Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Ndodhi të çuditshme me faqen e parë të RD-së

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Faqja e parë e numrit të djeshëm të gazetës Rilindja Demokratike ka ngjallur një debat me akuza të ndërsjellta për manipulim me fotografinë e përdorur. Fillimisht ishin disa kritikë të PD-së në rrjet që akuzuan gazetën se kishte manipuluar fotografinë me Photoshop. Por nga ana e saj RD u përgjigj se në manipulimin nuk e kanë kryer ata, por njerëzit pranë Ramës për ta bërë Rilindjen Demokratike dhe PD-në të dukej keq. RD theksoi se faqja e parë e manipuluar nuk ishte faqja e parë e botuar nga ata dhe ofroi një version të faqes së parë së gazetës ku fotoja ishte e pamanipuluar.

Peshkupaujë.com u përpoq të verifikonte të vërtetën paraditen e djeshme dhe shkarkoi këtë imazh të gazetës nga faqja zyrtare e RD, rd.al. Ky është dokumenti i patjetërsuar siç u shkarkua nga RD.al. Në këtë imazh shihet qartë ndërhyrja.

Më vonë, në faqen rd.al, ky dokument është zëvendësuar me versionin e pamanipuluar.

Por për t'i dhënë zgjidhje kësaj dileme na ndihmojnë kopjet e shtypura atë mëngjes, kur RD ka përdorur një imazh të tjetërsuar të protestës. Duhet të them se në imazhin e paprekur protesta duket mjaft e madhe, dhe nuk kuptoj arsyen pse kjo foto është manipuluar me Photoshop. Në çdo rast, nga ana gazetareske përbën një abuzim të tepruar, e krejt të panevojshëm.


Gazeta Rilindja Demokratike siç doli në shtyp më 14 Maj 2017.

Postime: 7

Pjesëmarrësit: 6

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202