Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Trump,Edvini dhe kundershtaret e tij

$
0
0

@Pjetermustakuqi shkruajti:

Ne kohen kur ne skene doli si kandidat,ai qe tashme eshte president i amerikes,Donald Trump u shfaq si nje politikan atipik, qe doli nga gardhi i korrektsise politike,duke i'u drejtu zerit te brendshem te njerezeve,atij zeri qe ca "vlera" te imponuara nga kjo krrektsi politike,kishin bere te strukej e te mos artkulohej ne siperfaqe. Duhet thene se" korektsia" ka imponu mes njerezve hipokrizine,aq sa dikush qe flet " drejt e drejt",cilsohet i vrazhde dhe i pagdhendur. Trumpi ja doli te triumfoje duke thy rregulla dhe mos perfillur disa barriera etike apo me shume se kaq. Ne vazhden e ksaj, Donald Trump perdori nje retorike mjaft agresive kunder botes islame,emigranteve dhe disa kategorive te caktuara . Kjo beri qe bota e korrektsise politike te shqetesohehej dhe te vihej ne levizje kunder tij. Per ironi te fatit,rrethanat e sollen qe nje i ngjashem me te,Edvin Kristaqi,kryeminister i Shqiperise,tha trampce ate qe shume nga aktore te rendsishem te poltikes ne evrope e me gjere,por edhe te fushave te tjera mendonin per te. Gjithe kete e shprehu ne nje media shume te rendesishme nderkbetare si CNN. Si kryeminister i vendit Edvin Kristaqit i duhet te sillet ,te veproje e te shprehet ne perputhje ne interesat e popullit qe i ka delegu perfaqsimin e tij. Meqense ai perfaqson nje popullsi me shumice myslimane,nje mbrojtje e vaket e tij,sa per te nxier koken ne siperfaqe e per t'mos u mbyt ne pusin retorikes se kundershtareve,Edvini tha se e ndiente per detyre te dilte kunder nje kandidati qe shprehej me urrejtje per popullsine myslimane dhe gati me neveri per fene vete. Kandidati per te cilin kryeministri u shpreh ne ate menyre qe e dime tashme,rezultoi fitues dhe sot eshte President i USA. E gjitha pra,ajo qe tha KM ne CNN, ishte jo vetem e nxituar por mund te jete edhe demshme per vete vendin,duke pas parasysh peshen specifike presidentit te amerikes.Nese e gjitha kjo do te ishte thjesht nje kosto per Edvinin,s'do te ishte problem,por nese do te kishte kosto per vendin,ketu ndryshon puna.
Tani kundershraret e Edvinit kane shperthyer ne nje gezim pervers per ate qe rezultoi si gabim. Ata jane kaq te lumtur me kete "gabim". Ketyre nuk ju intereson fare se "gabimi" mund te kete pasoje per vendin,perkundrazi,mezi presin qe pasoja te jete sa me rende edhe per vendin,qe ta pesoje sa me rende Edvini. Nje grup analitesh te frustrum prej Edvinit,ishin mbledhur mbreme rreth nje tavoline ne nje studio televizive dhe qeshni vesh e m'vesh,e kishin mberthyer "gabimin" dhe e mbanin si gurin e varrit te Edvinit. Sali Berisha nxiton ta quaje Dold Trampin si mik te tij,nje sjellje zgerlaqe prej zgerbythi, qe don te hiqet si shok i te fortit te lagjes. Te "i forti" i ka var shpresat dhe ai,per tu hakmarre ndaj kundershtarit ne lagje qe e ka zhdep ne dru. :grin:

Postime: 25

Pjesëmarrësit: 11

Lexo temën e plotë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Trending Articles