@xhatani shkruajti:
N'cep te mehalles sime
vashat sypupurta qendisin pajen me ngjyra te blerta.
Pastaj,fshehurazi shohin permatan rruges
ndonje djale kembengules,
qe heret a vone do kaloje andej pari.
N'cep te mehalles sime
perbri
rrine grate,qe dashur pa dashur,kujtojne flirtet
dashurite,tradhetite.
N'cep te mehalles sime
mbi dy trungje arre
jane plakat e mocme
veshur me xibune te zinj prej leshi te trashe.
Heshturazi,pijne duhan te forte
e shohin nga qielli
mbase kthehen marinaret,
qe ato ti perqafojne aq fort,e ti zere gjumi.
N'cep te mehalles sime
dy vasha qendisin flamurin shqiptar
qe baca ismail qemali
te lumturohet kur ta valvis.
N'cep te mehalles sime
po bie muzgu
dhe hena aq prane
te ben te puthesh,te puthesh,te puthesh...
Cerrik,13 korrik 2017
Foto nga Chris Barbalis
Postime: 1
Pjesëmarrësit: 1