Përtej të parit të këtyre të dhënave, unë e di këtë të vërtetë pasi shumë prej jush ma kanë rrëfyer mua. Po, ju! Njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë. Në rrjedhën e kërkimeve mbi një libër për jetën e përditshme në Shqipërinë Socialiste, intervistova qindra njerëz të zakonshëm për realitetin e thjeshtë të tyre në atë kohë. Në shumë prej qindra intervistave të regjistruara, burra dhe gra më treguan për dhunën seksuale në familje, në vendin e punës, në komunitet dhe në burgje.
Opinion | Shtypi
Shannon Woodcock