Gjithmonë më ka futur në dyshim ajo thënia, se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua. Qëndron në shtëpi, sigurisht. E lan, e shpëlan, gatuan dhe i hekuros këmishat, rrit fëmijët dhe u thotë në darkë të mos flasin me zë të lartë, sepse shqetësohet babi, duron mamanë e tij dhe pret e përcjell fisin e shoqërinë. Në disa raste punon dhe u thotë shoqeve që sado lekë të kesh mirë është të dalësh nga shtëpia, në të tjera raste thotë që nuk ka punë më të vështirë, sesa mbajtja e shtëpisë dhe se s’ka lekë që t’ia vlejnë aq mund...
↧