Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Nga Aston Martin, tek Bentley, Lotus e BMW: Makinat më të bukura të James Bond

$
0
0
Bentley Mark IV – “From Russia with love. Ian Fleming kishte në pronësi një Bentley dhe e bëri atë makinën e preferuar të Bondit, në librat e 007-ës. Makina e 1936-ës, e përdorur në filmin “From Russia with love” ishte e pajisur me një radiotelefon.
Aston Martin DB 5 – “Goldfinger”, 1964. Kjo makinë e Bondit kishte automatikë, një sedilje që mund të shkëputej si dhe një sërë pajisjesh të tjera të Degës “Q”. Ajo bëri një rikthim triumfues në filmin “Skyfall” dhe u shit për 4.6 milionë dollarë në vitin 2010.
Toyota2000GT – “You only live twice”, 1967. Një prej makinave më të bukura të Bondit që janë prodhuar ndonjëherë, makina e rrallë ekzotike japoneze u modifikua për të kënaqur Sean Conneryn – tavani iu hoq fare.
Aston Martin DBS – “On her majesty’s secret service”, 1969. Nga të gjithë Aston Martin-et e James Bondit, kjo është e preferuara – thjeshtë e mrekullueshme. George Lazenby e ngau në të vetmen herë që luajti James Bondin.
Ford Mustang Mach 1 – “Diamonds are forever”, 1971. E vetmja makinë amerikane e përdorur nga James Bondi, në fakt i përket të dashurës së tij, Tiffany Case, tek “Diamonds are forever”.
Lotus Esprit – “The spy who loved me”, 1977. Me makinën amfibe Lotus Esprit tek “The spy who loved me”, producentët krijuan të vetmen makinë që rivalizonte vërtetë DB5-ën për nga statusi ikonë. Elon Musk pagoi 860 mijë dollarë për një prej tyre në vitin 2013.
Citroen 2CV – “For your eyes only”, 1981. Nuk është aspak makina më seksi në garazhdin e Bond, ndërkohë që është edhe më e ngadalta. Megjithatë, ajo është përdorur në një prej skenave më të paharrueshme me ndjekje në serinë e 007-ës.
Lotus Esprit Turbo – “For your eyes only”, 1981. Duke lënë mënjanë Citroenin, Bond nxjerr një tjetër Lotus të mrekullueshëm në pistat e skive të Cortinas.
Alfa Romeo GTV6 – “Octopussy”, 1983. E vetmja makinë italiane në listë, Bondi ia vjedh një gruaje që ndodhej në një kabinë telefonike, për një ndjekje të shpejtësisë së lartë në Gjermani. Një makinë klasike shumë e përballueshme këto kohë, për ata që duan pak aksion prej 007-e
Aston Martin V8 Vantage Volante – “The living Daylights”, 1987. Rikthimi i Bondit tek Aston Martin në vitin 1987 pa Timothy Daltonin të merrte timonin e një V8 Volante të mbushur me pajisje moderne
BMW 750iL – “Tomorrow never dies”, 1997. Flirti i shkurtër i Bondit me BMW-në nisi në fundin e viteve ’90 dhe nuk zgjati shumë. Pierce Brosnan përdor një celular për të ngarë 750iL-në.
BMW Z8 – “The World is not enough”. Brosnani në rolin e Bondit është përgjithmonë i lidhur me BMW-në. Ashtu sikurse dhe kostumi i tij italian Brioni.
Aston Martin Vanquish – “Die another day”. Tek Die Another Day u përdor një Aston Martin e kohëve moderne, dhe Vanquish nuk zhgënjeu aspak, me ndërtimin antiplumb, raketa që ndjekin nxehtësinë dhe shumë më tepër.
Aston Martin DB10 – “Spectre”, 2015. DB10 përfaqëson të ardhmen e Aston Martin dhe është gjë e mirë që e shohim ta testojë pikërisht James Bondi.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202