@peshku shkruajti:
Kemi bërë një ndryshim teknik sot në faqen e parë: postimet atje tani do të renditen sipas një algoritmi që kombinon postimet e reja në faqe me ato që kanë pasur më shumë aktivitet dhe pëlqime gjatë ditëve të fundit.
Deri tani, postimet në faqen e parë renditeshin sipas përgjigjes së fundit (si në një forum), dhe ndryshonte shumë shpesh. Tani e tutje, renditja do jetë më stabël.
Si gjithmonë, na thoni nëse hasni probleme.
Postime: 4
Pjesëmarrësit: 3