Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Edi në televizor dhe ndodhi të tjera në orbitë

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Kryeministri Rama mund ta konsiderojë median "kazan", por ndoshta këtë e thotë nga këndvështrimi i dikujt që i adhuron kazanët, siç do t'i dukeshin kazanët një kazanxhiu, për shembull. Në ditët përmbyllëse të fushatës Edi Rama është shfaqur në televizor me qindra orë në dhjetra kanale, duke prekur një rekord shikueshmërie të panjohur më parë. Premtimi i tij, se nuk do të dilte aq shpesh në televizor sa Berisha tani është i papërdorshëm edhe si premtim i pambajtur. Ç'ta kujtosh?!

Thashethemet dhe matjet e shikueshmërisë (këto të dyja janë shpesh e njëjta gjë) thonë se kryeministri ngre audiencat, numrat. Normale, krahasuar me të ftuar të tjerë akoma më të parëndësishëm se ai, audienca e një programi do ishte më e madhe, por të kesh të ftuar Ramën ndërkohë që Rama është i kudoftuar nuk përbën asnjë veçanti. Edhe publiku, nuk shoh sesi do ishte kurioz të dëgjonte materialin që kryeministri reciton prej javësh me përpikmëri. Sa herë mund ta shohi njeriu një film? Megjithatë, nuk imagjinoj dot një pronar mediash që t'i mbyllë derën. Kshu' jan' k'to pun'.

Për korrektesë, kryeministri nuk është i vetmi politikan që përdor mediat për fushatë. Në një kohë me të, në kanale të tjera shfaqen Basha, Meta, Veliaj, Vasili, Blushi, Berisha etj. (Partitë e vogla s'i qas më njeri), ama askush nuk ka shkuar në më shumë programe se Edi Rama, në disa dalje madje, dukshëm i lodhur nga dita e kaluar rrugëve në fushatë. Ai është i gatshëm të shfaqet në çdo program, edhe kur nuk janë prerë për trupin e tij. Sepse sado që e shan dhe e urren. Ai ia di të mirat "kazanit".

Kryeministri i kudogjendur në tv:

Postime: 32

Pjesëmarrësit: 11

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202