Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Partia e Macron drejt shumicës në Parlament

$
0
0

@Reni shkruajti:

Partia e qendrës e presidentit francez Emmanuel Macron duket e sigurt drejt një fitoreje të bindëse pas raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare këtë të dielë.

Sipas projeksioneve të Exit-Poll, partia En Marche dhe koalicioni Mouvement Democrate(MoDem) me shumë mundësi do fitojnë 373-403 vende në asamblenë me 577 vende gjithsej. Diferenca e fitores do i jepte Macron shumicën që ai synon për të miratuar ligjet e reja për Kodin e Punës, rishikimin e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për të papunët. Ndërkohë, Republikanët dhe aleatët e tyre mendohen të zënë 107-127 vende në parlament.

Macron fitoi raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në 11 Qershor, ndërsa lëvizja e tij e re, En Marche! u themelua vetëm një vit më parë, lëvizje e cila e ndihmoi të fitonte bindshëm edhe zgjedhjet presidenciale përballë kandidates së djathtë, Marine Le Pen.


CNN - http://edition.cnn.com/2017/06/18/europe/france-parliament-vote-macron/index.html

Postime: 1

Pjesëmarrësit: 1

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202