Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Për romanin fitues të çmimit Kadare

$
0
0

@ars shkruajti:

Nuk e kam lexuar librin në fjalë e nuk ma do mendja ta sjellë rasti ta lexoj, e megjithatë kritika e mëposhtme për të nuk do të më ndikojë si për ta lexuar, ashtu edhe për të mos e lexuar.

Pasi kjo nuk është kritikë; kjo është “larje hesapesh”.

Është e habitshme që del pikërisht në gazetën, e cila ka organizuar konkursin e në të cilën gjenden edhe shkrime lëvduese për romanin në fjalë. Kjo tregon veç të tjerash që drejtuesit e gazetës nuk kanë një linjë të tyren, një fizionomi të vetën; madje duket sikur përpiqen të lihet të kuptohet e kundërta: le të lulëzojnë një mijë lule e një mijë shkolla.

Por më shumë ka të ngjarë të mos kenë jo vetëm filozofi, por as sensin më minimal të masës e janë thjesht po ai mishmash absurd pa shije që haset gjithkund në mediet shqiptare sot.

Dhe nuk është problemi që E. Ypit nuk i paskësh pëlqyer romani fitues i çmimit “Kadare”.

Problemi - më duket mua - është toni i artikullit; ky është asgjësues, si për librin, ashtu edhe për shkrimtarin vetë, të cilit autori i ka kontestuar në fund impotencën për të qenë i tillë, letrar pra.

Mirëpo, në qoftë vërtet ashtu, atëherë i bie ose që e tërë juria që ka gjykuar krijimet të ketë qenë edhe ajo e tillë, impotente, - parë që ky libër është përzgjedhur nga ajo, - ose dorëshkrimet e dërguara të kenë qenë edhe më të dobët se ky e që konkursi, për të cilin u tha se kish dorëshkrime me vlerë, të ketë qenë një vrimë në ujë. Ndaj bëhet edhe më i çuditshëm fakti që shkrimi botohet te “MaPo”, e cila e organizon këtë.

Që ne nuk kemi kritikë letrare, kjo është diçka që dihet.

Ajo që harrohet shpesh të përmendet është që ne kemi, nga ana tjetër, një anti-kritikë letrare, një çkritikë, një haram-kritikë, a si ta quash ndryshe këtë, kur një palë i bien kalit, të tjerë potkoit e ndonjë edhe të zotit, siç bën Ypi.

Kjo e fundit shkakton më shumë dëme se mungesa e së parës, pasi jo vetëm që i zë kësaj vendin e supozuar, por shpërdoron edhe fjalën si të tillë.

Parë kështu, shkrimi i Ypit është më pak i dëmshëm se shkrimet lëvduese po aty - pa çka se, siç përmenda, nuk e kam lexuar romanin në fjalë e nuk kam fjalën tani për të, por për llojin e kritikës si të tillë, - ndërkohë që këtë të Ypit po e quaj thjesht negative.

http://www.mapo.al/bicim-romani-i-virgjil-mucit/

Postime: 8

Pjesëmarrësit: 4

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202