@karlmarks shkruajti:
Jo për gjë, por mendo sikur të kish fituar Klinton, (siç e kishim “profeticuar” të gjithë ne, mbi 99% e njerëzve të botës), gjithshka do të vazhdonte si në atë ritin e vjetër të kalorsisë Habsburgase, një kalërim i rëndë dhe i njëjtë për çdo vit! Mirpo jo, për fat kemi një ndryshim, pse jo, gati edhe tjetërsim! I cili quhet Donalt Trump! I cili bën të jetë në qendër të vëmëndjes! I cili bën të jetë në lajmet e përditshme! (O Zot, as këtë nuk e kishim parashikuar!) I cili nxit cilindo gazetar të shkruajë nga një artikull në ditë për ‘të, i cili nxit përditë 100 deri në 200 politikanë të tjerët në botë të flasin për ‘të, (natyrisht me kritika dhe ironi), i cili mund të prishë edhe rregullin e Tajmsit (revistës amerikane Time), që nxjerr nga një njeri për çdo vit si të zgjedhurin e vitin, kështu Trumpi rrezik të dalë dy herë (pse jo edhe tre herë) radhazi si njeriu i vitit në botë! Pra, po si ajo grimca e rëndë kuantike, highs, të mbledhë rreth vetes miliona e miliarda nga ne grimcat e tjera budallaqe të botës, duke krijuar kështu një gravitet të ri në ekuilibrin e çprishur të globit! (Ky shkrim nuk provon gjë tjetër!) Ky gravitet i ri prodhon shkrime, lëvizje, para, … gjithshka...
E vërtetë! Nuk mund ta injorosh më këtë fakt dhe ... subjekt!... Hera e parë në jetën time, (ndoshta hera e parë mund të ketë qenë edhe për televizionin gjerman ky lloj transmentimi, nga i cili), ndoqa gjithë atë proçesion të rëndomtë të këmbimit të presidentëve! Barak Obama duke ikur dhe Donalt Trumpi duke hyrë (fare pa turp) në rrotën e historisë! Ajo që më tërhoqi vëmëndjen ishte betimi i tij mbi dy bibla, për zbatimin e Kushtetutës amerikane! E vërtetë, nuk është shaka! Helbete që duhej kjo tragjedi-komedi! Po të bëjë gabime dhe të dështojë gjatë detyrës së tij si president, kjo do të thotë se kështu ishte vullneti i Zotit! Ndaj dhe kështu u bë! Çdo diskutim tjetër është i tepërt! Biles njëra nga biblat e Trumpit ishte e vjetër, (mëse e vjetëruar thuaj), qysh nga shekulli i 19. Një pasion i ri ky në postin presidencial! Media ka ç’të shkuaj, populli (mileti) ka ç’të ndjekë në TV! Presidenti është përgjegjës para Zotit, dhe populli (mileti) është përgjegjës para Kushtetutës dhe ligjeve amerikane! (Mileti shkon në burg dhe jo presidenti!) Dhe, nëse presidenti arrin edhe të komunikojë përditë me Zotin, ... ah, kjo është një mrekulli për popullin amerikan! Le të flasin myslimanët përditë, se Muhameti ishte njeriu i fundit me të cilin komunikoi Zoti! Le të pretendojnë myslimanët përditë për Kuranin e tyre si Kushtetuta e ardhmërisë së njerëzimit, (inkluzive aty sharia aq moderne)! Le të lënë myslimanët të kuptohet se lojrat e Trumpit nuk i ha njeri! Por Trumpi mund të jetë një profet i ri! Po-po, kot nuk thonë, se tre janë të mirat! Dhe Trumpi tre gra ka ndërruar! Pra tre të mira ka patur! (Shpresojmë mos ta shqelmojë të mirën e tretë si dy të parat!) Ky trinitet nuk është pa domethënie tek disa individë!...
Dreqi e marrtë, mallkova veten tek po shihja inagurimin presidencial të javës që shkoi, Donaldi me dorën e majtë mbi dy biblat e tij personale!.. Ta kisha ditur më parë këtë dëshirë dhe mani të tij për biblat e vjetra, kisha për t’ia siguruar nja tre-katër kopje të tjera, e biles më të vjetra nga ato që kish! Një miku im pastor i pensionuar ka disa bibla të vjetra, njërën prej të cilave mund të ma falte pa merak, po t’ia kërkoja! Përveç kësaj, një kishë që nxjerr çdo vit para krishlinjeve qindra libra për shitje, (për të ndihmuar afrikanët në Afrikë me eurot e fituara), mes të cilave edhe disa bibla vjetra të shekullit të 19, (të cilat nuk i blen njeri), dhe unë e ndihmoj ndërkohë si hamall në këtë eveniment, kjo kishë pra do t’mi falte një-dy bibla të vjetra po t’ua kërkoja! Mirpo ku ta dija unë i shkreti maninë dhe besimtarinë trumpiane!? Ku ta dija unë se Trumpi betohet në ligjet e Zotit! Ku ta dija unë se ai merr përditë energji nga qielli! Do t’ia kisha siguruar disa bibla mjaft të vjetra, të cilat ashtu cip mbi cip, do ta bënin që ai ta vendoste dorën e majtë mbi ‘to, kështu duke e ngrejtur deri lart edhe këtë dorë, po si të djathtën me të cilën betohej, kështu të dukej sikur po betohej njëlloj me të dyja duart, pse jo edhe sikur po dorëzohej qysh ditën e parë të marrjes së detyrës, që amerikanët dhe gjithë bota ta kuptonte budadallëkun e vet, pikërisht atë të tërheqjes së vëmëndjes si nga një fushë graviteti, duke u larguar kështu nga problemet e përditshme, ato ekonomike, sociale dhe kulturore, të cilat kompesohen mjaft mirë pa u plotësuar kurrë, vetëm përmes tërheqjes së vëmëndjes nga grimca hipotetike highs-trump dhe ato pika të tij (tashmë monotone), si islamizmi, (oh Zot, po u zhduk ky, me kë do merremi!?), si muri kufitar, (po tuneleve si do ua bëjmë!?), si Brexit (e ç’i hyn në xhep Trumpit apo politikës amerikane ky muhabet!?), e sa të tjera, me të cilat Trump mund të mbulojë dështimin e tij në problemet e tjera kardinale, si punësimi dhe kthimi në vend i firmave prodhuese amerikane! Por le ta lemë të punojë në qetësi e të shohim ç’vezë të kuqe do na bëjë!? Dhe ne e lemë me kënaqësi! Problemi është –kam frikë– se ai nuk do na lerë neve në qetësi, as të punojmë, rrezik as të jetojmë, (nëse do i nxisë konfliktet në botë)! Amin!
Postime: 3
Pjesëmarrësit: 3