Aktorja e shquar Meryl Streep ka ndarë me ndjekësit e saj në facebook një foto të vjetër ku ajo shihet në një metro pas një audicioni për filmin King Kong, nga i cili ajo u përcoll me fjalët, "je tepër e shëmtuar për rolin". Aktorja tregon shumë shkurt sesi nuk e braktisi ëndrrën për të qenë aktore, dhe sesi e konsideroi opinionin e tyre mbi pamjen e saj, veçse një të tillë në një det me mijëra opinione të tjerë. "Sot kam 18 çmime Oscar", shkruan ajo në mbyllje.
madhe
Art
Blendi Salaj