@Reni shkruajti:
Imami i xhamisë në Londër është vlerësuar si hero për trimërinë dhe kurajën e tij në ndalimin e turmës së inatosur të mos i afrohet shoferit të furgonit pas sulmit në Londër.
Një i vdekur dhe tetë të plagosur ishte bilanci i sulmit të një personi në Finsbury Park, në Londrën veriore orët e para të mëngjesit të së hënës. Por, imami Mohammed Mahmoud është cilësuar si hero pasi shpëtoi të dyshuarin 48-vjeçar, duke i bërtitur njerëzve të tërbuar: “Mos e prekni.”
Dëshmitarët thanë për CNN tregojnë se personat e rastit e kishin nxjerrë shoferin jashtë furgonit dhe e kishin shtrirë në tokë duke e goditur. Në këtë moment, imami Mahmoud ndërhyri për të larguar njerëzit që vinin nga të gjitha anët, dhe e mbajti agresorin deri sa erdhi policia.
Në një deklaratë për mediat, vetë imami shpjegon: “Për hir të Zotit ia dolëm ta mbrojmë nga ndonjë lëndim. Ndaluam çdo lloj forme sulmi apo abuzimi drejt tij, që vinte nga çdo cep. Bashkë me vëllezër të tjerë ulëm zemërimin e çastit të 15 apo 20 personave që gjendeshin në vend ngjarje. E mbajtëm të sigurt deri kur erdhi policia.”
Postime: 8
Pjesëmarrësit: 6