Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Shtetet e gjirit ndërpresin marrëdhëniet me Katarin

$
0
0

@Reni shkruajti:

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar këtë të fundit se mbështet terrorizmin.

Këto vende kanë mbyllur të gjithë kufijtë detarë, ajrorë e tokësore dhe do tërheqin trupat e tyre diplomatike nga territoret e Katarit. Gjithashtu Katari u përjashtua edhe nga koalicioni drejtuar nga Sauditet, që lufton në Jemen.

Kjo lëvizje e koordinuar ngre akuza se Katari mbështet dhe financon grupe terroriste, përfshirë edhe ISIS. Edhe sekretari Amerikan i shtetit, Rex Tillerson, u përpoq të minimizojnë tonet e acaruara tek Shtetet e Gjirit, dhe i nxiti të zgjidhin konfliktet mes tyre, por shtoi se këto mosmarrëveshje nuk do ulin përpjekjet për të luftuar terrorizmin.

Postime: 11

Pjesëmarrësit: 9

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202