@bsalaj shkruajti:
Nuk ka asnjë dyshim se njeriu më i afërt politikisht për Lulzim Bashën është ish kryeministri Berisha të cilin, sipas mediave, Basha e ka takuar dy herë ditën e sotme. PD dhe aleatët e saj vendosin sot nëse do hyjnë në zgjedhje, bazuar në marrëveshjen e shtruar nga McCallister, me disa ndryshime. Sinjalet nga burime pranë Bashës japin arsye për të besuar se mund të ketë një marrëveshje. Paketa McCallister i ofron Opozitës disa poste ministrash, kreun e KQZ-së, zv. Kryeministrin e disa siguri të tjera. Numërimi elektronik mund të jetë një kusht i realizueshëm, por PD mund të tërhiqet nga "votimi elektronik" si një ndërmarrje e pamundur në kohën e dhënë.
Postime: 231
Pjesëmarrësit: 30