Mendja, miq, është një çudi e madhe. Sivjet çuditërisht për 1 qershor nuk m’u kujtua se si ngrinim balona (e di që nuk ngriheshin më 1 qershor, po hajde thuaja mendjes sime, që me të do ta lidhë); sivjet m’u kujtua se si u prishën shtëpitë njëkatëshe dhe pallatet 2-3 katëshe në lagje, për t’u ndërtuar me punë vullnetare blloku i ri "Enver" me parafabrikate.
↧