@STALKER shkruajti:
Ashtu sikurse kinemane e ka shpikur dikush, dikush ka shpikur edhe zombit, te gjallet-e-vdekur te kinemase. Dhe ky eshte George Romero, i cili dje ka vdekur "prej verteti". “Night of the Living Dead" (1968) ishte femija e tij i pare, koncepti i te cilit qe prej asaj kohe eshte kopjuar e sterkopjaur nga dhjetra e qindra te tjere regjizore. Deri ne dhimbje. deri ne maskaradë.
Romero ben pjese tek ata te pakte kineaste qe kurre nuk e tradhetoi artin e tij. Nje nje interviste krejt te fundit te tij, jo pa te drejte ai shprehej i indinjuar per paçavure te tilla hollywoodiane si "World War Z" me aktorin-biznesmen Brad Pitt apo per serine "The Walking dead", filma apo seri ne te cilet tashme mungon teresisht satira sociale, kritika subversive ndaj shoqerise amerikane (aq e rendesishme ne filmat me zobi te Romeros!) per tu zevendesuar me skena me demek 'te frikshme' (ku thjesht shihen zombi qe bejne masakra: aksion dhe vetem aksion).
Filmi i tij i fundit qe pata pare ne kinema ishte "Diary of the dead" (2009), po aq entuziasmues dhe funeber sa dhe gjithe filmat e tjere te mjeshtrit te cilet, ne menyren e tyre, gjithmone kane reflektuar klimen politike dhe sociale te epokes.
George Romero is dead.
Long live the leaving dead !
Postime: 6
Pjesëmarrësit: 3