Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Shqiptari më i urryer në USA

$
0
0

@urbantelescope shkruajti:

Martin Shkreli ,34 vjecari shqiptar rrezikon deri 20 vite në burg për mashtrim instrumentash financiarë,sigurimesh dhe konspiracion.


Ky ishte verdikti i jurisë e cila e shpalli fajtor në 3 nga 8 akuza që qëndronin ndaj tij.

Shkreli ka qënë i njohur për median dhe opinionin publik që në vitin 2015 pas rriti me 5000% cmimin e ilacit për HIV Daraprim cfarë i dhuroi dhe titullin si personi më i urryer në Amerikë.

Në daljen publike pas gjyqit në intervistën e tij pranë FoxBusiness Shkreli deklaroi se konsiderohet edhe mundësia e rrëzimit për 3 akuzat që qëndrojnë ndaj tij, në pjesën e dytë të gjyqit.

Më tej ai shtoi cfarë e quante ekzagjerimin dhe fryrjen e cështjes gjyqësore nga qeveria amerikane,e cila po e sulmonte vetëm për shkak të vendimeve kontraversiale dhe të cmendura që ai kishte marrë si kreu i kompanisë Turin Pharmaceuticals. të cilat sollën vëmendjen e autoriteteve amerikane dhe në implikimet e tij në bursën e Wall Street.

Rreth 200 anëtarë jurie potencialë janë liruar në procesin gjyqësor që zgjati 5 javë pasi nuk mund të gjenin anëtarë të cilët ishin të paanshëm,në shumë raste shprehën hapur që e urrenin për atë cfarë kishte bërë e deri në akuza të padëgjuara për mungesën e respektit që Shkreli kishte treguar ndaj grupit të famshëm të hip-hop Wu-Tang Clan edhe pse asnjë nga këto nuk kishin lidhje me akuzat ndaj tij.

Shkreli e bleu albumin e grupit legjendar për 2 milionë dollarë me klauzolën që nuk mund ta publikonte komercialisht për 88 vitet e ardhshme por pas fitores së Donald Trump ai e ndau me ndjekësit e tij në livestream albumin misterioz të padëgjuar më parë,rrjedhimisht duke thyer kontratën konfidenciale.

Më herët ai gjithashtu ka publikuar edhe disa këngë nga albumi “Tha Carter V” së Lil Wayne duke thyer premtimin e përsëritur por mesa duket ai thjeshtë nuk reziston dot pa qëndruar në vëmendjen mediatike, gjë e cila sot mund ti kushtojë lirinë.

Postime: 20

Pjesëmarrësit: 11

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202