Gjykata e Apelit në Korçë ka dhënë ditën e djeshme vendimin për Elton Bregun, autorin e vrasjes së Klement Hoxhallarit, 28 vjeçarit nga Pogradeci. Ai u dënua me 18 vjet burg, ndërsa personi që akuzohej si bashkëpunëtor i tij, Redi Kazerna, është liruar në sallën e gjyqit. Kjo ka sjellë irritimin e nënës së viktimës, e cila ka thënë: “Gjykata e liroi, por do ta vras unë”! Prokuroria thotë se krimi që ndodhi qershorin e shkuar, ka vetëm një autor dhe ndodhi në një bilardo. Por, nëna e 28-vjeçarit shprehet se i biri është vrarë nga 5 persona.
djathtas
Ligj