Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Mumja e dinozaurit zbulohet në fushat e naftës në Alberta

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Fosile 110 milionë vjeçare e një nodozauri. Robert Clark/National Geographic

Kafsha ndoshta ngordhi ashtu siç jetoi, duke i sfiduar grabitqarët me mbulesën e fortë dhe 110 milionë vjet më vonë, fytyra i ka mbetur e ngrirë me atë vështrimin e egër prej zvarraniku. Sesi ka ngordhur ky banor i tokës që ushqehej me bimësi, nuk dihet, por një pjesë e trupit të tij përfundoi në fund të një deti të lashtë. Mineralet i kanë ruajtur mbetjet pothuajse të paprekura, dhe gradualisht e kanë kthyer trupin e dinozaruit në një fosile. Dhe kur e gërmuan në 2011-ën, shkencëtarët e kuptuan menjëherë se ishte specimeni më i mirëmbajtur i llojit të vet. “Për ta thjeshtuar, është një mumje dinozauri — është vërtetë e veçantë,” tha Don Brinkman, drejtor i ruajtjes dhe kërkimit i Royal Tyrrell Museum në Drumheller, Alberta. - Craig s. Smith/NYTimes

"Mumja e Dinozaurit" e zbuluar ne minierën Millenium gjashtë vjet më parë më në fund është gati për publikun që mund ta vizitojeë tanimë në Muzeun Royal Tyrrell. Në Kanada, sigurisht. :wink:

Postime: 3

Pjesëmarrësit: 3

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Latest Images