@Aquamarine shkruajti:
Parfumi eshte aksesori I padukshem, I paharrueshem, markuesi I stilit, celesi I ringjalljes se kujtimeve, do te thoja, complementi I domosdoshem I elegances, qe na con drejt misterit…
Qe ne kohe te lashta parfumet jane perdorur ne aktivitete te ndyshme nga ceremonite religjioze deri tek ato mortore, por edhe per perdorim te perditshem ku nje arome e caktuar ishte e lidhur me statusin social e politik te individit.
Qekurse parfumet nisen te prodhoheshin komercialisht (ne Paris, ku tjeter), industria e parfumeve, gjithnje ne lulezim, vazhdimisht e ka pasuruar tregun me kombinime te llojllojshme aromash, shume prej te cilave na terheqin dhe na cojne drejt nje bote te mistershme te mbushur me ndjesi te kendshme, e cila flet jo pak edhe per personalitetin tone.
Peshqit dhe peshqet jane te lutur te flasin per eksperiencat e tyre me parfumet qe kane perdorur dhe po perdorin, shoqeruar (perferencialisht) me shpjegime te thjeshta per perberjen; cilat nota u duket se dominojne, sa gjate qendron ne lekure, si transformohet aroma me kalimin e oreve, ne cilat okazione e rekomandojne, cfare emocionesh apo ndjesish ngjall ne imagjinaten tuaj etj.
Merci.
Postime: 21
Pjesëmarrësit: 9