Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Edhe sa kohë duhet që robotët të na zëvendësojnë?

$
0
0

@Reni shkruajti:

Bota mendohet se është pranë revolucionit të katërt industrial, revolucion ku makineritë do jenë në gjendje të bëjnë punë të kryera nga njeriu, ndoshta edhe më mirë. Është një e ardhme që premton shërbime më të lira dhe më efikase, por një e ardhme që ndoshta mund të sjellë humbje të vendeve të punës gjerësisht në botë.

Këtu ngrihet pyetja, kur do jetë në gjendje një makineri të kryejë punën time? Nuk ka një përgjigje të sigurt, por disa prej studiuesve më të mirë të botës për inteligjencën artificiale po përpiqen ta zbulojnë. Katja Grace, një studiuese nga Universiteti i Oxford dhe kolegët e saj nga projekti AI Impacts dhe nga Instituti Machine Intelligence Research kanë anketuar 352 shkencëtarë dhe kanë hartuar përgjigjet e tyre si parashikime se sa kohë do duhet që makineritë të kryejë punë të ndryshme.

Kështu për shembull, në vitin 2010 një roboti i duhej afërsisht 19 minuta për të kapur dhe të palosë një peshqir, ndërsa në 2012, për të palosur një palë xhinse vetëm 5 minuta. Speacialistët thonë se rreth vitit 2021, robotët do jenë gati të punojnë me efikasitet në lavanderi e të palosin rroba. Studiuesit parashikojnë se në 2027 robotët do mund të ngasin kamionët si shoferë normalë ndërsa në 2031, mund të jenë shitës në dyqanet me pakicë dhe t’ju ndihmojnë të gjeni masën që kërkoni për bluzën apo këmishën tuaj të preferuar.

Rreth vitit 2050 makineritë mund të kalojnë shkrimtarët dhe të shkruajnë romane ‘bestseller’, ndërsa pas 43 vitesh specialistët parashikojnë se robotët mund të konkurojnë me matematicienët.

Lajmi i mirë është se shumica prej nesh do i kenë të sigurta punët për kohët në vazhdim. Sipas studiuesve, ka 50% shanse që makineritë të zënë plotësisht vendet e njerëzve, vetëm pas 120 vitesh.

Grace beson se anketa duhet të shërbejë si kujtesë se bota është pranë një ndryshimi radikal: “Nuk mendoj se ka ndonjë punë që Inteligjenca Artificiale nuk do jetë në gjendje ta kryejë dot.” Por, ajo beson se disa role në shoqëri nuk mund të zëvendësohen prej makinerive. “Një pastor në kishë, nuk mund të zëvendësohet kurrë nga një robot nëse besimtarët e kishës duan një njeri për atë pozicion.”

BBC

Postime: 11

Pjesëmarrësit: 8

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202