Veç një trëndafil si mbajtëse
Unë ndreq për vete një dhomë në ajër
mes akrobatëve dhe zogjve:
shtrati im mbi pedanën e ndjenjës
si një fole në erë
në skajin më të largët të degës.
Unë blej për vete një mbulesë prej leshit më të butë
të deleve të krehura me kujdes që
nën dritën e hënës
si re që tek-tuk vezullojnë
shkojnë mbi tokën e fortë.
Unë mbyll sytë dhe mbulohem
me lëkurën e kafshëve të besuara.
djathtas
Letërsi
Hilde Domin