@Reni shkruajti:
Numri i shtetasve që kanë hyrë në vitin 2017 në muajt Janar – Maj është 1.3 milionë, ose 9.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016. Ajo që të bie më shumë në sy, është se vetëm personat që kanë ardhur për qëllim turizmi janë trefishuar.
Sipas shifrave të INSTAT, në pesëmujorin e parë të vitit 2016, ishin 132 mijë persona që vinin nga jashtë për pushime në Shqipëri, ndërsa këtë vit shënohen 367 mijë persona. Edhe duke parë vetëm muajin maj, në 2016 hynin në shqipëri 41 mijë persona, ndërsa një vit më pas numërohen 132 mijë të huaj, po me qëllim pushimi. Rritje kanë pasur edhe personat që kanë hyrë në Shqipëri për biznes, nga 20 mijë në muajt Janar – Maj në 2016, në 25 mijë këtë vit.
Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj për majin 2017 rezulton të jetë nga Kosova me 29.3%, ndjekur nga vendet e tjera fqinje të ballkanit, Maqedonia, Mali i Zi e Greqia. Bie në sy, se edhe pse Kosova vazhdon të ketë peshën kryesore, ajo ka shënuar rënie, ndërsa Italia dhe shtete të tjera kanë shënuar rritje përkatësisht me 5 dhe 11 pikë përqindje.
Ndërkohë, rruga kryesore nga ku janë futur personat e ardhur në Shqipëri në maj 2017 mbetet përmes tokës, ose 79.7%, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 13.5% dhe ato detare 6.8%.
Burimi - INSTAT
Postime: 22
Pjesëmarrësit: 11