largohen nga detyra si dhe u ka bërë thirrje të gjithë inxhinierëve të rinj të paraqesin aplikimet. - Club FM Radio

Postime: 59

Pjesëmarrësit: 18

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202