@bsalaj shkruajti:
Ka patur edhe fëmijë ndër viktimat e sulmit me bombë jashtë Manchester Arena.
Manchester Police thonë se të paktën 22 vetë humbën jetët në një incident që po konsiderohet i natyrës terroriste derisa të ketë informacion që e hedh poshtë këtë. Mijëra të rinj u panë të dalin të tmerruar nga arena e Manchesterit në Angli. Sipas dëshmive një shpërthim i fortë u ndje në fund të korcertit pop. Shpërthimi u përshkrua si "shumë, shumë i fuqishëm" nga dëshmitarët në ngjarje. Dihet se turmat e artdashësve që mbledh Ariana Grande i përkasin moshës së re. Detaje mbi viktimat apo autorët e dyshuar ende nuk kanë dalë.
Çfarë dimë me siguri:
Shperthimi ka ndodhur jashte arenes, ne hapesiren publike.
Ka ndodhur me nje bombe-vetevrasese.
"Kamikazi" eshte identifkuar si nje mashkull.
Theresa May e ka quajtur ngjarjen "nje sulm terrorist indinjues".
Postime: 29
Pjesëmarrësit: 9