Tregtarët e Tiranës kanë disa ditë që protestojnë kundër masave shtrënguese ekonomike të ndërmarra nga qeveria. Biznesi nuk i ka qejf taksat, sigurimet dhe kuponët, kjo dihet.
Mirëpo, protesta e tregtarëve ka kaluar në ekstrem sot, kur ata kanë vendosur të heqin dorë nga xhiroja ditore dhe kanë protestuar duke i mbyllur tërësisht qepenët.
Një thirrje të tillë për bojkot tregtarëve kohët e fundit ia kanë drejtuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-nënkryetari i Kontrollit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, duke e politizuar kësisoj protestën e tyre.
madhe
Foto e ditës