Ditë vjeshte
Zot: koha erdh’. Vera qe fort e madhe.
Shtroje hijen tënde mbi orët e diellit,
e lëri erërat të fryjnë mbi ara e luadhe.
Urdhëro frutat e fundit të bëhen deng;
jepu atyre edhe dy ditë më të jugëta,
nguci ato kah përsosmëria dhe fute
T’amblën e fundit në verën e rëndë.
Tashmë kush s’ka shtëpi, atë më s’e ndërton.
Tash kush është vetëm, gjatë ashtu do rrijë,
do të rrijë zgjuar, do të lexojë dhe do të nxijë
letra të gjata, do shkojë, do vijë shëtitoreve,
djathtas
Letërsi
Rainer Maria Rilke