@lali shkruajti:
Vala antisorosiane ka kohe qe ka mberthyer disa vende te ish bllokut lindor. Sidomos vende qe perballen me probleme te mprehta sociale dhe ekonomike perpiqen shpeshhere qe shumicen e ketyre problemeve ta lidhin me emrin e Sorosit dhe OJQ-te qe financohen nga ai. Per shembull, Kryeministri i hungarise Viktor Orban, nje nacionalist i terbuar dhe antieuropian i oreve te para, megjithese ka perfituar me pare vete nga bursa te sorosit i beri thirrje popullit hungarez ta ktheje vitin 2017 ne vitin e "rebelimit kombetar kunder Sorosit dhe forcave perfaqesuese te tija ne vend" ne menyre qe ti "flaknin ata njehere e mire jashte hungarise".
Ky sulm i Orban dhe i partise se tij Fidesz ka kohe qe ka filluar ne Hungari megjithese ishte pikerisht nje OJQ e financuar nga Soros ( tasz) qe e mbeshteti ate ne kohen qe ishte ne opozite kunder koalicionit qeverises social-liberal. Pak kilometra me tej, ne Rumanine e perfshire nga protestat anti-korrupsion, ishte pikerisht koalicioni tashme qeverises psd-alde, qe ne valen e luftes kunder forcave "antirumune", perhapi thashathemin se kryeministri i atehershem dhe kundershtari politik dacian ciolos ishte nje femije i jashtligjshem i sorosit. sado qesharak te duket ky thashathem, kryeministri i atehershem u detyrua te dale ne media dhe ta pergenjeshtroje kete fake-news.
Edhe ne Serbi fryma antisorosiane u shpreh qarte ne nje interviste te kryeministrit Vuçiç kur e quajti drejtoreshen e qendres per studime euroantlantike ne Beograd, Jelena Milic, nje mercenare te Sorosit qe mbeshtet levizjet antiserbe. Shembulli me tipik i ketyre zhvillimeve te fundit eshte Maqedonia dhe ish kryeministri Gruevski i cili i kercenuar nga hetimet qe po zhvillon prokurori i posacem kunder tij dhe aferave te tjera korruptive, u ankua per nje fryme sorosiane antimaqedonase ne vend te mbeshtetur edhe nga ambasadori amerikan. Siç duket, ish vendet e bllokut komunist qe kane probleme me drejtesine, korrupsionin dhe skandalet politike, e kane gjetur dhe njehere tjeter burimin e gjithe ketyre problemeve: armiku i jashtem pertej oqeanit.
Postime: 117
Pjesëmarrësit: 22