Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Gjin Gjoni kërkon 11.000.000 L nga gazetarët për "vuajtje shpirtërore"

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Në rast se e keni humbur këtë çështje për shkak të fushatës, lejomëni tua sjell në vëmendje. Gjin Gjoni, gjyqtari i njohur edhe si milioner i cili ishte i përfshirë në hetime të nisura pas një kallëzimi penal nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka paditur 4 gazetarë, 2 nga BIRN dhe dy nga Shqiptarja.com duke kërkuar prej tyre dëmshpërblim moral. Shuma totale që Gjoni dhe bashkëshortja kërkojnë (11.000.000 lekë të rinj, rreth 82.000 euro) është marramendëse për vlerat që paguhen gazetarët në Shqipëri. Nga ana e tyre gazetarët, shoqatat e tyre, kombëtare dhe ndërkombëtare, madje edhe Ambasada Amerikane, kanë shprehur mbështetje të fortë dhe të hapur për gazetarët. Padia e Gjin Gjonit shihet si një përpjekje për frikësim dhe mbyllje goje.

Duke iu referuar tre shkrimeve të publikuara nga BIRN Albania në publikimin e vet në internet Reporter.al, Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi pretendojnë se u është cënuar nderi dhe dinjiteti si dhe u është shkaktuar dëm jopasuror dhe për këtë arsye kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh nga BIRN Albania dhe dy gazetarët. Gjoni kërkon gjithashtu një dëmshpërblim prej 4 milionë lekësh nga një gazetë e përditshme dhe 2 gazetarët e tjerë në një çështje paralele. - BIRN

Postime: 7

Pjesëmarrësit: 5

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Trending Articles