Nëse bumi medial i ditëve të fundit mbi qëndrën e ardhme të Tiranës bëhet për të tërhequr vëmëndjen nga betoni i kodrave të Liqenit, (siç thosh dikush në një shkrim), apo nëse ky projekt nuk merr parasysh lëvizjen e makinave private dhe ato të furnizimit të dyqaneve, (siç përmendte dikush tjetër në një koment), pa llogaritur pastaj zjarrfikset, ambulancat dhe policinë, nëse ky projekt është mjaft i kushtueshëm dhe i papërballueshëm nga buxheti i shtetit, (siç llogariste edhe një tjetër), -këto anë të problemit nuk më shqetësojnë mua direkt si qytetar i lindur dhe rritur në Tiranë, ndaj dhe nuk do diskutoj për ‘to, por vetëm për projektin, shtrimin e tij tek qytetarët dhe zbatimin e tij.
↧