Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Ardhja e Dytë

$
0
0

@InkuizitoriMoth shkruajti:

Rrotull e më rrotull në vorbull gjithnjë më zgjeruar,
fajkoi nuk ndëgjon më fajkuazbutësin;
gjërat shkapërderdhen; qëndra nuk mban më;
anarkia safi shfren mbi botë,
turbull vërshon batica e gjakut, dhe kudo
përmbyt ritin e pafajsisë;
më të mirët humbin çdo besë, dhe më horrat
harbojnë në ashk flakëzjarr.

Pa tjetër ndonjë zbulesë është pranë;
me siguri Ardhja e Dytë është pranë.
Ardhja e Dytë! E sapo këto fjalë u thanë
një pamje madhore dalë prej Spiritus Mundi
më pengon pamjen: diku në rërat e shkretëtirës
një formë me trup luani dhe me kre njeriu,
me sy bosh dhe pamëshirë si dielli,
bën përpara me kofshët e saj të ngathta, ndërsa rrotull
sillen hijet e zogjve të hidhnuar të shkretëtirës.
Përsëri errësira bie; por tani di
se njëzet shekuj gjumi prej guri
shndërrohen në makth nga një djep lëkundës.
E kush bishë e egër, që më në fund i erdhi ora,
i drejtohet Betlemit për tu mishëruar?

W. B. Yeats

...............................................................................................................................................

Kjo poezi, shkruar në vitin 1920, konsiderohet rëndom vepër madhore e poezisë moderne. Dhe është e tillë, jo vetem për nga fuqia agresive artistike, por edhe si vërtetsi vizionare apokaliptike që paralajmëron Kohët e Fundit sipas konceptimit ciklik të historisë. Jo rastësisht, sa here ka një konflikt botëror, edhe në bashkohësi (fjala vjen lufta në Irak, zgjedhja e Trump etj), vjen në modë riinterpretimi i saj si profeci negative. Sigurisht dokrra të gjitha, as vetë Yeats nuk dinte se çfar deshte të thoshte, por çfar ai ndjente si ankth i kohës moderne ështe me se i vërtetë dhe i saktë.

Pjesa e parë e poezisë është e qartë pa dashur interpretim, ndërsa pjesa e dytë është hermetike dhe ezoterike, meqë Yeats i përkiste urdhërit Hermetic Order of the Golden Dawn.

Postime: 6

Pjesëmarrësit: 2

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Latest Images

Trending Articles