Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Meta kërkon "Qeveri të besimit"

$
0
0

@bsalaj shkruajti:

Një ditë pas darkës duket se peshku i Pazarit të ri nuk i ka plotësuar shijet politike të Ilir Metës dhe LSI-së. Mediat komentuan se takimi ishte i tensionuar por i suksesshëm, por nuk duket kështu. Meta, në emër të LSI-së efektivisht ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. "Qeveria e besimit" për të cilën flet Meta, do ishte e kryesuar nga dikush që nuk quhet Edi Rama. Në deklaratën e sotme Meta ka kërkuar plotësimin e të gjitha kushteve të PD-së, si kusht për koalicion me PS-në.

“LSI deklaron se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit, për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë, që do të garantojë mospërfshijen e administratës në zgjedhje, sidomos policisë së shtetit, garantimin e luftës kundër drogës dhe çdo përpjekjeje kriminale për përfshirje në zgjedhje. Reforma zgjedhore është një kusht i domosdoshëm për realizimin e një gare zgjedhore me kushte të barabarta”, tha ai. Kryeministri nuk ka komentuar ende zhvillimet e sotme, ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Malin e zi.

Postime: 77

Pjesëmarrësit: 23

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202