@bsalaj shkruajti:
Pas një prej viteve më të trazuara në historinë politike Britanike, qendrat e votimit janë hapur për zgjedhjet e përgjithshme të vendit.
Kur ka kaluar më pak se një vit që kur Britania votoi për t'u larguar nga Bashkimi Evropian dhe vetëm 11 ditë para fillimit të negociatave mbi kushtet e fillimit të nisjes, zgjedhjet e menjëhershme u thirrën nga Kryeministrja Britanike Theresa May me qëllim sigurimin e mandatit për të vazhduar bisedimet e Brexit.
Por divorci nga Evropa është zbehur javët e fundit pas sulmeve terroriste që goditën Mançesterin dhe Londrën, ngjarje që u pasuan me pezullim të fushatës elektorale.
Ndërkaq, faktorë si ekonomia, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar dhe siguria janë kthyer në temat kryesore të diskutimeve.
Më shumë se 46 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë nw zgjedhjet e katwrta tepwr tw rwndwsishme qw kanw ndodhur nw Mbretërinë e Bashkuar tre vjetwt e fundit, pas referendumit pwr pavarësisë e Skocisw në vitin 2014, zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2015 dhe votës së Brexit në 2016 (pa përmenduar ato për zgjedhjet lokale në 2014, 2015 dhe 2017).
Votimet mbyllen në orën 22:00, dhe rezultatet e para pritet të dalin brenda një ore pas përfundimit të votimit.
Ç'po ndodh me Brexit?
Ndërsa Konservatorët dhe Laburistët, të udhëhequr nga Jeremy Corbyn, janë zotuar të miratojnë Brexit, secila parti ka një vizion të ndryshëm se si duhet të ndodhë shkëputja nga BE.
Një Brexit i ashtuquajtur "i vështirë" do të thotë që Mbretërisa e Bashkuar shkëputet nga zona tregtare e BE-së, e cila garanton lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda bllokut.
Një Brexit "i butë" do të thotë se Britania largohet nga BE, por qeveria do të kërkojë të mbajë akses në zonën tregtare si dhe të mundësohet njëfarë shkalle e lëvizjes së lirë.
Përveç vizioneve të ndryshme sa i përket zbatimit të Brexit, të dy partitë gjithashtu kanë mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me rishkrimin e ligjit Britanik diktuar nga rregullorja e BE.
Çfarë ndodh më tej?
Votuesit e 650 zonave elektorale në të gjithë Anglinë, Uellsin, Skocinë dhe Irlandën e Veriut po zgjedhin anëtarin e tyre të parlamentit (MPs) nga më shumë se 3,300 kandidatë që konkurrojnë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Udhëheqësja e Partisë Konservatore Theresa May dhe bashkëshorti i saj Philip votuan në Maidenhead, Angli.Në sistemin e Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri është kreu i partisë në gjendje të formojë një qeveri, që do të thotë shumica e Dhomës së Përfaqësuesve, ose 326 vende.
Vetëm dy njerëz kanë një shans real për të qenë Kryeministri i ardhshëm: May, Kryeministrja në detyrë ose Corbyn i Laburistëve.
Para zgjedhjeve, May kishte një shumicë prej 12 vendesh, të fituara në vitin 2015 nën udhëheqjen e Partisë Konservatore nga David Cameron, i cili dha dorëheqjen pas humbjes së votës së Brexit.
Nëse ajo e mban ose e fuqizon këtë shumicë, ajo do të qëndrojë si Kryeministre (ndërkaq, humbja mund të bëjë pozitën e saj si udhëheqëse e Partisë Konservatore të paqëndrueshme).
Dështimi i partive për të fituar shumicën do të rezultojë në atë që quhet një “parlament i varur”.
Jeremy Corbyn në qendrën e votimit në shkollën fillore "Pakeman" në Islington.James Masters/James Griffiths për CNN.
Perktheu per Peshkun T.A.
Postime: 9
Pjesëmarrësit: 6