Ata kanë një bar të vogël, gjithë ngjyra dhe zogj, lepuj e lëngje të shtrydhura, lule dhe jastëkë, në lagjen time. Janë katër, Juli, Kujtimi dhe të vegjlit, David e Marko. Juli është ruse, nga Siberia, Kujtimi nga Mirdita, rritur në Laç. Djemtë flasin shqip me babain, rusisht me nënën dhe të gjithë bashkë, merren vesh në greqisht. Në Greqi u njohën. Juli me nënën stiliste, kërkonin lëkurë në Kastoria. Kujtimin e ngacmonte vajza bukuroshe që gjithë kohës lexonte libra. Mori edhe ai një libër dhe u ul pranë saj. Juli e mori për grek.
Reportazh | Shtypi
Rudina Xhunga