Në vitet 90, kur filloi tranizicioni drejt një modeli të ri politik dhe ekonomik, unë banoja në një nga parafabrikatet e lagjes Ali Demi. Në kat të parë të shkallës sonë ishim dy familje punëtorësh. Një kat më lart kishim një ish funksionar të partisë dhe dy drejtorë në një ministri. Në kat të tretë ministrin e punës, një drejtor shkolle, një mësuese dhe një punonjëse e Bibliotekës kombëtare. Në kat të katërt dy inxhinierë dhe një anëtare e akademisë së shkencave. Në kat të pestë një artiste e TOB-it, një diplomat dhe një biznesmen i angazhuar me transport ndërkombëtar mallrash.
Shtypi
Endri Shabani