@bsalaj shkruajti:
Pasi i thirri qytetarët të tregojnë përvojat e tyre negative në administratë, Kryeministri Rama botoi një raport në rrjetin social FB, ku përmblidhte komentet e qytetarëve dhe përmendte 100 vetë të komentuar negativisht nga qytetarët që i kishin kthyer përgjigje në Facebook. Publikimi i kësaj liste nga kryeministri i ka irrituar shumë vetë të cilët i kanë kujtuar fletrrufetë dhe gjyqet popullore, dhe të tjerë akoma i kanë përmendur procesin ligjor, si e drejtë e të gjithëve, para se të baltosen publikisht.
Por Rama e ka mbrojtur zgjedhjen e tij si një mbledhje thjeshtë mekanike e emrave që vetë qytetarët i kanë shkruar në përvojat e tyre negative, pavarësisht kësaj, në listë janë vetëm 100 dhe jo të tjerë që gjithashtu janë përmendur shpesh. Në fund kryeministi i ka quajtur "lule mos më prek" ata që janë ankuar, " "...lulet mos më prek" dhe gjithë tallavaxhinjtë e katundit politik e mediatik që qenkan kuturisur sot të vënë kujën për demokracinë në rrezik, i këshilloj të ruajnë energjitë se nuk kanë parë e as dëgjuar gjë akoma!" - ka shkruar kryeministri.
"Platforma online e Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm PER SHQIPERINE QE DUAM, e cila do të hapet me fillimin e punës së qeverisë së re, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta." - thotë Rama meë tej.
Ka nga ata që janë të kënaqur për listën, ata e mbështesin kryeministrin, të tjerë e konsiderojnë një veprim anormal, etj. etj. Unë e kam të paqartë qëllimin e këtyre 100 emrave, për shkak se nuk di mbi cilët kritere u perzgjodhën ndër qindra e qindra që janë përmendur në rreth 3000 mijë komente. Nuk di as çfarë është apo kush janë "Skuadra e Shënimeve" dhe "Grupi i Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit" por jam shumë kureshtar për mendimin tuaj të argumentuar. "Skuada jonë e lexuesve" nuk do të përgatisë një raport mbi komentet tuaja.
Postime: 94
Pjesëmarrësit: 25