@peshku shkruajti:
Vetëm këto dy-tre ditët e fundit fushata e Donald Trump ka bërë disa lëvizje që e afrojnë akoma dhe më tepër me Rusinë. Të hënën, Trump citoi një email të zbuluar nga Wikileaks ku Sidney Blumenthal (SB) (mik i Hillary Clniton), sipas tij, pranonte që Clinton duhet të kishte mbrojtur diplomatët amerikanë më mirë gjatë sulmit në Benghazi, Libi. Dy probleme me këtë citim të Trump: ato nuk ishin fjalët e SB, por ishte argumenti i një gazetari me emrin Kur Eichenwald, artikullin e të cilit SB e përmend në një email. Problemi i dytë: përmbajtja e këtij emaili ishte publikuar vetëm (!) në një faqe në Internet, në faqen ruse Sputnik. Lexoni këtë shkrim nga radio publike amerikane NPR për më shumë.
Sot, Trump i kërkon falje serbëve për luftën në Kosovë. Sigurisht, kjo mund të ishte një strategji e thjeshtë politike për të marrë votat serbo-amerikane. Por i shtohet listës së prononcimeve pro-ruse nga një kandidat për president që admiron haptazi Putin dhe "forcën" e rusëve, që gjatë debatit të djelën tha rroma-përtoma se rusët kanë bomba atomike të reja ndërsa amerikanët i kanë të vjetra, që aneksimin e Krimesë nga Rusia nuk e quan "realitet", që Amerika nuk ka pse të mbrojë aleatët e saj në NATO, etj etj. (Për të mos folur edhe për jo pak individë në rrethin e Trump si Paul Manafort e Carter Page që kanë lidhje të afërta me Kremlinin.)
Trump thotë broçkulla ditë e natë. Këto broçkullat që vijnë nga propaganda ruse më habisin dhe frikësojnë.
Postime: 74
Pjesëmarrësit: 16