TIRANE- Situatë problematike është krijuar në mbarë vendin si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Ashtu siç është ishte parashikuar nga sinoptikanët, dita e sotme filloi me reshje të rrëmbyera shiu. Që në orët e para të mëngjesit u raportuan rrëshqitje të dherave në Pukë, duke shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore.
Lumi i Lanës raportohet se ka dalë nga shtrati në disa zona duke shkaktuar probleme. Vështirësi hasen edhe në qarkullimin e mjeteve.
madhe
