@bsalaj shkruajti:
Tani kemi nje veper te thjeshte qe perkujton carjen e murit te ambasades gjermane nga Ylli Bodinaku dhe shoket, te cilet e rrafshuan murin e ambasades me Liazin e tij, me daten 2 Korrik 1990. Instalacioni quhet "Muri" dhe eshte Pjesa ballore e nje kabine Liaz eshte instaluar, bashke me nje pllake shpjeguese, pikerisht ne vendin ku muri u ça 27 vjet me pare. Ai veprim i guximshem ishte i pari qe i priu nje serie ngjarjesh qe do te shenonin fundin e nje epoke mbi 45 vjecare ne Shqiperi.
Nga njoftimi zyrtar:
Ideatorët e projektit Eljan Tanini, Gjergji Islami dhe Ana Pekmezi ngrenë me këtë instalacion si një Shteg të Kujtesës, mbi ngjarjet e 2 korrikut 1990, ku Ylli Bodinaku me kamionin e tij Skoda LIAZ kaloi murin rrethues të Ambasadës Gjermane, si dhe ngjarjet që vijuan me vërshimin në ambasada të shqiptarëve, që kërkonin ti shpëtonin sistemit diktatorial në vend. "Ishin ditë vërtetë dramatike ato të korrikut të vitit 1990", u shpreh Ambasadorja Susanne Schütz dhe kujtoni më shumë se 3.000 shqiptarët të cilët rrezistuan për rreth dymbëdhjetë ditë në kushte të vështira në Ambasadën Gjermane. Më 12 korrik 1990, pas negociatave mes qeverisë federale dhe regjimit komunist të asaj kohe të gjithë u lejuan që të largohen për në Gjermani.
Instalacioni artistik “Muri” përkujton jo vetëm këtë date historike, por transmeton tek brezat e rinj dëshirën e paetur të paraardhësve të tyre për liri dhe demokraci.
Postime: 31
Pjesëmarrësit: 12