Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Biznesmenë të të gjitha vendeve, bashkohuni (“The young Karl Marx” – film gjermano-belg me regji te Raoul Peck)

$
0
0

@STALKER shkruajti:

Hakshe hakshe, filmi do ish dashur te titullohej “Marksi dhe Engelsi i ri” sepse ai i jep hapsire (dhe kohe!) sa njerit aq edhe tjetrit. Dhe kjo per nje arsye te thjeshte: duke i vendosur ngjarjet ne periudhen midis viteve 1844 dhe 1848, në kohën kur gazetari-filozof gjerman 26 vjeçar Karl Marx, per arsye te mbylljes se gazetes ku punonte (çensura prustiane e kohes) largohet nga Boni dhe vendoset ne Paris (bashke me Jenny von Westphalen, gruan e tij me origjine aristokrate), filmi rrefen takimin e tij me ekonomistin Friedrich Engels, te birin e nje industrialisti te pasur gjerman, pronar i disa fabrikave tekstili ne Angli. Asokohe, ky i fundit kish rene keqazi ne dashuri me nje punetore (te debuar!) te fabrikes se te jatit ne Mançester.

Filmi, më shume se biografik, eshte nje «buddy movie», pra nje film qe rrefen miqesine mes dy shokesh (gje qe më kujton «budy movie» të shkelqyer si «Husbands» i Cassavetes (1970) apo « Superbad » i Greg Mottola (2007)

Në pamje te parë, dy shokët ne fjale (Karlin dhe Friedrich-un) gjithcka i ndan : njeri eshte gazetar pa kokrren e lekut ne xhep ndersa tjetri, i biri i nje industrialisti super te pasur. Por nuk rezultotn tamam ashtu… !

**

Në fillim, Marks dhe Engels (respektivisht 26 dhe 25 vjeç) urrehen e xhelozohen keqazi reciprokisht. Por pak e nga pak, mesojne ta vleresojne njeri-tjetrin, e mbi te gjitha, te ndajne nje enderr te perbashket : ndryshimin e botes. Dhe te behen shoke per koke deri ne fund te jetes se tyre. Marksi ka nje personalitet hatashmerisht frymezues (fiks siç flitet sot ne gjuhen e «startup company» : inspiring!!), gje qe Engels e kupton shume shpejt: kur Karli eshte i detyruar te largohet nga Parisi bashke me familjen e tij dhe te vendoset ne Bruksel (qytet ku asokohe, liria e te shprehurit ishte me e madhe se gjetiu ne Europe), shoku i tij po ashtu zhvendoset ne kryeqytetin e Belgjikes. Te dy flasin dhe shkruajne rrjedhshmerisht ne gjermanisht, frengjisht dhe anglisht. Nga eseja në ese, nga udhetimet në udhetime, nga mitingu politik në miting, Marks & Engels e transformoje “nderrmarjen” e tyre te vogel në ‘global franchise’ : nje ‘international success story’ qe sot do ja kishte zili çdo businessman !

le_jeune_karl_marx_2

**

Filmi mbyllet me fillimin e hartimit te Manifestit komunist në 1848, i shkruajtur me 4 duar. Pra ne nje farë menyre, filmi eshte nje rrugëtim qe tregon se «nga kaluan» Marks dhe Engels per tu ulur e hartuar Manifestin e famshem. Në 1847, Marks nuk donte ta bente nje gje te tille (duke qene se ishte i zene me disa artikuj qe duhet te shkruante per «New-York tribune») por Engels, duke pare valen e revolucioneve te 1848 anembane Europes (njohur ndryshe edhe si Pranvera e popujve), e shtyn ate drejt redaktimit te nje teksti te tille. Sigurisht, filmi nuk merr fare persiper tu ndryshoje mendjet atyre qe jane pro apo kunder nje teksti te tille (ata qe jane pro, do e kene gjithmone gati argumentin e tyre : mjafton te heqesh fjalet ‘kapital’ dhe ‘proletarë’ nga Manifesti dhe ti zevendesosh me ‘financë’ dhe ‘rrogëtarë’ per te konstatuar qe aktualiteti i tij eshte intakt (i paprekur) ; ndersa ata qe jane kundra, do te gjejne 1001 argumente per te provuar se kapitali dhe financa nga njera ane dhe proletarët dhe rrogetarët nga ana tjeter, nuk jane e njejta gje).

E megjithate, filmi eshte i dobet. Sepse tmerresisht klasik dhe didaktik. Domethene përtac. Kjo behet edhe më problematike po te kemi parasysh se ai merr persiper te pershkruaje 4 vite nga jeta e dy personave, te cilet e shihnin tejkalimin e kontradiktave vetem nepermjet shperthimit te antagonizmës (kontradiktes) kryesore! Po te kemi parasysh se nje film (i mirë !) eshte nje bashkësi imazhesh qe plotesojne por dhe kundershtohen mes tyre, i bie qe “The young Karl Marx” të jetë, në vetvete, e kunderta e asaj qe merr persiper te pershfaqe (do te ishte njesoj sikur, per shembull, filmat e David Lynch (universin psikedelik te filmave te tij) ta realizonte, te themi, klasiku Clint Eastwood).

Quel gâchis !

5.0

TRAILER:

Postime: 6

Pjesëmarrësit: 4

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202