Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Trëndafili ka dhëmbë në gojë të një bishe

$
0
0

@squarepusher shkruajti:

Një pasazh* interesant nga "Investigimet Filozofike" të Ludwig Wittgenstein thotë:

— "I sapolinduri nuk ka dhëmbë.“
—”Pata nuk ka dhëmbë”
—"Trëndafili nuk ka dhëmbë.”
—Kjo e fundit në çdo rast —do të thoshte sikush— është një e vërtetë më se e dukshme! Edhe më e sigurtë është se pata nuk ka asnjë dhëmb.—Ndërkaq nuk është aspak e qartë. Sepse ku duhet të gjenden dhëmbët e trëndafilit? Pata nuk ka asnjë në nofullën e saj. E sigurisht, nuk ka asnjë në krahët e saj; por asnjëri nuk nënkupton këtë kur thotë se nuk ka asnjë dhëmb.

—Sikur, për shembull dikush të thoshte: lopa mbllaçit ushqimin e saj dhe me të plehëron trëndafilin, kështu trëndafili ka dhëmbë në gojë të një bishe. Kjo nuk do të ishte absurde sepse sikush nuk e ka paraprakisht nocionin se ku të kërkojë për dhëmbë tek trëndafili.
((Connexion me ‘dhimbjen në trupin e dikujt tjetër’.))


*përkth. i imi

Postime: 15

Pjesëmarrësit: 5

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202