Quantcast
Channel: Peshku pa ujë - Temat e fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Floku yt u tha më i mbrami

$
0
0

Yehuda Amichai

Floku yt u tha më i mbrami.
Kur tashmë ishim larg prej detit,
kur fjalët edhe kripa që u përzien në ne
qenë ndarë prej njëra tjetrës
me një ofshamë,
dhe trupi yt më nuk i tregonte
shenjat e ngjarjeve të tmerrshme.
Më kot i harruam ca gjëra në plazh,
si një pretekst për t’u kthyer atje.
S’u kthyem.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3202

Latest Images