Radovan Karaxhixh, njëri nga njerëzit kryesorë të masakrave mbi boshnjakët në Srebrenicë e gjetkë u dënua për 10 nga 11 akuzat për krime lufte duke u shpallur kështu zyrtarisht si një ndër kriminelët më të mëdhenj të luftës në historinë e Europës. 21 vjet pas mbarimit të luftës në Bosnje dhe Hecergovinë, më në fund ky njeri merr vulën e fajtorit. Familjarët e viktimave që kishin udhëtuar me autobuz nga Bosnia për në Hagë u shprehën të zhgënjyer nga Gjykata e cila e shfajësoi për një nga akuzat dhe nuk dha dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.
djathtas
Ballkan
Blendi Salaj