@Pjer shkruajti:
"Fluturojnë” 2.7 miliardë euro; Mallrat që i blejmë dhe i shesim botës dhe shtetet
Shqiptarët kanë blerë nga shtetet e Europës dhe vendet të tjera të botës rreth 4.7 miliardë euro mallra në vitin 2017, sipas të dhënave që u bënë publike nga INSTAT në raportin e tregtisë së jashtme. Ndërsa u kemi shitur këtyre shteteve shumë më pak, rreth 2 miliardë euro mallra. Si rrjedhojë, kanë dalë neto nga vendi 2.7 miliardë euro (diferenca mes eksporteve dhe importeve), shumë që është e barabartë me 24% të asaj që prodhon ekonomia shqiptare në një vit (prodhimi i brendshëm bruto).
Postime: 7
Pjesëmarrësit: 4